Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria nuk gjen krim të organizuar

Shko poshtë

Prokuroria nuk gjen krim të organizuar Empty Prokuroria nuk gjen krim të organizuar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 3:57 pm

Prokuroria nuk gjen krim të organizuar Zgjedhjet_28

Prokuroria nuk gjen krim të organizuar

Prokurorët e shtetit nuk kanë gjetur se vjedhësit e votave ishin ndikuar për ta bërë këtë nga ndonjë deputet i legjislaturës aktuale dhe as se në zgjedhjet e 2010-tës ka pasur krim të organizuar.

Prokurorët kritikohen se kanë drejtuar keq rastet e zgjedhjeve pasi në shumicën e tyre kanë ngritur akte akuzuese të drejtpërdrejta bazuar në materialet e KQZ-së dhe pa intervistuar të dyshuarit si dhe pa tentuar të gjejnë ndonjë dëshmitar bashkëpunues, raporton gazeta JNK.

Në mesin e 1500 të akuzuarve nga Prokuroria e Shtetit për keqpërdorimin e zgjedhjeve të vitit 2010, mungojnë ata të cilët urdhëruan keqpërdorimin e këtyre zgjedhjeve.

Në fillim të muajit tetor Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pati thënë në seancë parlamentare se kishte kolegë deputetë të zgjedhur me vota të vjedhura.

Por prokuroria nuk ka gjetur as se ndonjë nga deputetët e legjislaturës aktuale ka bashkëpunuar me vjedhësit e votave./Indeksonline/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi