Kuvendi heton prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar!
Faqja 1 e 1

Shqipe Osmani, BOTA SOT
Debatohet raporti i Agjencisë Antikorrupsion
“Nga 100 raste të proceduara në Prokurori nga Agjencia Antikorrupsion , 19 janë shqyrtuar, janë kryer tri arrestime, janë ngritur katër aktakuza, 12 raste janë refuzuar nga prokurorit, 11 prej tyre kanë të bëjnë me vetë gjyqësorin”, është shprehur drejtori i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni.
Korrupsioni më 2008
Gjatë vitit 2008 kjo Agjenci ka pranuar gjithsejtë 146 informata , prej tyre 71 janë mbyllë në mungesë të provave gjatë hetimeve 53 janë përcjellë në prokurorit kompetente dhe 22 raste kanë mbetur në procedurë hetuese.
Vetëm, 19 raste
Nga rastet e proceduara vetëm në 19 prokuroritë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete dhe kanë filluar hetimet penale, janë kryer tri arrestime, janë ngritur katër aktakuza, por siç tha ai nuk është shpallur asnjë aktgjykim.
Sot Qeveria ka proceduar në Kuvend Ligjin për prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë, i cili po qe se zbatohet me përpikëri, do të ulë në “bankën e të akuzuarve” mjaft zyrtarë të tashëm.
Deri më tash mund të numërohen në gishta dore rastet korruptive, në ndërkohë që janë dhënë raste alarmante të dëmtimit të buxhetit të Qeverisë së Kosovës.
Çështja e korrupsionit dhe lufta kundër kësaj dukurie negative në shoqëri nuk është vetëm debat medial. Komisioni Kuvendar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e të enjtes shqyrtoi raportin e Punës së Agjencisë Antikorrupsion. Kjo agjenci është formuar për të luftuar korrupsionin në institucionet e Republikës së Kosovës. Pas shqyrtimit të raportit Komisioni për Gjyqësi dhe Legjislacion dakordohet për formimin e Grupit Kuvendar hetues për prokuroritë, gjykatat dhe Agjencinë Antikorrupsion. Drejtori i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni, shpalosi në pika të shkurtra punën e kësaj Agjencie duke saktësuar se brenda vitit 2008 ajo ka pranuar gjithsej 146 informata, prej tyre 71 janë mbyllur në mungesë të provave gjatë hetimeve, 53 janë përcjellë në prokuroritë kompetente dhe 22 raste kanë mbetur në procedurë hetuese.
“Nga 53 raste të proceduara në prokurori 18 prej tyre kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit, në dy raste kemi të bëjmë me lidhjen e kontratës së dëmshme, përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës 14 raste, marrje e ryshfetit 5 raste, nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore tri dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare i kemi 13 raste”, ka sqaruar Preteni.
Gjyqësori refuzon rastet korruptive
Duke iu referuar raportit të Agjencisë, Preteni bëri të ditur se nga data e funksionalizimit të punës së Agjencisë 12 shkurt 2007, deri në dhjetor 2008 ky institucion ka pranuar gjithsej 270 informata 146 në vitin 2008 dhe në vitin 2007, 124 informata. ”Nga të gjitha rastet e pranuara 100 prej tyre janë përcjellë në prokurori, 58 në vitin 2008 dhe 47 në vitin 2007”, tha Preteni. Ai nuk shprehet i kënaqur me punën e prokurorive përkatëse për trajtimin e tasteve të proceduara. Ai e konkretizoi këtë duke theksuar kështu se nga rastet e proceduara vetëm në 19 raste prokuroritë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete dhe kanë filluar hetimet penale,janë kryer tri arrestime, janë ngritë katër aktakuza, por, siç tha ai, nuk është shpallur asnjë aktgjykim.”Kemi 12 refuzime dhe në mesin e 12 informatave që janë refuzuar 11 i përkasin pikërisht gjyqësorit dhe një nga pushteti lokal”, bëri të ditur Preteni.
Kuvendi heton prokuroritë, gjykatat dhe Agjencinë Antikorrupsion
Në anën tjetër anëtarët e Komisionit duke u referuar në raportin në fjalë kanë dhënë vërejtjet e tyre në disa pika ndër to edhe fatin se nga ky raport nuk mund të kuptohet puna apo mos puna e Agjencisë. Bajram Kosumi anëtar i Komisionit për Gjyqësi dhe Legjislacion nga radhët e AAK-së nuk ka lavdëruar, por as nuk kritikoi punën e Agjencisë Antikorrupsion për fatin siç tha ai mungesën e baraspeshës së asaj çka është punuar nga Agjencia e çka jo. “Derisa nuk shohim rezultatet nga rastet e proceduara në prokurori ne nuk mund të japim komente për punë apo mos punë të agjensioni. Kemi një situatë të paqartë sa i përket punës së tri institucioneve që janë bazë e luftës së korrupsionit “ tha Kosumi. Për të qenë më afër realitetit për punën apo mos punën e këtyre tri institucioneve anëtarët e Komisionit për Gjyqësi u dakorduan që të formohet Grupin hetues Kuvendar për hetimin e punës së tri shtyllave bazë për luftë kundër korrupsionit. Pra sipas tyre komisioni kuvendar do të hetojë punën e Agjencisë, prokurorive dhe gjykatave dhe të identifikohet se cila shtyllë po neglizhon luftën kundër korrupsionit. Komisioni kërkoi nga Qeveria dhe Kuvendi që të ofrojnë mbështetje politike Agjencia Antikorrupsion.
Lufta kundër korrupsionit është propaganduar “me fjalë” nga zyrtarët qeveritarë dhe është “luftuar” vetëm nga mediumet. Në ndërkohë të korruptuarit vazhdojnë “të notojnë” pa frikë se një ditë do të pësojnë. Deri më tash mund të numërohen në gishta dore rastet korruptive, në ndërkohë që janë dhënë raste alarmante të dëmtimit të buxhetit të Qeverisë së Kosovës. Pasurimi enorm dhe i shpejtë i disa zyrtarëve të lartë ka ngjallur reagime të ashpra jo vetëm të mediave por edhe të shoqërisë.
Ndërkaq, sot qeveria ka proceduar në Kuvend Ligjin për prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë i cili po qe së zbatohet me përpikëri, do të ulë në “bankën e të akuzuarve” mjaft zyrtarë të tashëm.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi