Klinton: SHBA do qëndrojë me ju edhe për 100 vjetët e ardhshme

Mesazhi i sekretares amerikane në Parlamentin shqiptar
(I plotësuar) - “SHBA ka qëndruar me ju për 100 vjet dhe do qëndrojë me ju edhe për 100 vjet të tjera” ka qenë ky mesazhi i sekretares amerikane Hillari Klinton drejtuar shqiptarëve nga foltorja e parlamentit shqiptar.
“Jam këtu në këtë takim të rëndësishëm me historinë tuaj, për t’u thënë se SHBA do qëndrojmë me ju edhe për 100 vjet të tjera bashkë”- ka qenë ky mesazhi i sekretares amerikane Hillari Klinton drejtuar shqiptarëve nga foltorja e parlamentit shqiptar.
Duke shprehur mirënjohjen që iu bashkua festimeve të jubileut të 100 të pavarësisë së Shqipërisë, Klinton vlerësoi lidhjet dhe miqësinë mes dy vendeve dhe popujve. Ajo citoi të gjitha arritjet e Shqipërisë në këto 100 vite dhe tha se sot shqiptarët kanë shumë për të festuar.
“Teksa isha ulur në karrige dhe duke parë po mendoja për vëshirësitë tuaja, pushtimet, diktaturën, është e pabesueshme që Shqipëria jo shumë kohë më parë Shqipëria ishte vendi më i ilozuar. Nuk kishin liritë dhe shumë shqiptarë ikën për të kërkuar liritë. Sot keni shumë për të festuar. Ky vit nuk është vetëm për të festuar, por edhe synim për të ardhmen tuaj. Sot deputetët angazhohen në debate dhe diskutojnë hapur. Atëherë ekonomia shqiptare ishte e mbyllur, ju keni krijuar hapësira për investime. Atëherë ishte vendi i bunkerëve. Tani ju jeni anëtar i vlefshëm i NATO, pjesëtare e vlefshme në forcat ndërkombëtare në Afganistan, ju shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së ushtarit tuaj”- deklaroi Klinton.
“Popujt amerikanë e shqiptarë kanë të njëjtën aftësi për të treguar vendosmëri ju keni qenë të vendosur për të qenë të lirë, për të ndërtuar demokraci, ekonomi të gjallë e lulëzuar dhe ju keni dëshirë që të lini mbrapa konfliktet dhe të ndërtoni një jetë paqeje. Jam e lumtur për këtë partnership dhe marrëdhëniet historike”- vijoi ajo.
Si senatore e Nju Jorkut, Klinton vlerësoi kulturën shqiptare si një komponent të pasur të jetës amerikane. “Ju e dini që amerikanët më origjinë shqiptare janë pjesëtarë të administratës sonë. Kultura shqiptare është komponent i pasur i jetës amerikane, e di këtë si senatore nga Nju Jorku”- u shpreh Klinton.
Ajo vlerësoi gjithashtu edhe marrjen e “Urdhrit të flamurit” si një simbol tjetër të miqësisë së madhe.
“100 vjet më parë presidenti Uillson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë dhe ndaloi copëtimin e këtij vendi. Amerikanët kanë përkrahur me vendosmëri të drejtat dhe liritë tuaja. Në dekadat më pas, udhëheqësit amerikanë kanë përkrahur me vendosmëri të drejtat tuaja, në gjithë rajonit”- shtoi Klinton, e cila vlerësoi edhe fondacionin e sipërmarrjes të krijuar nga ish-presidenti Klinton për të sjellë investime në Shqipëri.
Integrimi
Sekretarja amerikane ka konfirmuar mbështetjen që SHBA i jep dhe do t’i japë Shqipërisë në aspiratat evropiane. Ajo shprehu besimin se vendi ynë i ka të gjitha potencialet për t’u bërë një vend model, jo vetëm për rajonin por edhe për botën.
“Ju po punoni për integrimin në BE. Por të gjithë e dimë, se shqiptarët dhe amerikanët asnjëherë nuk janë të kënaqur. Sa më shumë të përmirësojmë jetën. Ju keni potenciale për të bërë një jetë model, jo vetëm për ju, por për rajonin dhe për gjithë botën. Mbështesim aspiratën e Shqipërisë për në BE. Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë vendin e tyre në familjen evropiane, jo vetëm për ju, por edhe për transformimin e Evropës”- tha diplomatja amerikane
Bashkëpunoni për zgjedhjet e ardhshme
Duke i cilësuar muajt e ardhshëm kritikë, sekretarja Klinton u bëri apel ligjvënësve shqiptarë që të punojnë për interesin kombëtar dhe të lënë mënjanë interesin partiak dhe politik. Ajo u bëri apel që të punojnë për 3 pikat e rekomanduara nga KE si zgjedhjet e lira, bashkëpunimi politik dhe lufta kundër korrupsionit, ndërsa u bëri thirrje palëve që të bashkëpunojnë në funksion të zgjedhjeve të suksesshme.
“Muajt që vijnë janë shumë kritikë. Si mike dhe admiruese, besoj se do ketë objektiva. Së pari punoni që zgjedhjet të jenë të hapura dhe të balancuara. Kjo që populli të ketë besim tek ju si udhëheqës. Do jetë mesazh se politika funksionon.
E di se po punoni për zgjedhje të lira dhe ju përgëzoj. E di se sa të vështira janë zgjedhjet, politika. E di se vëmendja e botës përqendrohet kur ka zgjedhje. Kjo është e mirë për demokracinë, por është përgjegjësi e madhe për udhëheqësit”
Duke marrë shembullin amerikan demokrat për zgjedhjet Klinton i ftoi palët që të bahsëkpunojnë në funksion të interesit kombëtar.
“Si senatore demokrate kam punuar me senatorë republikanë. Tani jam sekretare shteti, teksa isha kundërshtare me Obamën. Unë bëra gjithçka për të fituar zgjedhjet e 2008, por ai fitoi se më kërkoi që të isha Sekretare. Përgjigja është shumë e thjeshtë: Ne e duam vendin tonë. E di që nuk ka askush këtu që nuk e do shqipërinë. Pra shpresoj që edhe ju do gjeni rrugën për bashkëpunim të sinqertë. Interesat partiake duhet të jenë nën ato kombëtare”- tha sekretarja amerikane e cila i konsideroi zgjedhjet që vijnë thelbësore për konsolidimin e demokracisë dhe tha se vetëm shqipatrët mund t’i bëjnë ato.
“A do vazhdojë Shqiëpria të ndërtojë qeverisje të mirë, a do mbështesni reformat për zgjidhje të ekonomisë, a do luftoni korrupsionin, a do punoni për të hyrë në BE, a do vazhdoni të jeni model për rajonin?- vijoi Klinton.
Lufta kundër korrupsionit
Sipas Klinton konsolidimi i demokracisë kërkon jo vetëm zgjedhje, por edhe forcim i institucioneve të paanshme. Këto atribute sipas saj krijojnë rezultate konkrete për popullin, ndërkohë që u bëri thirrje për të punuar në luftën kundër korrupsionit dhe shprehu besimin se shqiptarët do e arrijnë këtë.
“Në çdo vend ekziston ky problem që është një kancer dhe mbron udhëheqësit pa vlera morale. Nuk ka përgjigje të thjeshtë, pasi do ishte zgjidhur ky problem. Eliminimi kërkon bashkëpunim përtej dallimeve partiake. Të gjithë duhet të punojnë së bashku. Udhëheqësit shqiptarë duhet të krijojnë kulturë bashkëpunimi. Ky është një synim që disa vende nuk e arrijnë dot, por jam besimplotë se shqiptarë do e arrijnë”.
Sekretarja amerikane vlerësoi tolerancën fetare në vendin tonë si një model i cili duhet të përdoret në favor të karakterit të veçantë dhe unik të këtij vendi.
Në fund të fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë Klinton ripërsërit qëndrimin se” SHBA do ju mbështesin ju për vendimet e vështira që do merrni. Ne e dime se ca bote duam për fëmijët tanë. Si liderë të demokracive në shek XXI duhet të japim këto rezultate. Ju shikoj ju dhe shoh të ardhmen. Besoj se do kapërceni vështirësitë”- përfundoi fjalën sekretarja amerikane.
Topalli: Vizita e Klinton, historike
Kryeparlamentarja Topalli i ka uruar mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë sekretares amerikane të shtetit Hillari Clinton. Znj. Topalli e ka cilësuar moment të shënuar vizitën e znj. Klinton në Shqipëri në këtë vit jubile si një privilegj dhe lumturi për shqiptarët. Ajo e ka falënderuar për mbështetjen e pakursyer të SHBA ndaj vendit tonë, pa të cilin nuk do të ishte i mundur as festimi këtij 100 vjetori, as anëtarësimi në NATO dhe as çlirimi i Kosovës.
Kryeparlamentarja i ka dhuruar sekretares amerikane dokumentat themeltarë të shtetit shqiptar.
Klinton: E nderuar që ndodhem në Tiranë, Berisha: Vizita juaj historike
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton, deklaroi në selinë e Qeverisë, se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar.
"SHBA-te janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera", tha Clinton, në fillim të takimit me Berishën.
Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit.
Nishani dekoron Klinton me titullin më të lartë shqiptar “Urdhrin e Flamurit”
Ka zgjatur rreth 30 minuta takimi mes sekretares Clinton dhe kryetarit të shtetit shqiptar në Pallatin e Brigadave. Presidenti ka dekoruar sekretaren amerikane të shtetit me titullin më të lartë shqiptar “Urdhrin e Flamurit”. Momentalisht nuk ka të dhëna rreth temave që u diskutuan në takim, ndërkohë që pritet që detajet të bëhen të ditura nga zyra e shtypit e Presidencës. Në vijim të axhendës së saj, Sekretarja amerikane nisi menjëherë takimin me kryeministrin Berisha.
Hillari Klinton mbërrin Pallatin e Brigadave, takohet me Nishanin
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku është pritur nga Presidenti i vendit Bujar Nishani. Takimi i parë i zonjës Klinton me presidentin Nishani pritet të zgjasë rreth 30 minuta, ku do të dekorohet nga ky i fundit me “Urdhrin e flamurit”.
Më pas diplomatja amerikane do të takohet me kryeministrin Sali Berisha.
* * * *
Niset drejt Tiranës sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton. Avioni i sekretares amerikane u ul në aeroportin e Rinasit në orën 10:35, nga ku më pas do t'i drejtohet Pallatit të Brigadave, ku pritet të zhvillojë takimin e parë me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Më pas mësohet se takimi i radhës do të jetë me kryeministrin, Sali Berisha në ambientet e Kryeministrisë.
Pas takimit me shefin e qeverisë Klinton do të mbajë një fjalim në Parlament. Mësohet se gjatë vizitës disa orëshë në Tiranë sekretarja amerikane do të takohet edhe me kreun e opozitës Edi Rama.
Tirana është zgjuar sot nën masa të rrepta sigurie për shkak të vizitës disa orëshe në kryeqytet të diplomates amerikane
Forcat speciale RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë, policia e rendit dhe kriminale e drejtorisë së Tiranës,
Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Garda e Republikës kalojnë në shërbime të përforcuara, për të siguruar cdo metër të territorit dhe kryesisht të lëvizjeve sipas axhendës së sekretares amerikane të shtetit gjatë vizitës së saj në Tiranë.
Nga takimi i fundit i sekretares Klinton me kreun e opozitës Rama
Njësia antieksploziv do jetë në shërbim gjatë të gjithë ditës duke kryer kontrollet për lëndë plasëse apo të rrezikshme në gjitha vëndet ku do të qëndrojë dhe vizitojë Klinton.
Do të ketë bllokimin e autostradës në krahun e lëvizjes gjatë hyrje-daljes në Tiranës, në momentet e lëvizjes, ndërsa snajpera dhe vëzhgues do të ketë thuajse në të gjitha pikat më të larta të kryeqytetit.
Jo zyrtarisht thuhet se janë 1500 efektiva që do të angazhohen në mbarëvjajtjen e vizitës së Klintonit, ndërsa ekspertë të ekipit të shoqërimit dhe ruajtjes së saj, prej disa ditësh kanë vëzhguar vëndet ku do të lëvizë sekretaria amerikane duke mbajtur kontakte intensiveb me krerët e drejtorisë së përgjithshme të policisë dhe drejtorisë së policisë së Tiranës.
Në orët e paradites është bërë një mbledhje e përbashkët për formulimin e aktit final të planit të masave për vizitën, e cila do të pasohej nga një tjetër takim në drejtorinë e policisë së tiranës për ndarjen e detyrave dhe marrjen e instruktimeve më të fundit.
Në orët e mbrëmjes pritet që të bëhen publike dhe oraret përkatëse përn rrugët që do të bllokohen gjatë vizitave.
Ndërsa në mbrëmje pritej largimi I automjeteve të parkuara pranë ambasadës amerikane, në zonën e rezidencave apo pranë institucioneve ku do zhvillohen takimet dhe do mbahen konferencat për shtyp.
* * * * *
Tirana do të zgjohet në masa të rrepta sigurie mëngjesin e të enjtes. Forcat speciale RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë, policia e rendit dhe kriminale e drejtorisë së Tiranës,

Masat e sigurisë të parashikuara nga policia
Policia e Kryeqytetit, ka planifikuar dhe ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së delegacionit të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zj. Hillary Clinton, e cila do të vizitojë Shqipërinë gjatë ditës së nesërme.
Në këtë kuadër janë planifikuar dhe disa masa kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, përkatësisht:
1. Nga ora 22.00’ e datës 31.10.2012 deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve në këto akse rrugore.
- Rinas – Qafë Kashar;
- Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës;
- Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta;
- Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti;
- Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit;
- Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave;
- Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
- Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.
2. Nga ora 10.00’ të datës 01.11.2012 deri në orën 17.00’ të kësaj date do të këtë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore të mëposhtme:

- Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;

3. Nga ora 10.00’ deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të këtë kufizime të ndalimit si dhe të parkimit të automjeteve në akset rrugore:
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Sheshi Skënderbej;
- Rruga e Durrësit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganës.
Policia e Kryeqytetit, shpreh besimin në mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre kufizimeve të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës shumë të rëndësishme të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» HILARI CLINTON THA:“SHBA ka qëndruar me ju për 100 vjet dhe do qëndrojë me ju edhe për 100 vjet të tjera”
» Klinton: Shqipëria do vijojë të mbetet një partnere e afërt e SHBA-ve
» Merr urime edhe nga Klinton
» SHBA-të ndihmë edhe për Kosovën
» Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi