Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zëvendësministri Lushtaku grushton zyrtarin Mustafë Xhemajli

Shko poshtë

Zëvendësministri Lushtaku grushton zyrtarin Mustafë Xhemajli Empty Zëvendësministri Lushtaku grushton zyrtarin Mustafë Xhemajli

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 03, 2012 3:51 pm

Zëvendësministri Lushtaku grushton zyrtarin Mustafë Xhemajli


Zëvendësministri Lushtaku grushton zyrtarin Mustafë Xhemajli Largea_nuredin-lushtaku-mustaf-xhemajli1351933717
Nuredin Lushtaku (majtas) dhe Mustafë Xhemajli
Zëvendësministri i Diasporës, Nuredin Lushtaku, ka rrahur të hënën drejtorin e Departamentit për Politika të Diasporës në këtë ministri, Mustafë Xhemajli. Burime nga Ministria kanë thënë se Lushtaku e ka goditur me grushte e shuplakë Xhemajlin, në objektin e Qeverisë së Kosovës, për shkak se kishte refuzuar që të punësonte një person të cilit i kishte premtuar punësim zëvendësministri i Diasporës.
Rasti nuk është raportuar në polici fare, por ka tashmë ky konflikt ka rënë ndër burra. Sipas burimit ka ndërhyrë edhe kryeministri Hashim Thaçi për t’i pajtuar, porse misionin për pajtimin e tyre tashmë e ka marrë në dorë, kushëriri i zëvendësministrit Lushtaku, Sami Lushtaku.
Mustafë Xhemajli është vëllai i madh i veprimtarëve politikë, Bajrush dhe Emrush Xhemajlit. Lushtaku e Xhemajli kanë qenë bashkëveprimtarë shumë vjet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ndërsa tash punojnë në një institucion, njëri me pozitë politike e tjetri menaxheriale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi