Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Detin për viza?

Shko poshtë

Detin për viza? Empty Detin për viza?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:53 pm

Detin për viza?

Detin për viza? Tema,_23_prill_09-490x320
Heqja e vizave për shqiptarët, si pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë, duket se do të jetë një prej pikave kryesore të takimit mes kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, dhe atij grek Costas Karamanlis, më 26 prill në Tiranë. Berisha në këmbim të kësaj, duket se ka gati akordin “territorial” të “Shelf-Kontinentalit”, i cili parashikon lëshimin e një pjese të vijës ujore dhe shkëmbinjve ujorë në favor të Greqisë. Megjithëse, as socialistët nuk rrinë kot.

Nga Express më 23.04.2009 në ora 20:28

Tiranë/ Prishtinë, 23 prill - Kryeministri grek, Costas Karamanlis pritet të vizitojë Shqipërinë më 26 prill. Edhe pse jo e paraqitur zyrtarisht për media, për shkak të disa problemeve që janë shfaqur së fundmi në Parlamentin grek, vizita e kreut të qeverisë rgeke pritet të jetë një tur diplomatik me rëndësi të dorës së parë. Burime pranë qeverisë shqiptare thanë se ardhja e Karamanlisit konsiston me një agjendë shumë domethënëse, që pritet të ketë pasojat e veta të prekshme, në prag të zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit.

Kështu, sipas këtyre burimeve, heqja e vizave, si pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe, është një prej pikave kryesore të takimit me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili, në këmbim të kësaj, ka gati akordin “territorial” të “Shelf-Kontinentalit”, i cili parashikon lëshimin e një pjese të vijës ujore dhe shkëmbinjve ujorë në favor të Greqisë. Njohja e vijës kufitare me Shqipërinë, si dhe heqja e vizave për Tiranën, është pjesa tregtare e marrëveshjes, e cila i krijon homologut shqiptar të Karamanlisit lehtësi politike në prag të zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit.

Por ajo që vendos një pikëpyetje rreth kësaj vizite është media greke, e cila “ka përfituar” nga “gabimi” shqiptar i dënimit të Vasil Bollanos, pak para vizitës së kryeministrit grek. Madje, sipas gazetarit grek Triandafilopoulos, anulimi i turit diplomatik të Karamanlisit është shumë i mundur, për shkak të kësaj ndërhyrjeje të pakuptimtë të autoriteteve të Tiranës pak para ardhjes së tij. Më thjeshtë, gjykimi i kreut të Bashkisë së Himarës po merret nga subjekte të ndryshme të shtetit grek si një ngjarje politike me peshë, e cila mund ta vërë në vështirësi kreun e qeverisë greke në agjendën e tij shqiptare. Akordi i vizave, të cilin Berisha e ka marrë deri më tani vetëm teorikisht nga Italia, është një kosto që duhet marrë në konsideratë, edhe pse “gabime” të këtij lloji vështirë se janë me rastësi apo shprehje e nervozizmit reciprok.
“Anulimi i turit diplomatik të Karamanlisit është shumë aktual, për shkak të kësaj ndërhyrjeje të pakuptimtë të autoriteteve të Tiranës, pak para mbërritjes së tij. Më thjeshtë, gjyqi ndaj kreut të Bashkisë së Himarës po merret nga subjekte të ndryshme të shtetit fqinj si një ngjarje politike me peshë”.

Pakti PS PASOK për votën e emigrantëve

Edhe pse “jashtë Evropës”, vendimmarrja politike dhe elektorale në Tiranë shfaqet si pjesë e zhvillimeve ndër rajonale. Emigrantët shqiptarë, të përjashtuar për vite me radhë nga e drejta e ushtrimit të votës, duket se “do të përfitojnë” nga një skemë bashkëpunimi mes socialistëve shqiptarë dhe atyre grekë.

Kjo e fundit synon një rotacion pushteti në të dy kryeqytetet fqinje, pikërisht përmes shfrytëzimit të potencialit elektoral të rreth 800,000 shqiptarëve që banojnë prej vitesh në shtetin grek. Në përpjekje për ta arritur këtë objektiv shumë ambicioz, Partia Socialiste e Shqipërisë “ka fituar të drejtën” e afishimit të parullave të veta elektorale në Athinën fqinje, ku i bëhet thirrje komunitetit të madh të emigrantëve që të kthehen për të votuar më 28 qershor, për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

“Me bindjen e demokratizimit dhe të perspektivës evropiane të Shqipërisë, zgjedhjet politike nuk mund të përfundojnë pa pjesëmarrjen e rreth 800,000 emigrantëve dhe grekëve të Shqipërisë që jetojnë në Greqi. Ne ju ftojmë që të bashkojmë forcat për zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit”, citon gazeta greke ‘Apogevmatini’ një njoftim të selisë rozë në kryeqytetin e Greqisë. Sipas po kësaj gazete, qëllimi i apelit politik të PS është që, përmes një manovre të koordinuar me PASOK’un grek, të maksimalizojë përfitimin elektoral më 28 qershor të këtij viti. Këmbimi që i ofrohet partnerit grek në kuadër të këtij akordi është influencimi maksimal ndaj emigracionit shqiptar në Greqi, në orientimin e tij karshi proceseve elektorale të Athinës.

Është i njohur fakti se shteti grek është duke e njohur të drejtën e votës për emigrantët, çka paraqet një shans të mirë për komunitetin e legalizuar shqiptar i cili ka fituar kështu statusin e një leve politike kryesore në marrëdhëniet mes dy vendeve. Është për t’u theksuar se puna politike me këtë kontingjent po zhvillohet nga e majta, çka u jep 800,000 emigrantëve perceptimin e një komuniteti që aktualisht është në opozitë me qeverinë Karamanlis. (Libertas)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi