Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KUPTIMET E ZHVESHJES

Shko poshtë

Vullnet Mato:KUPTIMET E ZHVESHJES Empty Vullnet Mato:KUPTIMET E ZHVESHJES

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 24, 2012 9:22 am

Vullnet Mato:KUPTIMET E ZHVESHJES 395119_3727858486208_150587395_nVullnet Mato:KUPTIMET E ZHVESHJES 368896_1568334934_109483580_n

Vullnet Mato

KUPTIMET E ZHVESHJES

Zhveshja na kumton
disa nënkuptime,
që shkaktojnë reagime
të ndryshme në ndjenja.
Por më e këndshmja
mbetet në ndijime,
kënaqësia që ndjejmë,
kur na zhvishet femra.

Nuk harrohen çastet kur
zbulohen mollë e ftonj,
duke zhveshur nusen,
natën e parë në jetë
Ajo lë gjithë lëvozhgat
t’ja heqësh me thonj,
veç atyre të hollave,
që thotë:“I heq vetë!”

Zhveshja për në dush,
ndonëse bëhet shpesh,
na freskon në trup
edhe në mendime.
Nuk e pëlqen ndonjë
çamarrok pallavesh,
që e presin shokët
përjashta në lodrime.

Zhveshja për të veshur
tesha të sapoblera,
bën të ndjejmë në trup
hijeshinë e dëshiruar,
teksa heqim modelin
me të vjetrat vlera,
dhe na urojnë miqtë
modën e ndryshuar.

Kur i zhvishemi diellit
na zhduket turpi krejt,
të dalim para të tjerëve
siç na ka bërë nëna.
Dhe detit sykaltër
s’i mbajmë dot sekret,
se depërton leckat e sheh
ç’kemi fshehur brenda.

Por kemi dhe një zhveshje
të tmerrshme te njeriu,
kur nga detyra e ushtruar,
zhvishemi zyrtarisht,
dhe na lënë pa punë,
të bredhim si miu,
duke trokitur hundën,
për ndonjë ndërhyrje miqsh...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi