Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:SOJI GLLABËRUES

Shko poshtë

Mentor Thaqi:SOJI GLLABËRUES Empty Mentor Thaqi:SOJI GLLABËRUES

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 01, 2012 12:19 pm


Mentor Thaqi:SOJI GLLABËRUES 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi
:SOJI GLLABËRUES


(Përkushtim për turpin e tyre, atyre që po vjedhin paranë popullore)

Mentor Thaqi:SOJI GLLABËRUES 536310_525982724097804_295547179_n
Unë vjedhë,
ti vjedhë,
ne vjedhim,
gramatikë
e alternativës shëmtuese!

Vodha,
vodhe,
vodhëm,
vetshëmti
në vetëvarfërim
dinjiteti,
të tjerët
vetveten le ta shohin
kur janë si ne,
kohë e shkuar
e afërt,
me ndotje
ardhmërie!

Do vidhja,
do vidhje
e do vidhnim,
një trajtë premtuese
sa lakmuese,
pushteti synonim
për dëshirën
n´qëllim!

Epo,
kur duam t´koritemi,
qebesa
nuk ka pengesa!

Unë nuk vodha,
as ti nuk vodhe,
vodhën ata,
trajtë e zakonshme
n´aludim,
n´shfajësim,
pabesueshmëri
në evoluim,
syrit injorues,
nënqeshës
e ngërdheshës,
s´ke si t´i ikësh
nga soji gllabërues!

...
Mentor Thaqi VS., 28.10.2012


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi