Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi:Larg termeve sllave, shqipja jonë është e bukur!

Shko poshtë

Faik Krasniqi:Larg termeve sllave, shqipja jonë është e bukur! Empty Faik Krasniqi:Larg termeve sllave, shqipja jonë është e bukur!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 24, 2012 8:34 pm

Faik Krasniqi:Larg termeve sllave, shqipja jonë është e bukur!


Faik Krasniqi:Larg termeve sllave, shqipja jonë është e bukur! Largea_faik-krasniqi11351011044
Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha
Kjo gjuha arbërishte
Është gjuhë trimërishte


Emrat me të cilat përcaktohen, emërohen gjërat janë të rëndësishëm për formimin dhe interpretimin tonë të realitetit. Njerëzit, individët shpesh janë të befasuar, të çoroditur, kur zbulojnë se etiketat historike me të cilat quhet, emërohet, përcaktohet e kaluara, historia, janë shpikje e studiuesve modernë dhe të ideologjive. Kështu, disa emra, nuk shërbejnë thjesht ose vetëm për të shpjeguar të kaluarën. Burrat dhe gratë në mesjetë nuk e dinin që jetonin ne Mesjetë, sepse jemi ne, ose më saktë : janë studiuesit modernë që e kanë emëruar atë periudhë me këtë emër për të thjeshtëzuar studimin dhe komunikimin e diturive. Kështu njerëzit që jetonin në periudhën klasike ose ata që jetonin në Evropën e Rilindjes kishin të njëjtën injorancë për sa i përket emërimeve tona për periudhat e ekzistencës së tyre. Kështu, njerëzit e Perandorisë "Bizantine'' nuk kishin asnjë ide për të qenit" bizantinë.'' Ata mendonin që ishin pasuesit e vërtetë të botës autentike romake, të jetesës romake, të virtyteve romake. Te vetmit Romanë të Romës. Romanët-Romakë.
Në këtë logjikë duhet të bëjnë shumë kujdes shqiptarët e mijë të dashur e të ndritur të edukatave e kulturave të ndryshme që fatkeqësisht nga shumë shekuj fatkeqësisht : po e përsëris për ata që nuk kanë bërë kujdes: Të edukatave e kulturave të ndryshme ; që fatkeqësisht nga shumë shekuj : Fatkeqësisht po ç'vyejnë Shqipërinë, Shqiptarinë edhe Shqiptarizmin. Unë personalisht nuk njoh më Shqiptarë, as edhe veten time. Por njoh vetëm ulëritës, myslimanë, krishterë, politikanë, tregtarë, emigrantë, refugjatë, turq, arabë, vllahë, sllavë që flasin me gjuhën tonë për të na shqyer, studiues kusarë që na shkruajnë me gjuhën tonë për të na vjedhur, edhe për të na shitur gjënë tonë si të tyren. Përçarës, zhvatës kriminelë.
Këtu lartësohen figurat dhe heroizmat e heronjve, edhe të plotë njerëzve të thjeshtë që na mësojnë edhe na kujtojnë pasuritë, të vyerat tona : Traditat, përrallat, vjershat, meloditë, këngët, veglat, heronjtë, gjellët, veshjet, armët, emrat, tokat, ujërat, të mirat e të ligat. Ato të dukshme edhe plot të tjera të pa dukshme edhe nga koha të ngatërruara, të zhubravitura e të venitura.
Sikur shqiptarët e sotëm të ishin të zotë të bënin një heroizëm në dukje pa vlerë : përdorimin e fjalëve të vyera shqipe, të rregullave të vyera të shqipes. Të mos flasin me shqipen tonë me rregullat e gjuhëve të huaja. Të quhen dhe të përdorin Emra edhe Mbiemra shqiptarë. T'u thërrasin tokave maleve e fushave, ujërave, deteve e lumenjve me emra të mrekullueshëm e të ndritur shqiptarë. Sa mirë dhe sa me vlera do të ishte.
Shqipëria është e madhe, shumë e madhe, nga Evropa në Mesdhe e në Azi. Dardania (Kosova) është djepi i shqiptarisë, shpirti jonë. E tani që jemi të ringjallur në trup, në Kosovë të lirë, kemi jetë. Tani duhet të bëjmë heroizma të ringjallim edhe mendjen tonë, traditat tona të vyera në atë pafundësi dialektesh të mrekullueshme të gjuhës së perëndive, Shqipes së vyer e të ndritur që më e mira nuk gjendet tjetër në qiell e në tokë. Shqipëria edhe mes saj Shqipja është një besim, një flijim, një fe.
Udhëtarja angleze zonja e nderuar Edit Durham, shkruan në ditarin e saj të famshëm që ka marrë dhenë e është vlerësuar nga gjithë studiuesit seriozë. Ja se çfarë thotë kjo zonjë e nderuar kur fletë për indoktrinimin fetar ballkanik: “Kur kaloja në Rumeli pyesja njerëzit:- Çfarë je ti? Katolik përgjigjej njëri, ortodoks tjetri. Në Bullgari pyesja, Çfarë je ti? Ortodoks. Në Jugosllavi, Çfarë je ti? Protestan, ortodoks. Secili në qiellin e vetë. Dhe thashë së fundi , çfarë do të bëhet me këto fe që turbullojnë mendjet dhe dobësojnë shpirtin me anë të frikësimit dhe te të pa arsimuarit. Kështu isha mbytur e tëra nga dogmat idiote të njerëzve dhe duke hyrë në Shqipëri pyeta:- Çfarë jeni ju këtu?-Mu përgjigjën prerë e qartë SHQIPTARË. Më në fund, thashë. U çlirova këtu nga fanatikët dhe zotëkrijuesit.


(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të "ALEANCA KUQ E ZI")
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi