Hafiz Gagica:Nuk duhet patur frikë nga bisedimet me Beogradin!
Faqja 1 e 1

Nuk duhet patur frikë nga bisedimet me Beogradin!
Hafiz Gagica
Nisja e bisedimeve me Serbinë, padyshim se do duhej të hapte një kapitull të ri në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, ani pse kjo nismë ishte pak sa e nxituar për të na nxënë përsëri të pa përgatitur mirë siç ka ndodhur më përpara.
Kohë më parë kemi konstatuar se bisedimet me fqinjin tonë verior janë gati të domosdoshme, pranë faktit se me të kemi një histori tragjike, të dhimbshme dhe akoma të freskët në mendjen tonë kolektive me një numër të madh të zhdukurve për të cilët ende nuk e dimë se ku gjinden. Pastaj gjenocidi i para 13 viteve, shpërngulja me dhunë e afër një milion shqiptarëve, dhuna sistematike për dy-tri dekada, burgosjet, vrasjet masive, masakrat e panumërta e çka jo tjetër. Megjithatë, meqë i kemi fqinj, herët apo vonë do na duhej të bisedojmë dhe të merremi vesh për problemet e shumta që kemi me Serbinë, por gjithnjë duke nënvizuar qartë të kaluarën e hidhur si bazë themelore për bisedime për t’i hapur rrugë raporteve si fqinj të barabartë.
Nuk bëhet më fjalë për të drejta të njeriut, për kushtetuta apo për konflikte të hapura, por bëhet fjalë për territore dhe numër banoresh siç është veriu i Kosovës, komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, e pse mos të hapet tani edhe çështja e Toplicës me ato shpërnguljet me dhunë të mijëra shqiptarëve në vitin 1878, pse të mos hapet problemi i shqiptarëve që jetojnë sot në Beograd dhe rrethinë të cilëve nuk iu njihen kurrfarë të drejtash, pse të mos hapet edhe çështja e ndërrim territoresh nëse ka para disponim politik nga të dyja palët?
Me fjalë tjera, shqiptaret nuk kanë asnjë arsye që të mos bisedojnë me Serbinë hapur për territore, për etnicitetin dhe banorët autokton shqiptarë në trojet e tyre, etj. Ngase, edhe miqtë tanë perëndimorë e kanë të qartë se historikisht shqiptarëve iu është bërë e pa drejtë, ani pse ato padrejtësi në një masë u korrigjuan në vitin 1999 me ndërhyrjen e NATO-s dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës brenda territorit aktual të saj.
Bisedimet, siç duket do fillojnë në nivel të lartë ndërshtetëror, por neve prapë duket se jemi të pa përgatitur mirë, andaj do të ishte në interesin tonë nacional sikur të arrihej konsensus i plotë në mes të gjitha subjekteve politike në Kosovë si dhe me Tiranën para se të nisë dialogu, ngase marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë janë në fakt marrëdhënie gjithëshqiptare me Serbinë, dhe si të tilla duhet të trajtohen, por dhe si të tilla duhet të zgjidhen. Në këtë rast, Kosova si palë e bisedimeve merr edhe përgjegjësinë historike që këto marrëdhënie të ndërtohen dhe zhvillohen, para së gjithash, në interesin tonë nacional dhe ekonomik.
Kështu që, duke ndërtue dhe zhvillue një strategji të qartë kombëtare dhe shtetërore karshi fqinjit verior ne dëshmojmë se jemi shtet demokratik dhe i gatshëm për hapjen e të gjitha çështjeve kontestuese me Serbinë për të siguruar një të ardhme më të sigurt popullit shqiptar si dhe stabilitet të qëndrueshëm në Gadishullin ballkanik.
Kosova ka kapacitete intelektuale dhe akademike si dhe institucione shtetërore legjitime për marrjen e përgjegjësive historike në mënyrë që përfundimisht të ecet drejt integrimeve evropiane dhe stabilizimit të rajonit. Këtë ajo e ka dëshmua në 10 vitet e fundit dhe një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë shqiptarët e kanë kërkue edhe më parë, madje këtë koncept e pati potencuar me kohë edhe presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Kosova, faktikisht që disa muaj është në bisedime me palën serbe dhe ajo e ka për detyrë shtetërore si dhe obligim nacional që këtë proces në vijim ta koordinojë mirë mes veti, e jo të përdoret dhunë kundër mendimeve ndryshe. Fundi i fundit një grup politik ka të drejt që ta shfaq pakënaqësinë e tij si dhe të drejtën legjitime për bashkim kombëtar, dhe askush s’e ka atë të drejt që ta mohon bashkimin e trojeve shqiptare, ndonëse politikisht si shtet kemi bërë kompromise të dhimbshme për këtë pavarësi që e kemi sot.
Po ashtu, çdo lloj dhune është e dënueshme siç janë edhe protestat e dhunshme, por policia e Kosovës është organ shtetëror për ruajtje të paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe jo për ushtrim dhune ndaj ligjvënësve të cilët kanë imunitet shtetëror. Koha kërkon bashkërenditje serioze e jo fjalë, slogane boshe apo mediale, ose takime sa për ta përmbush një detyrim kushtetues. Sepse, pa një konsensus politik dhe institucione të vetëdijesuara kombëtarisht, neve nuk do e kemi as fuqinë e duhur politike për të biseduar me fqinjin tonë verior, i cili shekuj me radhë ka zbatua idenë hegjemoniste për shfarosjen e kombit tonë, duke na i bërë njëmijë e një të zeza. Por, megjithatë prapë duhet të bisedojmë me të, sepse e drejta historike, etnike dhe gjeografike është në anën e shqiptarëve dhe atë të drejt duhet ta artikulojmë mirë si një platformë unike për ta shtruar në tavolinën e bisedimeve me Beogradin zyrtar, natyrisht si palë shtetërore e një vendi sovran dhe i pavarur. E gjithë kjo me qëllim final për të qenë popull i lirë, zot i vetvetes dhe i integruar në familjen e gjerë evropiane.
BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi