Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MILAZIM KAJTAZI:LETER MYFTIUT TËRNAVA

Shko poshtë

MILAZIM KAJTAZI:LETER MYFTIUT TËRNAVA Empty MILAZIM KAJTAZI:LETER MYFTIUT TËRNAVA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 26, 2012 4:25 pm

MILAZIM KAJTAZI:LETER MYFTIUT TËRNAVA 292809_4115421167360_180174099_n

MILAZIM KAJTAZI:LETER MYFTIUT TËRNAVA

MILAZIM KAJTAZI:LETER MYFTIUT TËRNAVA 371992_1338122538_582983792_n
A bënë ti fetsto e unë protesto?

MILAZIM KAJTAZI:LETER MYFTIUT TËRNAVA 554133_4117454658196_1705237876_n

-Nuk e di se kush të tha të më ndash nga populli im edhe shpirtërishtë në ketë ditë feste.
Pak kemi plagë të ndarjes,që ende kullojn.
Unë jam një mërgimtarë i përvujturë qe dhimbja kurrë s'mu nda.E ti sot më shtove edhe një dhimbje më shumë.
A pak nuk festuam të bashkuarë,a pak të janë dukur gjithë keta shekuj të përçarë.Pse ndegjon zëra qe shqiptaret nuk donë as shpitërishtë të i shohin të bashkuar?
Kush të tha të bëhesh i derguar i Zotit dhe të marrësh vendime që qonë në përçarje?
A nuk flet dhe lutesh ndryshe e ndryshe vepron?Si ju shpjegove sot xhematit tuaj se dje festuna një pjesë e kombit e sot feston një pjesë tjetër?Si ju arsyetove familjës suaj sot për këtë veprim që edh unë të arsyetohem të fëmijët e mi?
A do ta falin këtë femijët tu?
Më trego si të arsyetohem të femijët e mi,për mjegullen që ke krijuar e qe vetëm ujqit e deshirojnë. Më thuaj Z.Ternava si ndihesh më veprimet e tua kur një njeriut si mua në këtë rast por edhe shumë bashkëqytetarve tu i shkakton habi,i shkaton dhimbje shpirtrore,i krijon amulli.Veprimi i juaj prej një njeriu qe zbaton urdhera ndjellkeqe.Ju si njeri i tolerance,afrimit,mishërimit nder vllazëror të paken keshtu uroni dhe prejudikoni si ju duket sot kur ju bëtë përqarje ndër keta vllazër dhe ky komb,edhe ashtu i ndarë gjithandej në botë dhe në gjashtë shtete.
Ju jeni Z.Tërnava më ndikim,si moret guximin të bëshë ketë.Unë e di se paraprakishtë kerkuat meshirë dhe të ju falet nga Zoti por si do kerkosh falje nga kombi juaj për rolin e një "pëjgameri" i derguar nga lartëmadheria e saj për të ndryshuar daten e festës së Bajramit,dhe për të ndarë këtë popullë qe kjo më së paku ju deshtë.A nuk kemi më bollëk ndarje të çfardo lloj veç na u deshtë edhe kjo ndarje shpirtërore.
Unë jam një qytetarë i Kosovës,i thjeshtë ,mërgitarë i lodhurë,dhe i humbur ku më kumbojnë,këmbanat e dhimbjes për atë vend,dhe sot kam marrë një vendim që si shenjë proteste për veprimet e juaja përçarse të mos festoj,por jamë aq i vetë dijëshem se ky është vendim vetëm i imi persaonal dhe për askënd obligues ,as për fëmijet dhe familjen time të cilet më gjasë ne heshtje solidarizohen më dhimbjen time.
Por ju më vendimin tuaj i obliguat gjysmen e popullit tim.
A nuk është ky mëkat!
Nuk e di të Zoti në diten e gjykimit në të falet kjo se aty nuk do kemi çasje të dimë por e di se të populli qe para çdo gjëje në këtë botë kanë Kombin dhe unë personalisht nuk do të fali kurrë.
Mekatet le të mbeten tuajat si zbatues dhe atyre qe ju urdhruan për ketë vendim,ndresa populli im nuk ka faj qe manipulohet nga njerzit si ju.
Nuk do ta falin as fëmijet e mi të heshtur për amullin që ju ke krijuar.
Nuk do ta falin as fëmijet e tu kur të lexojn këtë letër.Nuk do ta falin gjeneratat e ardhëshme kur do të kuptojn se na ishte një myfti më ndikim që bënte përqarjen e popullit të vet.
Ndersa edhe falje të kërkoshë është e vonuarë.
Mbase të gjithë edhe do të falin,por gjurmet do të mbesin.
Sa e dhimbëshem në fotografit e juaja më flamurin kombëtar,ndersa e fynë në këtë masë.
Nese jamë gabim mekatet i bartë vet,për çdo gjë tjetër marrë përgjithësin çoftë edhe juridikishtë.
Nuk dua të ofendoj askënd,dhe le të mbetët kjo vetëm një letër e hapurë e një mërgimtari që më gjasë ndarjen e popullit të vet e përjetoj rënd,mbase mbi njëzetë vite pa festuar se bashku më të afërmit,farefisin dhe popullin tim.

Mallkuar qofshin për jetë e mot ata që përqajnë më vetëdije popullin tim,duke shpresuar se ju Z.Ternava jeni vetëm një zbatues i ketij vendimi.

Popullin tim e bekoftë Zoti në bashkim! Më njerzë që përqajn popullin tim mos qoftë as Zoti më ta.E ju, ju ktheftë Zoti në rrugën e drejt.

Rrespekt për gjitha fetë e kombit tim,që nuk vihen para kombit,ndersa urimi im për këtë fest është edhe lutja ime më sa vijon:

MILAZIM KAJTAZI:LETER MYFTIUT TËRNAVA 292809_4115421167360_180174099_n

LUTJA IME

o Zot më fal për mekate
natë e madhe sonte
e dikush feston nesër
të tjerët e lanë një ditë tjetër

veç një lutje për ju Zoti im
dergoi tolerancë popullit tim
sonte a nuk më thua
sa fest Bajrami mi ke dhuruar.

unë krijesë e juaja e mbarë
që më dhurove tri fe,e një gjuhë
një komb me emrin Shqiptar
pse o Zot kaq të ndarë.

sonte veq një lutje të thërras
sonte dua dikush të më ndegjoi
dergoi një ëngjull popullit time
ftoj të gjithë për bashkim


I revolutuari në protest: Milazim Kajtazi

MILAZIM KAJTAZI:LETER MYFTIUT TËRNAVA Fog_at_sunrise
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi