Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykatësi Kelmendi thotë se e rrahën persona me mjekra

Shko poshtë

Gjykatësi Kelmendi thotë se e rrahën persona me mjekra Empty Gjykatësi Kelmendi thotë se e rrahën persona me mjekra

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:58 pm

Gjykatësi Kelmendi thotë se e rrahën persona me mjekra




Gjykatësi Kelmendi thotë se e rrahën persona me mjekra 213498228_8646d064f2-490x320

Nga Express më 23.04.2009 në ora 16:47

Policia rajonale e Pejës konfirmoi të enjten se kryetari i Gjykatës për Kundërvajtje në Pejë, Gani Kelmendi, është rrahur deri në alivanosje nga dy persona, disa orë pas një seancën gjyqësore që ishte kryer ndaj njërit prej tyre.

Sulmi fizik, sipas policisë, ka ndodhur të mërkurën pasdite në një rrugicë afër “Çarshisë së Gjatë” të Pejës, kur sulmuesit, duke e akuzuar atë për vendimin e sjell kundër tyre, kanë dalë nga dyqani i tyre dhe e kanë grushtuar Gani Kelmendin deri në alivanosje.

Gjurmët e sulmit fizik shiheshin qartë në fytyrën e Gani Kelmendit, i cili për media sqaroi se disa orë para sulmit fizik kishte përfunduar seancën gjyqësore ndaj vëllezërve Arben dhe Ylber Kelmendi, të cilët
i ka dënuar me nga 30 ditë burg për shkak se e kishin rrahur brutalisht fqinjin e tyre Gazmend Lanin, për disa rrethoja me tela që i kishte vendosur në pronën e vet.

Pasi e kishte kryer punën, Kelmendi thotë se ka qenë duke ecur me kolegun e tij, Abedin Demaj, në momentin kur nga një dyqan ka dal një person i panjohur dhe ka kërkuar nga ai sqarim për dënimin e shqiptuar.

Kelmendi thotë se ai person e ka sulmuar menjëherë fizikisht, duke e kërcënuar që rastin të mos e paraqes në polici, ndërsa nga prapa është grushtuar në atë moment edhe nga Arben Kelmendi.

“Ata janë ‘Bin Lladena’ me mjekra dhe me pantallona të shkurtër, të cilët tërë kohën gjatë gjykimit më kanë bërë presion që të mos i dënojë për lëndimet që ia kanë shkaktuar fqinjit të tyre”, i ka përshkruar gjyqtari Kelmendi, sulmuesit e dhunshëm, të cilët pasi e kanë rrahur kanë ikur dhe sipas policisë, përkundër punës intensive për t'i kapur, ata ende gjenden në arrati. (KosovaLive)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi