Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merkel apelon për rregullator më të mirë të tregjeve

Shko poshtë

Merkel apelon për rregullator më të mirë të tregjeve Empty Merkel apelon për rregullator më të mirë të tregjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 3:48 pm

Merkel apelon për rregullator më të mirë të tregjeve


Merkel apelon për rregullator më të mirë të tregjeve Largea_merkel1351356914
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për një rregullator më të mirë të tregjeve financiare, vetëm tre ditë para se të takojë shefat e Bankës Botërore, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të organizatave të tjera globale ekonomike në Berlin.

“Sipas mendimit tim, ne nuk jemi atje ku do të duhej të ishim. Ne kemi planifikuar të rregullojmë çdo qendër financiare, çdo aktor financiar, çdo prodhim financiar”, ka thënë Merkel në fjalimin e saj javor.

“Është bërë përparim i rëndësishëm, por rregullat nuk janë zbatuar kudo”, ka thënë Merkel.

Deklaratat e saj vijnë një ditë pasi Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja për të mbrojtur më mirë investitorët në të gjithë industrinë financiare – propozime këto që tani shkojnë te Komisioni Evropian dhe udhëheqësit e BE-së.

“Reformat strukturore, ndonëse të dhimbshme, kanë nisur të kenë efekt”, ka thënë Merkel, duke cituar përparim në Irlandë, Spanjë, Portugali dhe Greqi.

Këto shtete po përballen me krizë të rëndë borxhesh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi