Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konflikti me qeverinë, CEZ mund të largohet

Shko poshtë

Konflikti me qeverinë, CEZ mund të largohet Empty Konflikti me qeverinë, CEZ mund të largohet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 31, 2012 11:37 pm

Konflikti me qeverinë, CEZ mund të largohet


Konflikti me qeverinë, CEZ mund të largohet Largea_cez-skuadra311351712416
Prodhuesi më i madh i energjisë elektrike çeke ka komunikuar se po shikon mudësinë që të largohet nga Shqipëria, pasi nuk ka qenë e gatshme që të zgjidhë çështjet e hapura me qeverinë sa i përket tarifave dhe taksave të jashtëzakonshme.
Transparenca në tregun shqiptar nuk egziston dhe CEZ ka mungesë të një partneri negociator në shtet, tha drejtuesi i bordit të CEZ, Tomas Pleskaç në një konferencë shtypi në Pragë.
CEZ mund të pretendojnë një garanci prej 60 milionë euro nga Banka Botërore, tha Pleskaç, duke shtuar se kompania çeke në vjeshtë ndaloi të gjitha investimet në Shqipëri.
Ai shprehet se problemi në Shqipëri është se nuk ka një person të caktuar në mënyrë të qartë me të cilin ne mund të negociojmë. Marrëdhënie mes shërbimeve çeke dhe qeverisë shqiptare është përkeqësuar deri pikën sa ta bëjë ndryshime në pozicionet e Bordit të saj Mbikëqyrës dhe Bordit të Drejtorëve nëpërmjet sjelljes së ekspertëve të pavarur nga SCHINDLERS, një kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe me përvojë të gjatë në negociatat strategjike.
Sipas njoftimit të CEZ kompania kërkon që nëpërmjet këtij veprimi të ndihmojë ne shtensionimin e mënyrës së deritanishme të komunikimit dhe gjithashtu të jetë e dobishme në ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për të zgjidhur situatën në Shqipëri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi