Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet

Shko poshtë

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Empty Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 31, 2012 7:00 pm



Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet


Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Largea_7f7fdd5fe3f-11351698792
Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka ripërsëritur edhe në Prishtinë se SHBA-ja është e prerë në vendimin se kufijtë e Republikës së Kosovës janë të qartë dhe nuk do të ketë ndryshim të tyre.


(I plotësuar) - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, u kanë bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun deri në normalizimin e marrëdhënieve reciproke.
Këto komente, Clinton e Ashton i kanë bërë në Prishtinë pas takimeve që zhvilluan me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.


Sekretarja e shtetit, Clinton ka thënë se gjatë takimeve në Beograd dhe Prishtinë ua ka bërë të qartë të dy lidershipeve se dialogu duhet të vazhdoj bashkë me zbatimin e marrëveshjeve tashmë të arritura.

Clinton, megjithatë, ka bërë të qartë se dialogu nuk do të prek në asnjë formë në sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

“Do të jem shumë e qartë, jo vetëm këtu në Prishtinë por për të gjithë ata që na dëgjojnë e shikojnë në rajon se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Clinton. Ajo ka theksuar se nuk do të pranohen të diskutohen çështjet që prekin në kufijtë dhe territorin e Kosovës.



Sekretarja amerikane e shtetit i ka dhënë mbështetje shtetit më të ri evropian duke e parë atë si një rrëfim suksesi.

"Nuk jam e sigurt nëse ndonjë popull ka bërë aq shumë progres në një periudhë kaq të shkurtë si Kosova”, ka thënë Clinton.

Ajo ka thënë se ndodhet sot në Prishtinë, e shoqëruar nga shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherinë Ashton, për të mbështetur plotësisht aspiratat e Kosovës për integrim në BE dhe NATO.

“Dialogu është esencial, ky siguron një rrugë të prosperitetit afatgjatë. Ne po punojmë bashkërisht me Bashkimin Evropian në këtë drejtim, dhe unë dua që personalisht ta përshëndes kryeministrin Thaçi, që ka marrë guximin politik për takimin me kryeministrin Daçiq në Bruksel. Ky ka qenë një veprim i guximshëm”, ka thënë Clinton, e cila në të njëjtën kohë ka përshëndetur edhe angazhimin e presidentes së vendit, Atifete Jahgaja, në procese të rëndësishme të vendit.

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Zonjat-takimi1

Clinton ka thënë se SHBA-ja u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve dhe të bien dakord edhe për marrëveshje të reja, që janë të domosdoshme për progresin e të dyja vendeve.

“SHBA-ja krenohet me miqësinë me Kosovën... Të rinjtë e Kosovës meritojnë integrim të plotë në Evropë, e në do të punojmë bashkërisht në ndërtimin e një të ardhme të sigurt drejt rrugës tuaj të integrimit në BE dhe NATO. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara edhe në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës", ka theksuar ndër të tjera Clinton.

Në anën tjetër, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka deklaruar se Bashkimi Evropian u ka ofruar tashmë perspektivën evropiane Kosovës deh Serbisë. Pas takimit të parë që organizoi ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq, Ashton ka theksuar se do të ketë edhe takime të tjera.
Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Thaqi-zonjat


Duam t’iu bëjmë thirrje që ky dialog është për përmirësimin e kushteve të jetesës në mënyrë që qytetarët që jetojnë në veri ta ndiejnë vetën se janë pjesë e komunitetit dhe shoqërisë”, është shprehur Ashton.

“Dialogu nuk është i lehtë, për asnjërin nga kryeministrat, si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë. Ky dialog ka për qëllimin ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që janë në veri të vendit. Kjo bëhet duke biseduar hapur dhe lirshëm. Thaçi dhe Daçiqi janë treguar guximtarë për takimin e mbajtur në Bruksel”, ka thënë Ashton.

Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se në veri të Kosovës funksionojnë strukturat e pushtetit të Serbisë të cilat po pamundësojnë normalizimin e gjendjes atje dhe shtrirjen e autoritetit të shtetit të Kosovës. Sidoqoftë, ai është shprehur i gatshëm të vazhdojë dialogun me Beogradin, duke ruajtur parimet bazë për mos cenimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit.

Thaçi ka theksuar se i ka siguruar baroneshën Ashton dhe sekretaren Clinton se Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret drejt realizimit të synimeve të qytetarëve të Kosovës për rrugën drejt integrimit në BE dhe në NATO.

Para se të vinin në Prishtinë, Clinton e Ashton kanë qëndruar në Sarajevë dhe më pas në Beograd.

Vizita e përbashkët e Sekretares Clinton me baroneshën Ashton, në Prishtinë shihet edhe si një garanci shtesë për opinionin dhe subjektet politike në Kosovë se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në procesin e ardhshëm të bisedimeve me Beogradin, në mënyrë që të zbuten pakënaqësitë dhe dilemat që ekzistojnë në prag të këtij dialogu.


Clinton e Ashton takuan presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, Catherine Ashton, kanë përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe me kryeministrin Hashim Thaçi. Aktualisht Clinton, Ashton dhe Thaçi po mbajnë konferencë me gazetarë.

Para largimit, ato do të paraqiten edhe në një konferencë të përbashkët për media.
Clinton dhe Ashton kanë mbërritur mbrëmë në Prishtinë, ku janë pritur nga presidentja Jahjaga. Paraprakisht ato kanë vizituar Sarajevën dhe Beogradin.


Në Prishtinë, pritjet janë që Clinton dhe Ashton të japin mesazhe të qarta për sa i përket vazhdimit të dialogut Kosovë - Serbi.

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Clinton-Ashton
Ngjashëm me deklaratat e bëra në Beograd, edhe në Prishtinë pritet që dy udhëheqëset e diplomacisë amerikane, përkatësisht asaj evropiane, ta bëjnë të qartë se marrëveshjet e deritashme në dialogun Prishtinë – Beograd duhet të zbatohen.


​​Ndërkaq, theks i veçantë pritet t’i kushtohet raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet theksuar se Brukseli dhe Uashingtoni në disa raste janë deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara në proceset integruese duke mos e penguar njëra tjetrën.

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Hillary-Clinton2341

Paraprakisht gjatë qëndrimit në Beograd, sekretarja Clinton ka mbështetur procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe njëkohësisht ka përkrahur dialogun Beograd – Prishtinë, duke theksuar se kjo gjë nuk nënkupton se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk kemi ardhur këtu që të paraqesim kushte apo të ushtrojmë kontroll”, ka thënë Clinton, duke shtuar se e ardhmja e Serbisë gjendet brenda vetë këtij shteti.

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Clinton-ashton134
Ajo ka përshëndetur ngritjen e bisedimeve në nivel politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar si një mundësi për vazhdimin e dialogut për çështje thelbësore.


Ngjashëm është deklaruar edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

“Jemi marrë vesh që ta vazhdojmë dialogun dhe kemi planifikuar që së shpejti të takohemi sërish. Është jetike që të dyja palët në plotësi t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Ashton.

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Takimi-jahjaga
Sa u përket bisedimeve Kosovë – Serbi mbetet të shihet se cila do të jetë kërkesa në lidhje me përfshirjen apo jo të gjetjes së një zgjidhje për veriun e Kosovës në kuadër të këtij dialogu.


Ajo që Clinton dhe Ashton e kanë bërë të qartë gjatë qëndrimit në Beograd, dhe mbase do ta konfirmojnë edhe në Prishtinë, është se zgjidhjet do të kërkohen pa cenuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Nga ana zyrtare, paraprakisht, qeveria në Prishtinë e ka vlerësuar këtë vizitë në interes të Kosovës si në planin e afirmimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar ashtu edhe në planin e përmirësimit të marrëdhënieve ndër fqinjësore, sidomos në raport me Serbinë.

Ndërkaq analistët politikë këtë vizitë të përbashkët të shefes së diplomacisë amerikane dhe asaj evopiane e kanë parë edhe si një tregues se pa një rol aktiv të diplomacisë amerikane, Bashkimi Evropian nuk mundet vet t’i shtyj disa procese përpara, sidomos në rajonet siç është Ballkani.

Po ashtu, vizita e përbashkët e Clintonit dhe Ashtonit shihet edhe si një garanci shtesë për opinionin dhe subjektet politike në Kosovë se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në proces, në mënyrë që të zbuten pakënaqësitë dhe dilemat që ekzistojnë në prag të dialogut politik Kosovë – Serbi.

Jahjaga priti në Aeroportin e Prishtinës Hilary Clinton dhe Catherine Ashton

Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, priti sonte në Aeroportin e Prishtinës, sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Hilary Clinton dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baroneshën Catherine Ashton.

Siç thuhet në komunikat,Sekretarja Clinton dhe baronesha Ashton u pritën me ceremoni nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja Jahjaga do të zhvillojë takim zyrtar me sekretaren amerikane të Shtetit, Hilary Clinton dhe me baroneshën Ashton, të mërkurën, më 31 tetor.

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Largea_jahjaga08

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton e cila po shoqërohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimi Evropian Catherine Ashton po synon të nxisë Serbinë dhe Kosovën që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në bisedimet e deritashme, të çojnë përpara bisedimet dhe të nxiten të dyja palët që të hedhin hapa konkret që do të ndihmonin përparimin e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Sekretarja Clinton gjatë një konference për gazetarë në Beograd tha se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova është shtet i pavarur dhe se kufijtë e Evropës nuk do të ndryshojnë.


“Por, ka shumë gjëra të cilat mund të arrihen në mes të Kosovës dhe Serbisë nëse punojnë së bashku për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve”, tha sekretarja Clinton. BS

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Prishtine2
Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet Prishtine3







Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi