Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA - KURSE PAGA E JUAJ

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA - KURSE PAGA E JUAJ Empty ADEM ZAPLLUZHA - KURSE PAGA E JUAJ

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 22, 2012 11:27 am

ADEM ZAPLLUZHA - KURSE PAGA E JUAJ Adem-zaplluzha

ADEM ZAPLLUZHA - KURSE PAGE E JUAJ

ADEM ZAPLLUZHA - KURSE PAGA E JUAJ F1_04varferia1338798658

Sonte është vonë . Bisedojmë nesër .Bisedojmë në një kohë tjetër , për problemet e ditës dhe për gjumin tënd . Ti mos u friko kur fle , makthi nuk të ngacmon deri sa bisedon me ëndrrën...
Nesër do të jetë dita e re ,nafaka e re, tepër herët për t’u zgjuar sot kurse shumë vonë për të fjetur nesër.
Më kujtohet dhoma e fjetjes, e errtë, përplot me myk.
Sa herë më zë nata, më ikën gjumi, nuk kam kujt t’i ankohem, vetëm një muzikë e vjetër e çon kokën nga një qoshe e dhomës, ku kam fjetur dikur si fëmijë dhe dëgjohet gjëma e tingujve, gjëma që të çon peshë, s’të lë rehat as t’i çelësh e as t’i mbyllësh sytë.
Një hije nuk më lë të qetë, më ngacmon, m’i prek me gishtat e saj të ftohta fijet e flokëve , tani më të thinjura.
Kam të ftohtë . Më ngrihen eshtrat . Dimri hyn dhe del nga gjumi im , si nga baladat e lashta, me një fjalë nuk më lë të qetë.
Dielli i skuqur si saçi i gjyshes kur gatuante përpeq kurse mua po më shndërron në acar ky dimër i mallkuar.
Mi prek ëndrrat, deri sa loti hyn në shtrat, dhe del nga shtrati. Ç’ka të bëjë me duart e ngrira? Si mund ta përqafojë pranverën kur e ndjej etjen e acarit?
Për çudi nuk e dua atë dhomë, ku nuk më zë gjumi, por edhe nuk mundem pa të, ç’po ndodh kështu me ëndrrat e mia..?
Unë kthehem këtu për t’u takuar me fëmijërinë, me lodrat që mi mbaronte im atë, me të gjitha ato gjëra që më mungojnë.
Disi mbrëmë i shpëtova gjumit, kurse sot më duket tepër herët për t’u zgjuar.
Këndesi ende nuk ka zbritur nga çatia e djegur, kurse ti Zotëri i fërkon duart e tua të përlyera.
Këndelluni nga kjo pije e fortë. Nuk dehet ajri i ndotur nëse bie shi në përparësen e ditës, ne do të mendojmë pak më esëll për të korrat,do të ketë bukë edhe për disa vite. Pastaj shohim e bëjmë...
Nuk mbyllen të gjitha dyert në jetë, nëse mbyllet një derë hapet tjetra, thoshte im at. Ti mos hezito miku im shko të flesh, gjumin e natës nuk e zëvendëson ky i ditës, sikurse shtreza që s’e zëvendëson shiun..
Kjo dritë që po ju zgjon në kohë e pa kohë, kjo energji e brendshme, nuk buron thjesht nga dëshira e jote ose e imja, ajo e ka diku tjetër burimin, zbret nga syri i diellit dhe futet në vetëdijen tonë deshëm ne apo nuk deshëm, kjo është e vetmja mënyrë që galaktika komunikon me qeniet njerëzore, e vetmja mënyrë që na mban të tendosur për të nesërmen .
Vetmia nuk është vetëm e imja, ajo i takon çdokujt kush ka nevojë për vetmi, hyn në gjumin e saj dhe me varkën e etjes i tejkalon të gjitha detet që i dalin përpara.
Kur i humb shpresat, fillon të qajë ose të bisedojë me pasqyrën konkave , pas bisedës së parë, vjen e dyta, e treta dhe kështu me rrallë përfundon ditën , veshur me një këmishë të bardhë si dëbora e ngrirë e Sharrit idhnak.
Zotëri , kjo dritë nuk është drita e juaj, por as e imja, pyete bretkosën ajo të tregon me këngën e saj.
Në çdo refren mund ta takosh vetveten të lagur në shi si një mace e ngordhur.
Sot herët dikush trokiti në gjumin tim kur isha në dhomën e fëmijërisë më besoni, për herë të parë më zuri gjumi, dhe ja, më zgjoi një trokëllimë e trishtuar, mu kujtuan trokëllimat e dikurshme,
kur vinin ushtarët e huaj dhe na i grabitnin pulat nëpër kotece.
Ishin ato kohëra , që kur më kujtohen, më zë frymën vreri ,zverdhohem si muret në lagjen e evgjitëve, diabeti udhëton nëpër çdo plagë që më ka mbetur prej asaj kohe...

Pranë portave të mëngjesit, gjeta një zarf të kaltër , ishte i kaltër si qielli i qytetit tim, kaltërsia që ta zgjon dashurin e fjetur, t’i ngacmon ndjenjat, që kanë humbur rrugën në kokën tënde, kaltërsia e cila kur bashkohet me energjinë e trupit tënd përvëlon hemisferën , t’i djeg flokët...
Ju ende nuk jeni zgjuar Zotëri, akoma jeni duke fjetur në retë e purpurta të begatisë,kurse unë fle mbi gjethet e fishkura të skamjes.
Zotëri, mendoni pak më esëll, pensioni im po tepron në fund të muajit, nuk kam fuqi të eci deri në barnatore e të blejë barëra,kurse ju e helmoni edhe ajrin e qytetit me automjetet e Juaja,i keni hipur djersës tonë dhe po na kalëroni,mos harroni Zotëri se një ditë ju deshët apo nuk deshët do ta dëgjoni hingëllimën e skamjes, do fillojnë të gjëmojnë muret, në të katër anët e hemisferës...
Boll më, jemi lodhur,na ka dërmuar mjerimi,keni hyrë në gjakun tonë dhe jeni duke na e thithur palcën e kurrizit si ushejza,
Mos harroni, pensioni i jonë po na tepron në fund të muajit, kurse paga e Juaj Zotëri po i tejkalon kufijtë e durimit...

Nga libri” Fluturimet e korbave në netët pa hënë”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi