Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kamerat, të vendosura jashtëligjshëm

Shko poshtë

Kamerat, të vendosura jashtëligjshëm Empty Kamerat, të vendosura jashtëligjshëm

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 20, 2012 6:09 pm

Kamerat, të vendosura jashtëligjshëm


Kamerat, të vendosura jashtëligjshëm Largea_6382454-surv1350734429
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka konstatuar se shumica e institucioneve shtetërore janë duke mbajtur në objektet e tyre kamerat e sigurisë në mënyrë të paligjshme për shkak se nuk kanë vënë shenjat lajmëruese të vëzhgimit. Kjo ka shkaktuar zemërimin e Avokatit të Popullit, i cili ka kërkuar që në hapësirën, e cila vëzhgohet nga kamerat e policisë, në qendër të qytetit, ose të hiqen kamerat ose të vihen shenjat lajmëruese të zonës “nën vëzhgim”.

Një inspektim i Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave personale ka nxjerr në pah faktin se objektet institucionale janë duke përdorur kamerat vëzhguese në mënyrë të paligjshme . Për më tepër edhe incizimet që bëhen për nevoja të sigurisë së objekteve të rëndësishme nuk menaxhohen në mënyrë krejt të ligjshme.

Ruzhdi Jashari, udhëheqës i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka thënë se kjo Agjenci ka lëshuar me dhjetëra vendime ku ka konstatuar shkelje.

“Çështja e vëzhgimit të objekteve me kamera për shkaqe sigurie në shumë raste ka dal të mos jetë duke u bërë konform ligjit. Të gjitha ndërtesat institucionale duke filluar nga Parlamenti që e ka nxjerr këtë ligj nuk i kanë të vëna shenjat lajmëruese. Ne u kemi bërë vërejtje se ato duhet të vihen. Ato që nuk respektojnë do t’i nënshtrohen dënimeve, më i vogli nga të cilët është 10 mijë euro”, ka thënë Jashari për Radio Kosovën.

Por, nuk janë vetëm këto. Sipas Agjencisë nuk është e rregulluar si duhet as vëzhgimi me kamera i qendrës së qytetit që kap një perimetër relativisht të gjerë dhe që gjithashtu përbën shkelje privatësie.

Policia, sipas zëdhënësit Baki Kelani, këto kamera i ka vënë për të ofruar siguri për qytetarët dhe institucionet në hapësira që konsiderohen të nevojshme.

“Janë do lokacione që kur i vihen shenjat u mundëson kryerësve të veprave kriminale të ikin tjetërkah”, ka thënë Kelani për Radio Kosovën.

Mirëpo, Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon që të vihen shenjat lajmëruese edhe jashtë objekteve deri aty ku mbërrin vëzhgimi i kamerave.

“Secili institucion publik apo privat është i obliguar të vëjë shenjat për kamerat kudo që i vënë ato”, ka thënë zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Majlinda Lulaj.

Sipas ligjit në fuqi mbi të dhënat personale, instalimi i sistemit të vëzhgimit me kamerë duhet të përcillet me vendosjen e njoftimit në një vend të dukshëm për qytetarët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi