Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frikë hakmarrjeje pas vrasjes së Ajshes, patrullë policie në fshatin e krimit

Shko poshtë

Frikë hakmarrjeje pas vrasjes së Ajshes, patrullë policie në fshatin e krimit Empty Frikë hakmarrjeje pas vrasjes së Ajshes, patrullë policie në fshatin e krimit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 20, 2012 6:14 pm

Frikë hakmarrjeje pas vrasjes së Ajshes, patrullë policie në fshatin e krimit


Frikë hakmarrjeje pas vrasjes së Ajshes, patrullë policie në fshatin e krimit Largea_norja-aishja1350744318
Pasi kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja dhe krimi ekstrem që ndodhi në Xhafzotaj, të afërmit e 80-vjeçarit Shaban Norja i tremben një hakmarrjeje të mundshme. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”, fëmijët e të moshuarit pohuan publikisht se u druhen reagimeve që mund të vijnë nga familja e Ajshe Vatës, ndonëse kryefamiljari i kësaj të fundit është shprehur se nuk do të merret me këtë punë dhe gjithçka ia ka lënë në dorë Drejtësisë. Por, duke marrë parasysh procedurat që ndiqen në rastet të tilla, ku për hakmarrje nuk kursehen as pjesëtarë të fisit, të afërm të autorit pohojnë se me atë që ka bërë i moshuari, i ka futur në siklete të mëdha. Ata i tremben faktit se secili prej tyre mund të bëhet viktima e radhës, ndërsa përmendin dhe origjinën e familjes së 18-vjeçares Ajshe Vata, nga Kukësi. Që kjo të mos ndodhë, Policia e Durrësit ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke mbikëqyrur dhe mbajtur nën vëzhgim të dyja familjet. Një patrullë policie është vënë në gatishmëri për ndonjë të papritur, e cila patrullon rreth fshatit Xhafzotaj dhe pranë banesës së 18-vjeçares Ajshe Vata. Nga burime zyrtare të Policisë së Durrësit konfirmohet fakti se pas marrjes në pyetje të babait të studentes së masakruar natën duke u gdhirë 11 tetori, Muhamet Vata ka deklaruar se nuk do përdorë vetëgjyqësinë. Kur ka kaluar më shumë se një javë nga vrasja e saj, në fshat mbizotëron heshtja. Edhe vizitat që të afërm apo banorë kryejnë në familjen Vata për ngushëllim sa vijnë e rrallohen. Në këtë mënyrë, uniformat blu e kanë më të thjeshtë për të mbajtur nën kontroll situatën, e cila të jep përshtypjen se duket mjaft e qetë. Nga banorët e zonës mësohet se familjarët e Ajshe Vatës i janë rikthyer jetës së përditshme, dhe sipas tyre nuk është dëgjuar asnjë element i përgjigjes me të njëjtën monedhë, siç bëri Shaban Norja me vajzën e tyre, vetëm 18 vjeçe.

Ndërkaq, edhe pse 80-vjeçari Shaban Norja ka pohuar se është ai autori i vrasjes së 18-vjeçares Ajshe Vata, oficerët që po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë me marrjen e dëshmive nga banorët e zonës dhe familja Vata. Ekspertët e krimit janë të bindur se 80-vjeçari është autori i vrasjes së të resë, por shprehen se nuk do të nënvlerësojnë asnjë informacion që vjen nga terreni, prandaj mund të duken për një kohë të gjatë rreth vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, për të mbledhur të tjera prova në mënyrë që të kopsitin dosjen “Ajshe Vata”. Aktualisht, autori i masakrës ndodhet në dhomat e paraburgimit të Durrësit, në pritje të marrjes së dënimit të tij. Shaban Norja është cilësuar si një person i padëshiruar edhe nga bashkëvuajtësit e tjerë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Shaban Norja, i përjashtuar nga aktivitetet në qeli
Prej ditës së mërkurë, Shaban Norja, 80-vjeçari i cili është i dyshuari i vetëm si autori i masakrimit të trupit të Ajshe Vatës, ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Ai është izoluar i vetëm në një qeli, në të cilën ruhet prej dy gardianëve. Dy ditë më parë, drejtues të këtij institucioni të paraburgimit thanë se për shmangien e incidenteve me bashkëvuajtës të tjerë, të moshuarit i është mohuar ndjekja e aktiviteteve të ditës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi