ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL
Faqja 1 e 1
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL
4 BILL & HILL
Jam lodhur këto kohë me temat politike, ku klasa politike shqiptare lë aq shumë për të dëshiruar sepse nuk e njeh fare gjuhën e komunikimit dhe pa komunikuar është njëjtas si të jesh i izoluar, në bunker, pra ata vetizolojnë veten e tyre.
Ndaj vendosa të shkruaj për një histori të bukur dashurie për dy njerëz që ne shqiptarët i duam shumë. Ata janë ish-presidenti i 42-të i SHBA për dy mandate, Bill Clinton, që në Kosovë e duan si heroin e tyre dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila ka një ndikim të padiskutueshëm, sepse ky çift shihet si fatsjellës dhe ndikues për erën e re që u ka prirë shqiptarëve pas konflikteve dhe urrejtjeve etnike e fetare, ku Ballkani e humbi konotacionin arkaik „fuçi baruti“ dhe tash njihet si pjesa juglindore e Europës.
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

„Nëse duhet t’iu besojmë zërave, Bill dhe Hillary Clinton janë të dashuruar.“ Kështu shkruante Tim Dowling, dy vjet më parë për The Guardian. Dhe më tutje vazhdon:„ Dua të them, Bill dhe Hillary Clinton janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Tash së fundi, Sekretarja e Shtetit dhe ish-presidenti i SHBA janë parë kapur për dore në Cafe Carlyle në New York, ndërsa pak ditë më parë shëtisnin përsëri dorë për dore nëpër rrugët e Washingtonit“, tregon Dowling.
Kjo martesë ka qenë subjekt i spekulimeve më kontradiktore, i intrigave më mizore dhe i zilive më të pashpirta. Për ca kjo martesë ka qënë si një alencë strategjike për dy ambiciozë të pandreqshëm, për dy „monstra të vërteta pushtetngrënëse“. Për ca të tjerë lidhja e tyre është e pastër dhe shumë e fortë për t’i përballuar dhe për t’iu mbijetuar të gjitha sfidave. Spekulatorët e pamëshirshëm vunë dorën në zjarr duke presupozuar se posa Bill do të përfundonte mandatin e dytë do të kërkonte divorc, se çifti jeton i ndarë etj. etj. Por gojët e liga flasin e flasin dhe ata që vunë duart në zjarr, duart e tyre tani duhet të jenë djegur, përcëlluar e përvëluar kur shohin se si Hill dhe Bill dorë për dorë shëtisin si atëherë kur ranë në dashuri për herë të parë me njëri tjetrin, në vitin e largët 1970 në Yale Law School.
Ata të dy kanë qënë gjithnjë bashkë, në mot me diell e mot me shi, në të mirë e në të keq, i kanë tejkaluar bashkë të gjitha provat e jetës dhe vazhdojnë të jenë prapë bashkë. Në një dashuri pa fund. Jo më kot gazetari i Tha Guardian pyet në mënyrë retorike se a mos vallë dashuria e Bill dhe Hill është një Lovestory e kohës sonë? Po, ashtu duhet të jetë!
Nëse i lexon librat biografikë të të dyve, do të shohësh, se ata çdo gjë e kanë bërë bashkë, jetën private dhe shoqërore, fushatat për guvernator, për president, për senatore, për kandidate për presidente, edhe tani gjatë fushatës presidenciale të Obamës, janë çifti më i famshëm dhe kamerat kudoqofshin i kapin duke e përpirë njëri-tjetrin me sy apo duke u përqafuar me njëri-tjetrin si atëherë kur u nisën për në muajin e mjaltit në Acapulco.
Tim Dowling në shkrimin e tij tek The Guardian kur ka ardhur në përfundimin e tij ka bërë një analizë të hollësishme të jetës të çiftit Clinton. Diku midis të tjerave përmend raportin e New York Times në vitin 2006, sipas të cilit angazhimi i Hillary si senatore bënte që ata të dy të takoheshin 14 ditë në muaj, ndërsa në shkurtin e vitit 2005, arrin kulmi kur u takuan vetëm një herë për Shën Valentin, por pastaj kur mbaronin fushatat dhe punët ata ishin prapë e prapë bashkë.
Më tutje Tim Dowling vazhdon:„Edhe mund të ketë qenë kështu“, që ata të dy ta jetojnë në distancë romancën e dashurisë së tyre. Por kur takohen pastaj, ata shpërthejnë prej mallit sa i bëjnë të çmenden kamerat dhe blicet e fotoaparateve, sepse gjithçka që shihet është vetëm vijimi i një dashurie pa fund që e ka bërë të jetë proverbial konkluzionin e Hillary Clinton se „Një marrëdhënie e fortë dashurie iu mbijeton kohëve të vështira, andaj mos merrni vendime kur jeni të zemëruar dhe mos e gënjeni kurrë veten, jini të sinqertë me veten tuaj dhe gjithnjë veproni sipas zemrës tuaj, veproni si ju thotë zemra juaj, jo si ju thonë të tjerët!“ Ky konkluzion i Hillary Clinton i përjashton të gjitha spekulimet dhe hamendësitë e të pashpirtëve dhe mizorëve, dhe konfirmon atë që thonë miqtë e tyre se dashuria e tyre është një simbiozë.

E çdokush që ka një bonsens u jep të drejtë miqve të çiftit Clinton. Mjafton të dëgjosh se si shprehet Bill për Hill, ku nuk ke si të mos konstatosh se ai iu bindet veprimeve të saj, tamam sipas atij proverbit të njohur se „dashuria është e verbër“ – „Love is blind“ ndërsa ajo është gjithë shend e verë kur është pranë tij. Kështu u shpreh tash së fundi Bill, kur e pyetën se çfarë planesh ka Hillary për të ardhmen, ai u përgjigj se tamam tamam nuk e di, porse ai do të jetë dakord me çdo vendim të saj. Pastaj shtoi se Hillary nga gjithë këto ngarkesa është pak e lodhur, se ndofta për të do të jetë më mirë që të ketë një pauzë për të shkruar një libër, e pastaj nëse ajo do të dojë të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2016, ai do të jetë me të, do ta mbështesë për çdo vendim të saj! Një pauzë. Ndofta, kjo është ajo që dëshiron tani Bill më së shumti, që pastaj të dy të vazhdojnë romancën në shtëpinë e tyre në New York. Mrrenu me mend, përpara se Bill t’i propozonte për martesë në vitin 1975, ai kishte blerë për zonjën e tij një shtëpi të vogël me tulla, ndërsa shtëpia e tyre aktuale në New York ka vende plot. Kushedi edhe Chelsi do t’u bëjë ndonjë surprizë të bukur që pastaj lovestory e tyre të jetë më e bukura se çfarëdo lovestory e filmave Hollywood-ianë, ku personazhet e tyre janë të trilluar, ndërsa Bill dhe Hill janë realë.
©
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi