Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pierre-Pandeli Simsia:Na iku edhe një mik tjetër i mirë Zef Lleshi

Shko poshtë

Pierre-Pandeli Simsia:Na iku edhe një mik tjetër i mirë Zef Lleshi Empty Pierre-Pandeli Simsia:Na iku edhe një mik tjetër i mirë Zef Lleshi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 25, 2012 8:53 pm

Pierre-Pandeli Simsia:Na iku edhe një mik tjetër i mirë Zef Lleshi

Pierre-Pandeli Simsia:Na iku edhe një mik tjetër i mirë Zef Lleshi 187Pierre-Pandeli Simsia:Na iku edhe një mik tjetër i mirë Zef Lleshi 187

I paharuari Zef Lleshi duke drejtuar “Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan” tetor, 2009


Ndjehem i shokuar nga ky lajm tepër i dhimbshëm që e mësova nëpërmjet revistës KUVENDI online për humbjen e një miku të mirë, të urtë, gojëmbël, inteligjent… Zef Lleshi.

Nuk dua ta besoj që Zefi fytyrqeshur të ndodhet tani në heshtjen e tij, në gjumin e tij të përjetshëm ne shtratin e vdekjes, që sytë e njeriut të mirë Zef Lleshi që gjithmonë rrezatonin dritë të jenë mbyllur njëherë e përgjithmonë. Është e pabesueshme që duart e Zefit, që sa e sa herë i kemi shtrënguar miqësisht me njëri-tjetrin, ato duar që sa e sa herë na kanë përqafuar me dashuri, të jenë të kryqëzuara, të palëvizshme në trupin e tij të pajetë Njeriu i urtë Zef Lleshi, që vetëm “mjaltë” nxirrte nga goja e tij, ajo gojë të rijë e mbyllur njëherë e përgjithmonë.

Miku ynë i mirë Zef; së shpejti do vijmë në Michigan, të gëzojmë, të festojmë së bashku si çdo vit aktivitetin e rëndësishëm kulturor-artistik të vitit “Ditët e Letërsisë Shqipe” ku ti ke dhënë një kontribut të shkëlqyer me pjesemarjen tënde. Do na mungosh i dashur Zef, nuk do të shohim më Zef, nuk do të na presësh më në aeroport, siç na ke pritur gjithmonë, neve, miqtë e ardhur nga jashtë Michiganit. Në tryezën e pritjes do na mungosh njeri i mirë…
Nuk u ndalka dot dhimbja nga shpirti miku jonë i mirë për humbjen tënde të papritur, të parakohshme.


Edhe pse nuk dua ta besoj… U prefsh në parajsë i dashur Zef
LAMTUMIRË
I ndodhem pranë familjes së mikut tonë Zef Lleshi në këto ditë tepër të dhimbshme.


Pierre-Pandeli Simsia dhe Familja

PP
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi