Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:SHOKU I NGUSHTË

Shko poshtë

Vullnet Mato:SHOKU I NGUSHTË Empty Vullnet Mato:SHOKU I NGUSHTË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 20, 2012 7:56 pm

Vullnet Mato:SHOKU I NGUSHTË 60349_3709957198687_1455454546_nVullnet Mato:SHOKU I NGUSHTË 368896_1568334934_109483580_n

Vullnet Mato

SHOKU I NGUSHTË

Kam shokë me fuqi
mendore të lartë,
me kulturë të gjerë,
kokën me kapacitet.
Po shok të ngushtë,
kam një filozof të madh,
që ka trurin me kapak,
dhe ia hap kur dua vetë.

Zgjodha këtë shok,
prej meje më të ditur,
të bëhem me dy kokë,
në dije dhe njohuri.
Babai, ndjesë pastë,
më thosh, gjej mikun,
më të mençur se veten,
për të fituar prej tij.

Mendja e këtij shoku
me fije elektronike,
ka në bagazh të tëra
mrekullitë e botës.
S’mbetet radhë të flas
kur jam në karrige,
se gjuha dhe fjalët
më ngrijnë mes gojës.

Kur flet ai, ngrijnë
minutat e mia të orës,
stepen sendet rrotull
dhe heshtin muret.
E ruaj fort nga gripi,
nga viruset e kohës,
se kam shumë frikë
mos më sëmuret.

Ka gjithçka të mirë
dhe veç një të keqe,
merret me ca femra
sidomos bukuroshe.
Më ftojnë dhe mua
në mjedise me sekse,
pa ditur se gruaja
më rri pullë poste...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi