Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veç Ramushi kryeministër

Shko poshtë

Veç Ramushi kryeministër Empty Veç Ramushi kryeministër

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 26, 2012 4:59 pm

Veç Ramushi kryeministër


Veç Ramushi kryeministër Largea_ramush-haradinaj6591351252546
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është e betuar se nuk dëshiron kryeministër tjetër përveç ish-kryeministrit dhe liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Zyrtarë të kësaj partie, kanë mohuar zërat për ndonjë koalicion të mundshëm me partinë në pushtet PDK-në.
Mirëpo, edhe nëse do të arrihej ndonjë koalicion i tillë, kjo gjë do të ishte e mundshme vetëm nëse Ramush Haradinaj do të ishte kryeministër.
Por, derisa Ramush Haradinaj të lirohet nga Haga, AAK nuk ka alternativë tjetër që do të zëvendësonte liderin e kësaj partie për postin e kryeministrit.
“AAK e ka veç një variant për të qenë pjesë e Qeverisë, me secilin partner të mundshëm koalicioni: z. Ramush Haradinaj kryeministër. Me "nëse" nuk ka në këtë rast. E përsëris dy herë: Me "nëse" nuk ka në këtë rast” ka thënë zëdhënësi i AAK-së Ernest Luma për Indeksonline.
Sipas tij, gjithçka tjetër është e pakuptimtë, si dhe në të kaluarën, me përvojat e AAK për kryeministër.
Ndërkohë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, është në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës sa i përket akuzave ndaj tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi