PDK e LDK, fajësojnë njëra-tjetrën për bllokimin e reformës

Po bëhen disa muaj që reforma kushtetuese ka ngecur. Subjektet më të mëdha politike, PDK e LDK, e fajësojnë njëra-tjetrën për bllokim të këtij procesi. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese pas vlerësimit që ka dhënë për amandamentet e ndryshuara, ka thënë se më shumë se gjysma e tyre janë antikushtetuese dhe si të tilla nuk mund të miratohen në Kuvend.
Megjithëse nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës është thënë se mbi gjysma e amandamenteve të propozuara nga Komisioni për reformën kushtetuese janë antikushtetuese, kryetari i këtij komisioni, Arsim Bajrami insiston që reforma të vazhdojë dhe të implementohet si e tillë. Bajrami thotë se me gjithë gjetjet nga Gjykata Kushtetuese, reforma duhet të vazhdojë.
“Reforma kushtetuese lidhur me presidentin duhet domosdo të implemetohet sepse vendi përseri do të bie në krizë sa herë që të zgjedhet presidenti. Pa marrë parasysh disa gjetje që nuk janë të qëndrueshme, mendoj se duhet tani një koncensus politik sepse mosvotimi i amandamenteve kushtetuese po e bllokon edhe reformën zgjedhore”, tha Bajrami për transmetuesin publik.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në një intervistë televizive ka thënë se 60% e amendamenteve që janë propozuar kanë pasur synim realizimin e marrëveshjes politike. Mirëpo, ai ka theksuar se Gjykata nuk funksionon me sanksione të marrëveshjeve politike që bëhen. Hasani ka paralajmëruar se në asnjë formë, amendamentet të cilat u cilësuan si anti-kushtetuese nuk mund të votohen në Kuvend.
Kryetari i Komisionit për ndryshimet kushtetuese, deputeti i PDK-së Arsim Bajrami nuk deshi t’i komentojë deklaratat e kreut të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa anëtari i këtij komisioni nga LDK-ja, Arben Gashi, i quajti të papërgjegjshme.
“Gjykata kushtetuese ka vetëm një vlerësim që jep, se a prekin, a zvogëlojnë apo jo të drejtat e njeriut, asnjë gjë tjetër uk është në kompetencën e gjykatës që të jep vlerësim. Gjykata kushtetuese vetëm e bën një vlerësim se në bazë të gjykimit të saj a preken apo jo të drejtat dhe liritë e njeriut. Pastaj është prapë Kuvendi që vendos, sepse edhe Gjykatën Kushtetuese edhe Kushtetutën vetë i miraton Kuvendi”, tha Gashi.
Gashi i cili akuzon PDK-në se e ka bllokuar këtë proces për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes politike, nuk ka përgjigje se kur do të shkojnë në Kuvend ndryshimet kushtetuese.
Sidoqoftë, Komisioni për ndryshimet kushtetuese e ka kryer punën sa i përket amandamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit dhe u mbetet subjekteve politike që të arrijnë konsensus për miratimin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi