Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhepi pranon se Vetëvendosje u përgjua

Shko poshtë

Rexhepi pranon se Vetëvendosje u përgjua Empty Rexhepi pranon se Vetëvendosje u përgjua

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 02, 2012 6:10 pm

Rexhepi pranon se Vetëvendosje u përgjua


Rexhepi pranon se Vetëvendosje u përgjua Largea_rezhepi1351803955
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi në mënyrë indirekte, konfirmoi në Kuvendin e Kosovës se janë përgjuar telefonat e Lëvizjes Vetëvendosje në ditën e protestës kundër bisedimeve politike me Serbinë.

I pyetur nga deputetja e kësaj lëvizje, Albulena Haxhiu, për nenin 31 të Ligjit për policinë, i cili ndalon këtë të fundit të mbledhë e të ruajë informata për personat që kanë të bëjnë me bindjen politike, fetare e filozofike, ministri Rexhepi tha se njësitet e inteligjencës marrin informata vetëm për ato çështje që ndikojnë në prishjen e rendit publik.

Debati mes deputetes Haxhiu dhe ministrit Rexhepi vazhdoi edhe për faktin se policia e Kosovës në strukturën e saj ka edhe departamentin e inteligjencës.

Pyetja e deputetes së Vetëvendosjes ishte nëse për këtë është e informuar Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Presidenca dhe Komisioni parlamentar për Siguri.

Ministri Rexhepi konfirmoi se ky njësit ekziston brenda departamentit të hetimeve dhe se oficerë të tij nuk duhet të ngatërrohen me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Ministri shtoi se derisa në të kaluarën policia ka qenë vetëm vepruese, tani është vetë pranuese e informatave dhe në këtë mënyrë parandalon situata të padëshirueshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi