Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvend, Ymeri: Thaçi – Daçiq kishin takim kriminal

Shko poshtë

Kuvend, Ymeri: Thaçi – Daçiq kishin takim kriminal Empty Kuvend, Ymeri: Thaçi – Daçiq kishin takim kriminal

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 01, 2012 5:48 pm

Kuvend, Ymeri: Thaçi – Daçiq kishin takim kriminal


Kuvend, Ymeri: Thaçi – Daçiq kishin takim kriminal Largea_kuvendi1351769018
Thaçi: Në dialog nuk do të cenohet integriteti i Kosovës


(I plotësuar) - Kryeministri Hashim Thaçi ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës përmbajtjen e takimit të tij me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq më 19 tetor në Bruksel.

Kryeministri Thaçi para deputetëve tha se takimi me kryeministrin serb Daçiq ishte hapje e kapitullit të paqes. Ndërkaq ai siguroi deputetët dhe qytetarët e Kosovës se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të cenohet integriteti i Kosovës.

* * * * *

Kryetari i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes Visar Ymeri, e ka quajtur kriminal takimin në mes të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Daçiq.
“Po të ishte takim në dobi të Kosovës Thaç duk do të takohej me Daçiqin “tinëz” thotë Ymeri.
Një ditë më parë ne kemi diskutuar gjërë e gjatë në Kuvend për rezolutën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe Thaçi nuk e ka përmendur që do të takohet me kryeministrin serb.
“Nuk është e mundur që të jetë marrë vendimi një natë më parë që Thaçi të takohej me Daçiqin, prandaj jam i sigurt që Thaçi para se të nisej për Bruksel ka ditur për takimin” tha Ymeri.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përshëndetur informimin siç e ka quajtur Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, nga ana e Kryeministrit Thaçi lidhur me takimin me e tij me kryeministrin serb.

Kuvend: PDK-LDK , përplasen për Akademinë e Shkencave dhe Arteve

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe një protestë tjetër kundër dialogut me Serbinë. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se një protestë paqësore të shtunën do të organizohet nga shoqëria civile, ndërsa u bëri thirrje gjithë deputetëve që t’i bashkohen kësaj proteste. Ndërkohë, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, tha se nuk mund të përdoret foltorja për thirrje të tilla. Në seancë pati edhe një përplasje mes PDK-së e LDK-së për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.


Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri paralajmëroi një protestë paqësore për të shtunën, kundër negociatave me Serbinë dhe siç tha ai, kundër dhunës policore ndaj protestuesve. Ai tha se kjo protestë organizohet nga një numër i organizatave të shoqërisë civile. Sipas tij, Kuvendi nuk po e përfaqëson vullnetin e qytetarëve, andaj u bëri thirrje edhe deputetëve të dalin në protestë.

“Ky Kuvend i votave të vjedhura të shumicës, nuk ka përfaqësuar asnjëherë vullnetin e lirë dhe demokratik të popullit tonë. Rrjedhimisht ne u bëjmë thirrje të gjithëve por edhe deputetëve këtu, që t’i bashkohen kësaj proteste, të bashkohen me qytetarët e Kosovës në këtë protestë paqësore që do të zhvillohet të shtunën, kundër negociatave dhe kundër këtij shteti policor”, tha Ymeri.

Edhe deputetja serbe, Vesna Mikiq u bëri thirrje serbëve të Kosovës që pavarësisht frikës që mund të kenë, të dalin dhe ta shprehin pakënaqësitë lidhur me çështjen e tabelave. E ndërkohë ka reaguar udhëheqësi i seancës, nënkryetari Xhavit Haliti.

“Duhet t’iu paralajmëroj që nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, askush nuk ka të drejtë të thërras as rezistencë, as kundërshtim ndaj organeve kushtetuese të Kosovës. Nëse nuk e dini, po ju them që kjo është e ndaluar me rregullore dhe me kushtetutë”, tha Haliti.

Në vazhdim të seancës pati edhe një përplasje ndërmjet deputetit të PDK-së Ramë Vataj dhe atij të LDK-së Ismet Beqiri, lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Vataj i cili është nismëtar i ndryshimit të këtij ligji tha se qëllimi i tij nuk është ndërhyrja në ASHAK, por rregullimi i mënyrës së pranimit të akademikëve të rinj.

“Është tragjikomike dhe absurde që akademikët e shekullit 20, me kritere të shekullit 19, t’i zgjedhin shkencëtarët e shekullit 21 për anëtarë të akademisë”, tha Vataj.

Ndërsa Beqiri pikërisht këtë e konsideroi ndërhyrje.

“Ju nuk mund të bëni grushtet në akademi me metoda të tillë, se ky është tentim për ta bërë këtë. Nëse është ligji i akademisë, nëse është statute e rregullorja, të mira e të këqija, duhet përmbajtur”, tha Beqiri.

Në vazhdim të seancës, pritet që kryeministri Hashim Thaçi të informojë Kuvendin lidhur me takimin që kishte ditë më parë në Bruksel me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton.

Në rend dite po ashtu është edhe shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve në Bordin për Ankesa të Mediave, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio-Televizionit të Kosovës si dhe disa projektligje në lexim të parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi