Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara

Shko poshtë

Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara Empty Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 22, 2012 12:45 am

Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara Asia-Yemen

Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara DedePreqi

VAJZAT E VIKTIMIZUARA NGA TRADITAT E IMPONUARA

Nga Dedë Preqi

Kombet e Bashkuara e përcaktuan 11 Tetorin, si Ditën Ndërkombëtare të vajzave fëmijë, por nuk do të thotë se vetëm kjo ditë i mbronë të drejtat e tyre, nëse shoqëria bashkëkohore nuk mirret vazhdimisht me problemet e kësaj gjinije, kryesisht ku bëhët fjalë me martesat e hershme dhe të dhunshme të vajzave fëmijë.


Në shumë vende të botës, sidomos në ato vende ku dominon kultura dhe feja, sikur që janë India, Jemeni, Etiopia, Afganistani dhe shumë vende të tjera, të cilat janë edhe shumë vende të ngjashme në Ballkan që ushqehen me këto tradita të shëmtuara, edhe pse ekzistojnë ligjet, që i ndalojnë martesat e vajzave të reja, në këto vende diskriminohet dhe viktimizohet vazhdueshëm në çdo kohë dhe në mënyrë të dhunshme jeta e saj, që në moshën më të re.

Këto ngjarje janë të dhimbshme, jo vetëm për një vend dhe një popull, por, për gjithë globin njerëzor, të cilat paraqesin kulturën dhe traditën e tyre, duke mohuar të drejtat e fëmijëve, duke cunguar rritën dhe jetën e tyre para kohe dhe duke abuzuar me dinjitetin e saj fëminor.

Këto ngjarje janë të dhimbshme dhe të rrezikshme për tërë shoqërinë njerëzore, kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre të mitur, të martohen me burra të moshuar, dhe akte të tilla kanë prekur edhe shoqërinë tonë shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, duke detyruar martesat e dhunshme që nga mosha 9-11 vjeqare.

Aktet e tilla rrjedhin si pasojë e shumë faktorëve, sidomos të faktorit social, Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara Yemeni-child-brides

por faktori më i rrezikshëm është vet faktori njeri, i cili me traditat e shëmtuara dhe kulturën e brishtë fetare, shkakton çrregullim organik dhe moral, i cili fare më pak barazohet me një krim, apo gjenocid me fëmijët e mitur.

Martesa e vajzave të tilla në moshën e mitur, jo vetëm që u shkelet e drejta e tyre gjinore, por përveç tjerash, atyre u rrezikohet shëndeti, duke u pjekur dhe plakur para kohe, duke u bërë nënë – fëmi, e cila nuk ka fuqi të përballojë jetën e saj, duke bërë jetë të dhunshme me një të moshuar, sikur ta kishte baba, apo babagjysh.

Vajzave të tilla, u rrezikohet edhe morali, duke e robëruar dinjitetin njerëzor, njëherit u mohohet edhe arsimimi si rruga më shpëtimtare nga kjo sëmundje shoqërore.

Shumica e vajzave fimijë, të cilat janë të malltertuara, të margjinalizuara, të izuluara, të pa arsimuara, të keqtrajtuara, e të shitura, nuk kanë fuqi ta ngrisin zërin e tyre, prandaj, jeta dhe fati i tyre mbetet nën mëshirën e atyre që kanë ndjenja njerëzore e shpirtërore, njëherit duke zbatuar ligjet që sanksionojnë këto shëmti njerëzore.

Një fenomen i tillë i prekë edhe shqiptarët në shumë troje ku ata jetojnë dhe veprojnë, por me shumicë romët, nga të cilët, të rinjtë e kësaj etnije shumica e tyre martohen në moshën e mitur dhe jetojnë ashtu të pa regjistruar, apo pa kurorërizim.

Sipas psiko-sociologëve, martesat e tilla shkaktojnë kriza të dyfishta sociale, sepse kjo moshë e mitur, apo e re, nuk është në gjendje që të ballafaqohet me jetën, por as ta mbajë vetëvetën.

Edhe më herët, ashtu edhe në kohën e fundit, janë ç’faqur shumë publikime dhe dokumentare, se shumica e femrave shqiptare, kryesisht nga familjet muslimane, të cilat janë përballur me martesa të detyruara, apo të dhunshme, por edhe më keq, nën kërcënime nga prindërit e tyre. Pse jo, edhe në shumicën e vendeve perëndimore, ku jetojnë shumë familje emigrantësh religjioz, si në Zvicërr, Gjermani dhe në Austri, këto fenomene martesash janë shumë evidente, edhe pse në këto vende perëndimore ekzistojnë ligjet kundër martesave të dhunshme.

Populli shqiptar i ka traditat e veta shumë të çmuara dhe parimore, të cilat nuk cënojnë të drejtat njerëzore dhe ato të fëmijëve, por nuk mund të thëmi se në mesin e këtyre traditave ka edhe ngjyrime të traditave të huaja, mbrenda të cilave fshihet imoraliteti, hipokrizia, politeizmi, martesat e Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara ChildBridesdetyrura dhe shumë elemente tjera antinjerëzore, të trashëguara, apo të imponuara nga pushtuesit e huaj, që kanë zënë rrënjë në shoqërinë tonë, duke rrezikuar jetën dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë.

As një femër, por as femra shqiptare nuk mund të vetëdijësohet, nëse nuk gjenë përkrahje nga shoqëria bashkëkohore, nëse asaj i cungohen të drejtat e saj ende pa u pjekur, apo refuzohet si qenje njerëzore, duke e vënë në një poezitë të pa lakmueshme para shoqërisë njerëzore.

Nuk mund të thëmi se ky fenomen përbuzës ndaj fëmijëve femër, rrjedh nga tradita dhe kultura shqiptare, por këtë fenomen antinjerëzor e kopjuam, apo na imponuan pushtuesit e huaj, sidomos pushtuesit otoman.

Si njëra gjini, por edhe tjetra janë të varura në mes vete, dhe jo njëra gjini të bie pre e gjinisë tjetër, në këtë rast e gjinisë mashkull, sikur që gjatë historisë femrat shqiptare u dhunuan me qindra e mija nga popujt tjerë, apo nga sadistët serb.

Karakteri i njeriut është i përzier deri në atë pikë kur ai është i rrezikuar me një rrëmujë të plotë shpirtërore, e cila i kërcënon të gjitha vlerat që njeriu i mbanë në vetën e vet. Dhe, nën ndikimin e një botet ë tillë, e cila nuk njehë vlerën e jetës dhe dinjitetit njerëzor, duke robëruar lirinë njerëzore, duke i bërë në këtë rast fëmijët objekt shfrytëzimi dhe asgjësimi, nuk quhet ndryshe, vetëm përbuzje me frytët më të çmueshme të ardhmërisë njerëzore dhe botërore.

Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara Rajani-Indi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi