25 dhe 26, ky Kurban Bajram vjen ndryshe

Pavarësisht një vendimi të përbashkët për të festuar më datë 25 festën e KurbanBajramit, shqiptarët në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës do të festojnë një ditë më vonë. Festimit tradicional këtë vit do t’i mbeten besnik vetëm Shqipëria dhe Maqedonia, të cilat do ta shënojnë festën sipas vendimeve të Konferencës për pamjen e hënës që është mbajtur në Stamboll, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit si Kosova, Bosnje Hercegovina, Serbia, do ta nisin festimin një ditë më vonë, sipas përllogaritjeve që kanë bërë në Këshillin Suprem të çështjeve fetare në Arabisë Saudite, njofton "Koha.mk".
Ne i besojmë teknologjisë, të tjerët syrit të lirë, e komentojnë në BIM kthesën e papritur të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët nuk e respektuan vendimin e përbashkët të nënshkruar tre ditë më parë nga Naim Tërnava, Sulejman Rexhepi dhe Selim Muça për të festuar të enjten. Kosova nuk iu përmbajt marrëveshjes për interesa të ndryshme që ne nuk i dimë, thonë në BIM.
"Prapëseprapë shqiptarët do të festojnë bashkë. Por, Vendimi që morën tre bashkësitë, e Kosovës, Maqedonisë, dhe ajo e Shqipërisë, bazohet në takvimin e Asociacionit të vendeve të Euroazisë. Kosova nuk e ka parë të arsyeshme, për interesa të ndryshme që ne nuk i dimë, të dalë prej kësaj marrëveshje, kurse Maqedonia, Shqipëria, Turqia dhe shtetet e tjera anëtare iu përmbajtën marrëveshjes për ta festuar ditën e parë të enjten", thotë Jakup Selimovski nga BIM.
Ai shton se nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj dallimi tjetër, por vetëm dallim në mënyrën sesi shihet kalendari i Hixhrit, i cili bazohet në ndryshimin e hënës, pra në vrojtimin e hënës me sy të lirë, apo me mjete teknologjike.
"Syri mund të jetë i luhatshëm, ndërsa teknika jo", vijon Selimovski. Disa ditë më parë, Kryesia më e lartë për çështje fetare, në Kryesinë e çështjevefetare turke, u kumtua vendimi që shkonte konform përllogaritjeve të kryera prej tyre dhe që "dita e martë, përputhet me datën 16 tetor, dita e parë e muajit Dhulhixhe për vitin 1433 h, kurse dita e enjte, ajo e Kurban Bajramit të bekuar".
Vërtetimi i fillimit të muajve hënorë, në përcaktimin (takvimin) e Kryesisë për çështje fetare, realizohet në varësi të vendimeve të Konferencës për pamjen e hënës, e mbajtur në Stamboll në vitin 1978.
Përmes një njoftimi, Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë të premten, më 26 tetor, për shkak se autoritetet e Arabisë Saudite kanë konstatuar se e enjtja është dita e Arafatit, kurse Dita e Bajramit duhet të jetë një ditë më vonë. Kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora ka sqaruar se arsyeja e ndërrimit të datës nga 25 tetornë 26 tetor është si rezultat i ditës së Arafatit.
"Arsyeja e ndërrimit të ditës se Kurban Bajramit për të premten është se autoritet në Arabinë Saudite, në Këshillin suprem kanë përcaktuar se Dita e Arafatit, e cila e përcakton edhe Ditën e Bajramit, prandaj konform kësaj, i bie që dita e Bajramit të jetë një ditë më vonë. Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur përfundimisht se dita e Bajramit në Kosovë të jetë me 26 tetor, në ditën e premte", ka thënë Bajgora.
Në të njëjtën linjë është edhe kreu i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mustafa Ceriq, i cili në lajmërimin në faqen zyrtare të institucionit, po ashtu i bën me dije besimtarëve myslimanë se autoritetet kompetente nga Arabia Saudite, për përcaktimin e ditës së Kurban Bajramitkanë vendosur datën 26, vendim të cilit i bashkëngjiten edhe ata.
"Kjo fetva vlen për të gjithë ata muslimanë që BIBH e konsiderojnë si bashkësinë e tyre, sipas akaidit, sherijatit dhe hilafetit. Ndërsa më mirë nga të gjithë e di Allahu", thotë Ceriq.
Edhe Bashkësia Islame e Serbisë tashmë ka vendosur që 26 tetori të jetë dita e parë e Kurban Bajramit.
Por festimi i Kurban Bajramit në dy data të ndryshme 25 dhe 26 tetor ka shkaktuar hutim mes besimtarëve myslimanë, që në rajonin tonë janë të shumtë. /albeu.com/

Shtuar më 23/10/2012, ora 19:30
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ALUIZNI 'dhuratë ' për Kurban Bajram, legalizohen 35 xhami në Durrës
» ME FAT FESTEN E KURBAN BAJRAMIT
» URIMET PËR KURBAN BAJRAMIN NGA VLLËZËRIT KATOLIK
» RIME KURBAN BAJRAMI PER TE GJITHE ATA QE E FESTOJNE!
» Në Shkup therin kurban për dështimin e puçit në Turqi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi