Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fehmi Korça:Mos kërko armiq

Shko poshtë

Fehmi Korça:Mos kërko armiq Empty Fehmi Korça:Mos kërko armiq

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 7:30 pm

Fehmi Korça:Mos kërko armiq 203023_100000781570609_1516330613_n

Fehmi Korça:Mos kërko armiq
(Një plagë që edhe varret tona nuk i le të qetë....,Vëllavrasja .)
-
Vërdiseshin në koka tona
legjendat e kreshnikëve
ecëm në heshtje.
I matëm gjurmët skajshmërisht,
u habitëm me kockën e tyre !
E ata qeshin me natyrën tonë.
Ku në këto rreze të lirisė ,
Ne prapë armiqë kërkojm.

Pse...?!
Ata ikën përtej bjeshkëve
bashkë me tmerrin.
Apo të është mësuar trupi
gjithëmon i përulurë të mbetesh.

Pse ,kthehesh
në refleksionin e jetës
Në njërën anë do Evropë
e në anën tjetër
koka të ngeli andej nga Anadolli...!?
E di, nuk gjete asnjëher
ate që kërkove pijatë lipirës.

Nuk jam përbindësh jo,
nuk gëlltis njeri
as aromë e qelbur ku ti se duron dot,
hë më thuaj pra...,pse ik tani ?!
-Pse kërkon armiqë... !?
Me ata u ngopëm,o i marrë !

Unë nuk jam kaquloshi
e as "lepuroshi" të dridhem
si para xhelatit,
Por nuk jam as Çerqizë Topulli
që fshehur kërkon trupin tim.

E kërkon në kockën e huaj
e se shijon dot
Se,"për ty jam i huaj."
hë folë tani...,mos po gaboj ?!
Armiq po kërkove...,
je argat i djallit sot e përgjithmonë.


Fehmi Korça
Kirchenthumbach
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi