Masakra në Mallakastër, vrasësi: U hakmora se Enveri s’më pagoi lekët e punës

FIER- Xhavit Malkaj, 19- vjeçari që vrau çiftin e bashkëshortëve Enver dhe Azbie Myftaraj disa ditë më parë në fshatin Belishovë të Mallakastrës tashmë po hetohet edhe për vjedhje karburanti, naftë bruto, solar apo tubo për skrap në sektorë të ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Ballsh. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Kanë qenë dëshmitë e vetë 19-vjeçarit, i cili ka deklaruar në polici se mosmarrëveshjet me viktimën Enver Myftaraj për disa ‘punë’ që kishin kryer bashkë, e kanë çuar drejt aktit kriminal. Mëngjesin e djeshëm, një grup hetimor i policisë së Fierit është zhvendosur në Komisariatin e Policisë së Ballshit për të hetuar rreth vjedhjeve që 19-vjeçari apo viktima kanë kryer në puset e naftës. Sipas dëshmive të autorit të vrasjes, ka qenë vetë viktima që e ka nxitur atë t’i bashkohet grupit të vjedhësve. Më pas me kryerjen e disa porosive që viktima ia linte 19-vjeçarit, nxorën disa të ardhura, të cilat janë bërë shkak për konfliktin mes të riut dhe viktimës Enver Myftaraj.
DËSHMIA
Burime nga grupi hetimor për vrasjen e dy bashkëshortëve bëjnë të ditur se 19-vjeçari ka pohuar për policinë se çiftin Myftaraj e ka ekzekutuar për disa mosmarrëveshje rreth punëve që kishin kryer me Enverin. Autori i vrasjes, Xhavit Malkaj, ka deklaruar se që në fillim ka qenë në dijeni që në grupet e naftës të sektorëve të ndërmarrjes vidhej naftë bruto nëpër saraçineska që ishin ngritur enkas për këtë punë. 19-vjeçari ka dhënë edhe detaje të veprimtarisë së paligjshme që bënin disa banorë të zonës. Sipas tij, vjedhja nëpër saraçineska kryhej edhe me lëndë djegëse solar, lëndë kjo që përdoret si hollues për naftën bruto. Po kështu i riu ka pohuar se vidheshin edhe tubacione të naftës, të cilat më pas shiteshin për skrap. Xhaviti është vënë në dijeni të kësaj veprimtarie, pasi frekuentonte shpesh lokalin e viktimës, Enverit. Madje ky i fundit shpeshherë e ka shtyrë t’i bashkohej grupit të banorëve që vidhnin. Xhaviti ka dëshmuar para bluve të Fierit se Enveri i thoshte shpesh atij “ti rri kot”, “ha bukën e babait kot”, “dil e puno, dil e vidh” dhe dikur 19-vjeçari ka pranuar t’u bashkohet banorëve të tjerë.
“Enveri i dinte mirë grupet e personat që merreshin me punë të tilla dhe më udhëzoi me kë të lidhesha”, mësohet të ketë thënë 19-vjeçari. Duke kryer “porositë” e Enverit, i riu filloi të nxirrte të ardhura nga puna. Mirëpo Enver Myftaraj nuk i kishte dhënë pagesën në kohë dhe kjo ka bërë që 19-vjeçari të shkonte në lokalin e tij dhe ta vriste së bashku me të shoqen, në shenjë hakmarrjeje, e më pas t’i vinte flakën ambientit dhe trupave për të humbur gjurmët.
HETIMET
Nisur nga dëshmitë e të riut, efektivë të policisë së Fierit, janë shpërngulur në Komisariatin e Ballshit për të hetuar vjedhjet në ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës në Ballsh, veprimtari kjo që ka çuar në mosmarrëveshjet mes viktimës dhe 19-vjeçarit, Xhavit Malkaj. Të martën paradite pritet që Xhavit e Bajram Malkaj të dalin para Gjykatës së Fierit për masën e sigurisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi