Raportohet për 28 të vdekur në SHBA dhe Kanada nga Sandy-Video
Faqja 1 e 1
Raportohet për 28 të vdekur në SHBA dhe Kanada nga Sandy-Video
Raportohet për 28 të vdekur në SHBA dhe Kanada nga Sandy
Presidenti Obama shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe në Nju Xhersi
(I plotësuar)-Të paktën 28 persona raportohet të kenë vdekur në SHBA dhe në Kanada, si pasojë e stuhisë Sandy, që goditi mbrëmë bregun lindor të SHBA-ve.
Presidenti amerikan, Barack Obama i ka shpallur Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin “zona të fatkeqësisë së madhe”.
Ai gjithashtu ka anuluar oraret e fushatës së tij të nesërme, për tu fokusuar në super stuhinë Sandy.
Bëhet e ditur se fondet federale tani janë në dispozicion për zonat më të goditura nga stuhia.
Sandy është stuhia më e madhe atlantike që ka goditur ndonjëherë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
* * * * *
“Sandy”, gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork
- Njëzet të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eshtë fikur gjithashtu dhe një reaktor në qendrën bërthamore të Nju Xhersit. Qyteti është në kaos të vërtetë ndërkohë që Parku bateri është 4 metra nën ujë. Shtatë galeri të metrove janë përmbytur. Presidenti amerikan barak obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork pas kalimit të stuhisë Sendi. Masa e marrë do të bëjë të mundur marrjen e fondve për të përballuar emeregjencën e shkaktuar nga dëmet në infrastrukturë dhe përmbytjet. Niveli i ujit në Manhatanin e poshtëm është duke rënë ku vetëm pak orë më parë niveli i ujit arrinte në katër metra. Por lajmet e këqija kanë të bëjnë me faktin se Sendi dhe pse është deklasifikuar në një stuhi post tropikale mbetet ende e rrezikshme për 60 milionë banorët e bregut lindor. Më shumë se 6 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, metroja e Nju Jorkut është përmbytur, ndërkohë që është pezulluar trafiku ajror dhe ai hekurudhor. Parashikohet që kjo ndërprerje të zgjasë të paktën një javë deri sa situata të kthehet në normalitet. Pavarësisht se niveli i ujit ka qenë shumë i lartë nuk kanë munguar zjarret. Në nju Jork, Në Kuins, një linjë elektrike që furnizonte 15 ndërtesa ka marrë flakë, ndërsa Manhatani i poshtëm ndodhet ende nën ujë, lajmi është konfirmuar në tuiter nga drejtori i Mbrojtjes civile të Nju jorkut, Hauard Glaser. Më shumë se 500 mijë banorë janë pa energji elektrike dhe telefonat punojnë shumë dobët. Drejtori i metrosë së Nju Jorkut është shprehur i dëshpëruar se në 108 vjet ekzistencë kjo metro nuk ka parë asnjëherë një situatë të tillë. Uji ka hyrë dhe në Uoll Strit ku ka arritur nivelin e 3 metrave. Janë evakuar më shumë se 400 mijë persona dhe janë mbyllur të gjithë aeroportet. Spitali Nju Jork Universitetit është evakuuar pas shpërthimit të gjeneratorit ndërsa nëntë teknikë kanë mbetur të bllokuar për disa orë teksa përpiqeshin të riparonin dëmin. Në rrugët e Nju Xhersit janë parë peshkaqenët tek notojnë.
Nju Jorku dhe Nju Xhërsi - fatkeqësi të mëdha
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shpallur Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin “zona të fatkeqësisë së madhe”, pas stuhisë që ka goditur bregun lindor të SHBA-së.
Të paktën 16 njerëz janë raportuar të vdekur, si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve të mëdha që ka shkaktuar uragani Sandy.
Stuhia është zvogëluar në ciklon, pasi ka goditur Atlantik Sitin, Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin, mbrëmjen e së hënës.
Afro 6 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet në Nju Xhërsi kanë lëshuar alarm në një central bërthamor, duke thënë se rritja e nivelit të përmbytjeve mund të bëjë që centrali të shfrytëzojë furnizimet emergjente me ujë për të ftohur shufrat e uraniumit.
Stuhia, me erëra prej 140 kilometrash në orë, ka zbarkuar rreth orës 19:00, sipas kohës lokale. Ajo ka përmbytur stacione metrosh dhe tunele nëntokësore.
Të paktën një spital i Nju Jorkut ka evakuuar pacientët e tij, pasi rryma me gjenerator ka dështuar. Në Lagjen Kuins, janë djegur 50 shtëpi.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në zona të ulëta, të evakuohen para se stuhia të godiste.
“Nëse jeni në shtëpitë tuaja apo në vende të tjera të sigurta, qëndroni aty. Koha për zhvendosje apo evakuim ka kaluar. Kushtet jashtë janë të rrezikshme”, ka thënë kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, pasi stuhia ka arritur kulmin.
* * * * *
Të paktën 14 njerëz në verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe në Kanada kanë humbur jetën si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve të mëdha që ka shkaktuar uragani Sandy.
Stuhia është zvogëluar në ciklon pasi ka goditur Atlantik Sitin, Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin, mbrëmjen e së hënës.
Afro 6 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Autoritetet në Nju Xhërsi kanë lëshuar alarm në një central bërthamor, duke thënë se rritja e nivelit të përmbytjeve mund të bëjë që centrali të shfrytëzojë furnizimet emergjente me ujë për të ftohur shufrat e uraniumit.
* * * * *
Uragani “Sandy” shkaktoi viktimat dhe të zhdukurit e parë menjëherë pasi preku brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.
Sipas zëdhënësit të Guvernatorit të Nju Jorkut janë të paktën 11 viktimat deri më tani të shaktuara nga “Sandy” apo “Frankestorm” sic e quajti media amerikane, duke pasur parasysh se cfarë ishte në gjendje të bënte stuhia.
“Sandy” tashmë nuk cilësohet më si një një uragan, por një super stuhi post-tropikale me erëra të qëndrueshme prej 137 km/h, bëri të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.
Fuqia e tij u rrit ndjeshëm përgjatë rrugëtimit të tij shkatërrimtar, duke lënë pa energji elektrike rreth 2.8 milion banorë. Niveli i ujit arriti në shifra rekord në Manhatan.
Më herët Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg vuri në gadishmëri popullatën duke paralajmëruar për rreziqet. “Është stuhia e shekullit, rrini nëpër shtëpi”, tha Bloomberg.
“Koha e evakuimit mbaroi”, shtoi Blommberg – “Tani mos lëvizni. Më e keqja pritet ende te vijë”.
Para se të mbërrinte në Nju Jork, “Sandy” shkaktoi rrëshkitje toke përgjatë bregdetit jugor të Nju Jersey, sic raportoi Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Ashtu sic pritej uragani “Sandy” po gjunjëzon Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, duke kërcënuar me përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë, që mund të prekin deri në 60 milionë persona.
Qindra mijëra banorëve u është urdhëruar të largohen nga qyteti i Nju Jorkut dhe Nju Xhersi. Transporti publik është ndërprerë në qytetet përgjatë vijës bregdetare juglindore dhe mijëra fluturime janë anuluar.
Uragani i kategorisë 1 përputhet me hënën e plotë, që sjell dhe batica më të mëdha. “Sandy” ka vrarë tashmë 69 persona, 52 prej të cilëve në Haiti, pasi kaloi nëpër Karaibe javën e kaluar.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama paralajmëroi amerikanët që të ndjekin udhëzimet e skuadrave të emergjencës.
“Kur ata ju thonë të largoheni, atëherë duhet të largoheni. Mos u vononi dhe mos neglizhoni”, deklaroi zoti Obama, i cili ka anuluar fushatën elektorale 8 ditë para zgjedhjeve.
“Mos i bëni dysh udhëzimet që po ju jepen, sepse kjo është një stuhi serioze dhe mund të ketë pasoja fatale”, tha presidenti, që garon për një mandat të dytë.
Zoti Obama ka firmosur deri tani 9 deklarata emergjence që mbulojnë Nju Jorkun, Nju Xhersin, Masaçusetsin, Konektikatin, Ishullin Rode, Delauerin, Pensilvaninë, Merilendin dhe Rajonin e Kolumbisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi