Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Clinton dhe Ashton propozojnë emrat për dialog

Shko poshtë

Clinton dhe Ashton propozojnë emrat për dialog Empty Clinton dhe Ashton propozojnë emrat për dialog

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 6:58 pm

Clinton dhe Ashton propozojnë emrat për dialog


Clinton dhe Ashton propozojnë emrat për dialog Largea_clintonashtoneuhr_600_11351432719
Dialogu Kosovë – Serbi, mund të kryesohet nga Jahjaga dhe Nikoliç


Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjerohet në nivelin presidencial, e kjo do të thotë se në të duhet të përfshihet edhe presidenti serb, Tomislav Nikolic dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo është një nga kërkesat e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton, kërkesë kjo që do t’u bëhet e ditur në takimin e 31 tetorit presidentit dhe kryeministrit serb. Lajmi është publikuar nga gazeta serbe Blic. Siç mëson gazeta nga burimet diplomatike në Bruksel, Kosova mbetet prioritet për vendimin nëse Serbia do të mund të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, prandaj është e domosdoshme që të vazhdohet dialogu në nivelin e kryeministrave, e kjo do të thotë se në mes të nëntorit, në një atmosferë konstruktive, do të takohen sërish kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi. BE-ja, por edhe SHBA-të, presin që deri në fund të vitit Parlamenti serb të miratojë një dokument, i cii mund të jetë në nivelin e deklaratës, ose strategjisë, e në të cilin do të thuhej se dialogu me Prishtinën bëhet në mënyrë të vullnetshme dhe është i dëshirueshëm. SHBA-të edhe BE-ja, presin të shohin përparim konkret në zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, respektivisht për pjesën e marrëveshjes së arritur në Bruksel nga qeveria e mëparshme serbe. “Clinton dhe Ashton do të konfirmojnë përkushtimin dhe përkrahjen për vazhdimin dialogut të filluar, por edhe përmbushjen e pritjeve, zbatimi i të cilave nuk është i dobishëm vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin”, ka thënë një burim nga Brukseli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi