Veseli: Kuvendi duhet të distancohet nga krimet e pas luftës dhe të komunizmit (Video ku hutohet)

Veseli: Kuvendi duhet të distancohet nga krimet e pas luftës dhe të komunizmit
Kadri Veseli, ish-shefi i SHIK-ut ka premtuar shumë në deklarimet e tij për ndryshimin e poltikës së Kosovës dhe të gjithë vendit, por vetë prezantimi i tij linte shumë për të dëshiruar. Ai tha se me hyrjen në PDK ndihet krenar, që sipas tij është hap i rëndësishëm.
“Jam pjesë e një strukture e cila ka një meritë shumë të madhe në ndërtimin e këtij vendi. PDK është një parti ka një identitet dhe ka njerëz të fuqishëm brenda saj, por nevojiten reforma që kjo parti të shkojë drejt rrugës evropiane. PDK duhet të bëhet parti e qendrës së djathtë”, tha ai.
Duke folur për zgjedhjet brenda PDK-së, Veseli ka thënë se beson në një proces fer dhe transparent.
I pyetur se a synon të majat e partisë, Veseli ka thënë se vetë angazhimi në procesin zgjedhor është një koncept i transformimit të PDK-së në një forcë të fuqishme politike.
“Nuk më sundon egoja, do të jem i përgjegjshëm dhe do të shërbej në të mirë të vendit tim”, tha Veseli në emisionin “Debat” në RTK.
Ai tha se e ardhmja e Kosovës është e ardhmja evropiane dhe se vetëm me dialog Kosova mund ta ketë të sigurt rrugën drejt BE-së. “Opsioni i vetëm i të ardhmes së Kosovës është Bashkimi Evropian, dhe për këtë nevojitet dialog. Mendoj se dialogu është rruga e cila çon drejt suksesit. Kosova ka nevojë të dialogojë për të krijuar një situatë të qetë edhe në pjesën veriore të Mitrovicës”, tha Veseli.
Duke folur për çështjet ekonomike në vend, ai tha se vendi duhet të dal domosdoshmërisht nga kjo gjendje krize e papranueshme.
Veseli ka kritikuar qasjen aktuale në ekonomi dhe për mungesën e zhvillimit të vendit, veçanërish për privatizimin që sipas tij duhet të dijë qytetari se ku shkoi pasuria e dikurshme. Ai tha se duhet përmirësimi i resurseve humane, të përmirësohet mirëqenia sociale dhe Kosova të mos jetë në krizë.
Ai tha se 62 për qind e popullsisë së Kosovës është rurale dhe kemi vetëm 12 mijë të punësuar në bujqësi. Nuk ekzistojnë kapacitete prodhuese, nuk ka stimulim.
“Koncepti im është përmirësimi i mirëqenies ekonomike dhe sociale, sa i përket ekonomisë”, tha ai.
I pyetur sërish për hyrjen në politikë Veseli tha se ai i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe do të ketë atë rol, që do t’ia besojnë zgjedhësit dhe të zgjedhurit.
Sa i përket çështjes së zbatimit të ligjeve, ai tha se në Kosovë ka njerëz që kanë kaluar periudha të vështira dhe janë njerëz që respektojnë ligjin. Ai tha se duhet të zhvillohet procesi i mbrojtjes së pronës, jo sanksionet. Ai tha se mendon se niveli i zbatimit të ligjit në Kosovë është sikurse në vendet në tranzicion.
Ai tha se ka kritika për zbatimin e ligjit pasi institucionet janë fragjile. Kadri Veseli i pyetur për tejkalimin e gjendjes tha se duhet një bashkëveprim, dhe pas kësaj fjalie të shkurtër ai është stepur, kur është pyetur thjesht si? nga gazetari, dhe heshtja ka vazhduar pa mundur të përgjigjet, ndërsa pas një heshtje të dukshme, tha se në bashkëveprim me partitë dhe faktorët tjerë. Këtu ai nuk kuptohet nëse ai zbuloi një paaftësi të dukshme komunikimi dhe intelektuale, apo një lloj afazie të pakuptueshme se nga mund ta ketë origjinën. Ai edhe më parë për çdo shprehje mendimi vend e pavend vazhdonte të përdorte fjalën koncept, një nocion që thuaja fare nuk përdoret nga intelektualët, pasi përdorimi i tij është specifik dhe vetëm për të treguar dallueshmëri apo për shprehje të dallimeve ideore apo kompletimin e një ideje. Më saktë çdo fjalë shpreh koncepte, dhe si duket ai pikërisht këtë e bënte.
Pas asaj heshtje të Veselit, gazetari ka kërkuar spot publicitar, i cili ka vazhduar si asnjëherë tjetër, qoftë për ti dhënë shans për kthim në vete apo këndellje, të intervistuarit Veseli. Ndërprerjet e tilla në intervista nuk janë aspak të pranishme në tv në Kosovë, por edhe më pak reklamimet e gjata disa minutëshe në një televizion publik.
Më pas ka vazhduar intervista.
I pyetur për nismën për hetimin e SHIK-ut, ai tha se deputetët kanë të drejtë të ngrisin çështje si për këtë hetim, pastaj për krimet e komunizmit. Ai tha se duhet të krijohet distancë për gjykimin e drejtë të asaj veprimtarie. Ai tha se Kuvendi duhet të merrte një qëndrim distancues për të gjitha aktet, për vrasjet, por edhe për ata që e kanë dëmtuar pasurinë e Kosovës.
Duke folur për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë tha se pas çlirimit të Shkupit dhe rezultoi me krijimin e shtetit shqiptar. Ai tha se shqiptarët kurrë më mirë nuk i kanë pasur punët, si Shqipëria një shtet totalisht i pavarur dhe me influencë ndërkombëtare, Kosova një shtet demokratik në ndërtim, ndërsa të drejtat e shqiptarëve në avancim të vazhdueshëm si në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
I pyetur për ndryshimet që mund ti sjellë në politikën e Kosovës tha se beson shumë në potencialin intelektual të PDK-së dhe me përdorimin e këtyre potencialeve do të mund të sjellë ndryshime të mëdha dhe kështu tha se beson në konceptet e thëna më parë se Kosova do të kthehet nga një shtet konsumues në produktiv dhe nga një shtet social në atë të mirëqenie sociale. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi