Frank Shkreli:Sekretarja e Shtetit Klinton në Tiranë dhe në Prishtinë
Faqja 1 e 1

FRANK SHKRELI:Sekretarja e Shtetit Klinton në Tiranë dhe në Prishtinë
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton
Stejt Departmenti njoftoi se Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton do të bëjë një turne në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në njoftimin zyrtar thuhet se vizita e Zonjës Klinton në Ballkan ka për qëllim të nënvijojë interesin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshëme të Shteteve të Bashkuara për të ardhëmen e vendeve të këtij rajoni në Komunitetin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike. Gjatë këtij turneu, (në Bosnje-Hercegovinë, në Serbi dhe në Kosovë), Zonja Klinton do të shoqërohet nga baronesha Katerinë Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe të sigurisë. Në njoftim thuhet se në Sarajevë, dy përfaqsueset e politikës së jashtëme të Përendimit, Zonjat Klinton dhe Ashton do të theksojnë nevojën urgjente që udhëheqsit e partive të ndryshme t'u shërbejnë interesave të popullit të Bosnje-Hercegovinës, ashtuqë ata që të realizojnë reformat e nevojshme, dhe në të njëjtën kohë do të theksojnë gjatë takimeve në atë vend, kushtimin dhe angazhimin e patundur të komunitetit ndërkombëtar ndaj Marrëveshjeve të Dejtonit.
Stejt Departmenti thotë se gjatë qëndrimit të tyre në Beograd dhe Prishtinë, Sekretarja Klinton dhe Përfaqsuesja e Lartë Ashton do të rithekësojnë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian që në lidhje me marrveshjet e mëparshme midis Serbisë dhe Kosovës të shënohet përparim, ashtuqë të shtyjnë përpara dialogun midis tyre dhe të inkurajojnë marrjen e masave konkrete që do të bëjnë të mundur që këto dy vende të shënojnë përparim në rrugën e tyre drejtë antarësimit të tyre në Komunitetin Evropian. Në Prishtinë, Sekretarja Klinton pritet të ritheksojë angazhimin amerikan pë të punuar me qeverinë e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të institucioneve të shtetit të ri, përfshirë funksionimin e ligjit, të ekonomisë dhe të ndërtimit të një shoqërie tolerante dhe të begatshme, elementë kyç këta për një shtet të fortë demokratik që dëshiron dhe ka aspirata për antarësim të plotë në organizmat euro-atlantike.
Në Tiranë, thuhet në njoftimin zyrtar të Stejt Departmentit, Sekretarja e Shtetit do të theksojë solidarizimin e NATO-s me Shqipërinë dhe në të njëjtën kohë ajo gjëndet në kryeqytetin shqiptar për të shënuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipqërisë me një fjalim me rëndësi për këtë rast, para deputetëve të Kuvendit shqiptar, ndërkohë që gjatë asaj vizite do të theksojë edhe nevojën kritike për një bashkpunim më të madh politik si edhe doemosdoshmërinë e funksionimit të shtetit ligjor.
Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar në Prill të këtij viti në Uashington, Zonja Klinton e përshëndeti udhëheqsin shqiptar duke thënë se ''Kryeministri dhe vendi i tij janë partnerë të fortë të Shteteve të Bashkuara, në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan, dhe vendet tona gëzojnë marrëdhënje të gjëra dhe të thella, që ne i vlerësojmë shumë'', shtoi Sekretarja e Shtetit Klinton.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, gjatë atij takimi iu referua Zonjës Klinton ''si një mike e madhe e vendit dhe kombit tim'', dhe shtoi se ''Shqipëria ka pasur privilegjin e madh të gëzojë mbështetjen e këtij vendi të madh....në të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një demokraci të ngritur mbi ekonominë e tregut.''
Duke u bazuar në këto deklarata si edhe në deklarata zyrtarësh të tjerë të lartë të dy vendeve, marrëdhënjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë shumë të mira. Shtetet e Bashkuara e kanë treguar gjatë historisë mbështetjen dhe miqësinë ndaj shqiptarëve, shpeshëherë në momentet më kritike për ekzistencën e tyre si komb dhe si shtet. Edhe shqiptarët kudo, nga ana e tyre, e shprehin vazhdimisht mirënjohjen dhe admirimin për ato që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në të gjitha trojet.
Ndjenjat pro-amerikane në radhët e shqiptarëve kudo, megjithë propagandën anti-amerikane të regjimit komunist të Enver Hoxhës,njihen mirë. Ato janë aty dhe janë të sinqerta. Historikisht, Shqiptarët i janë mirënjohës ish-presidentit amerikan Uilson për mbështetjen që ai i akordoi shtetit të ri shqiptar më 1919. Edhe Shqipëria, nga ana e saj, megjithë problemet që ka, si aleate e ngushtë e Amerikës ka përkrahur vendosmërisht përpjekjet amerikane në luftën kundër terrorizmit dhe Shtetet e Bashkuara vlerësojnë rolin moderues që Tirana ka luajtur në rajon. Për më tepër, shqiptarët kudo, kujtojnë ndërhyrjen ushtarake të NATO-s më 1999 në Kosovë të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërhyrje këjo që shpëtoi me qindëra mijëra shqiptarë të Kosovës nga sulmet barbare serbe, gjë që më në fund çojë në largimin e detyrueshëm të forcave serbe nga ai vend dhe eventualisht në pavarësinë Kosovës. Shqiptarët kudo u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për një Kosovë stabile, të lirë dhe demokratike.
Jam i sigurt se në vizitën e saj në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane, do e ndjejë veten midis miqësh, dhe si përfaqsuese e lartë e një vendi mik, ajo do të trajtohet si e tillë. Zonja Klinton do i flasë politikës dhe shoqërisë shqiptare duke i ofruar Tiranës mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në sfidat e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në organizmat euro-atlantike.
Por në të njëjtën kohë, ajo do të bëjë gjithashtu thirrje, siç thuhet edhe në njoftimin për vizitën e sajë në Tiranë, ''për nevojën kritike për një bashkpunim më të madh politik si edhe për doemosdoshmërinë e zbatimit të ligjit''. Ajo do t'i drejtohet Kuvendit shqiptar duke i këshilluar ligjvensit, miqësisht, se SHBA shpresojnë që parlamenti të miratojë ligje dhe reforma që çojnë vendin përpara. Duke u bazuar në deklaratat e kohëve të fundit të zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë edhe Sekretaren Klinton, ajo do t'i bëjë thirrje klasës politike shqiptare që të tregohet më serioze dhe të tejkalojë grindjet e politikave partiake në interes të popullit dhe të zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Fjalimi i Zonjës Klinton në Kuvendin shqiptar besoj do të nënvijojë ecurinë e reformave dhe rëndësinë -- që sipas saj dhe qeverisë që ajo përfaqëson – që duhet t’i kushtohet respektimit të pavarësisë së institucioneve demokratike të vendit dhe do të shprehë shpresën se zgjedhjet e vitit të ardhëshëm do të zhvillohen sipas standardeve.
Sekretarja Klinton viziton Shqipërinë dhe Kosovën si përfaqsuese e një vendi që kishte për president Abraham Linkolnin i cili nuk mund të duronte që vendi të ishte gjysëm i lirë e gjysëm i skllavëruar. Ajo vjen si përfaqsuese e një vendi që kishte për president Woodrow Wilsonin i cili nuk mund të toleronte një botë gjysëm të lirë dhe gjysëm të skllavëruar dhe ndërhynë drejtë për drejtë për të mblshtetur pavarësinë e shtetit të të ri shqiptar, i cili kërcënohej nga fqinjtë dhe përkrahësit e tyre. Ajo zbret në Tiranë dhe në Prishtinë, për tu takuar me shqiptarët, si përfaqsuese e Shteteve të Bashkuara që kishte për udhëheqës presidentin Ronald Reagan, i cili nuk mund të toleronte një botë gjysëm të lirë dhe gjysmën tjetër të skllavëruar nga komunizmi ndërkombëtar. Sekretarja Klinton vjen gjithashtu nga një vend i cili si dëshmitar, ndaj masakrave dhe gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, të mos bënte asgjë. Ajo vjen si përfaqsuese e presidentit Bill Klinton, i cili nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, bindi aleancën NATO që të ndërhynte në Kosovë për të shpëtuar popullësinë shqiptare nga zhdukja.
Marëdhënjet e Shqiptarëve me Shtetet e bashkuara janë cilësuar si ''të veçanta'', dhe si ''marrëdhënjet më të rëndësishme bilaterale'' që Shqipëria dhe Kosova mund të kenë me cilindo vend. Vizita dhe bisedimet e Sekretares Klinton në Prishtinë dhe në Tiranë do të jenë të sukseshme, pasi nuk ka si të jetë ndryshe midis dy popujve miq.
Për shqiptarët është vendosmërisht në interesin kombëtar që këjo vizitë të shërbejë si një rast i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve dypalëshe, pasi për më shumë se një shekull histori, fati i shqiptarëve ka qenë dhe është i lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë, shqiptarët duhet të njohin ato që Amerika ka bërë për ‘ta gjatë historisë, pa u dukur të nënshtruar ose servil. Pasi Amerika dëshiron marrëdhënje solide dhe të qinqerta dhe jo servile. Por siç thonte Fan Noli, Shqipëria nuk mund t'ia këthejë plotësisht borxhin (Amerikës), por nëqoftse ''ne bëjmë aq sa kemi mundësi për kauzën e njerëzimit dhe të qytetërimit, atëherë Amerika do të thotë se e kemi paguar borxhin'' dhe gjithnjë sipas Nolit, ''në këtë mënyrë, ne do të çlirohemi nga një barrë e rëndë....''.
Çështjet e mbrendshme dhe rajonale që Sekretarja Klinton do të bisedojë me udhëheqsit shqiptarë si në Tiranë ashtu dhe në Prishtinë, do të jenë këshillat dhe objektivat e një vendi mik dhe të sinqert, i cili dëshiron që marrëdhënjet midis dy popujve të rriten dhe të forcohen edhe gjatë 100-vjetëve të ardhëshëm, për të mirën e vet kombit shqiptar dhe për miqësinë e fortë historike midis dy popujve.
(Autori është ish-shefi i divizionit për Evropë dhe Evroazi i VOA)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi