Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - MË FAL, BABÁ! - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - MË FAL, BABÁ! - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - MË FAL, BABÁ! - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 27, 2012 9:59 pm

VIKTORIA XHAKO - MË FAL, BABÁ! - Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO - MË FAL, BABÁ! - Poezi

-Ripublikim-

Fluturojnë vitet me krahë!
...........................................
Atëherë...
Një fletë informacion më zgjate...
Një fjali shtove...
Po sytë e tu, baba,
Trishtimin mbyllën,
Dhe çelësi humbi,
Për të mos u gjetur kurrë.

Atëherë...
Edhe më vonë...
Gjer në mesditën e ngrohtë fund tetori,
Kur i mbylli gjumi i përjetësisë.

Më fal, baba, për atëherë...
Edhe për më vonë, më fal...
Më fal,
Që ta prisha edhe fjetjen e gjatë,
Me brengat, dëshpërimin tim!
Më fal, baba,
Për të fundit herë!

Trokas sot në tënden përjetësi,
Ta puth rrudhën e ballit,
Ta puth thinjën e hallit.
Lotët e mi,
Një fletë informacion të zgjasin,
Një fjali të thonë:
-Jam e lumtur, baba,
Si nuk kam qenë kurrë! –

Me krahë fluturuan vitet,
Ma fshinë dëshpërimin sot.
Unë nxitoj drejt teje,
Të vetmit,
Që kuptove, heshte, e mbajte hapur zemrën,
Gjer atë mesditë të ngrohtë fund tetori,
Babai im, i miri!

E martë 25 tetor 2011 ora 23:55
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - MË FAL, BABÁ! - Poezi 66521_524841290876721_13833037_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi