Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mediat e huaja: Vetëvendosje fiton peshë, qeveria po humb mbështetjen

Shko poshtë

Mediat e huaja: Vetëvendosje fiton peshë, qeveria po humb mbështetjen Empty Mediat e huaja: Vetëvendosje fiton peshë, qeveria po humb mbështetjen

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 23, 2012 12:11 pm


Mediat e huaja: Vetëvendosje fiton peshë, qeveria po humb mbështetjen


Mediat e huaja: Vetëvendosje fiton peshë, qeveria po humb mbështetjen Largea_protesta-vv1350977615
Qindra demonstrues, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, protestojnë në Prishtinë, shkruajnë mediet e huaja.
Agjencitë e ndryshme të lajmeve si ajo FrancePress e Francës, SDA e Zvicrës, gazeta të njohura si “Zürcher Zeitung“, apo “Die Welt“ e Gjermanisë dhe radio nacionale e Zvicrës kanë bërë të ditur që para ndërtesës së Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës qindra demonstrues janë duke protestuar kundër bisedimeve që ka filluar qeveria e Kosovës me qeverinë e Serbisë.
Këto media kanë shkruar se demonstruesit kanë protestuar disa ditë më parë edhe kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut.
Karshi demonstruesve, thuhet në njoftimet e ndryshme, qëndrojnë policë të armatosur rëndë të cilët po përdorin gazin lotsjellës kundër demonstruesve.
Më parë, thuhet në njoftimet ndërkombëtare, demonstruesit kanë hedhur në drejtim të policëve vezë të prishura dhe domate.
Gjithmonë siç shkruajnë mediat e huaja, demonstratat kundër bisedimeve me Serbinë janë organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Qeveria thuhet më tutje në njoftimet e mediave për shkak të mizeries sociale dhe ekonomike po humbë në mënyrë rapide përkrahjen në kohën që numri i përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje po shtohet vazhdimisht.





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi