Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komisioni për Siguri, Çuni: Policia është keqpërdorur

Shko poshtë

Komisioni për Siguri, Çuni: Policia është keqpërdorur Empty Komisioni për Siguri, Çuni: Policia është keqpërdorur

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 07, 2012 12:48 am

Komisioni për Siguri, Çuni: Policia është keqpërdorur


Komisioni për Siguri, Çuni: Policia është keqpërdorur Largea_anton-cuni1352203904
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, shqyrtoj sot raportin informues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës, lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës, më datë 17 dhe 18 tetor. Raportet nuk ofrojnë atë se çka është kërkuar nga komisioni, por janë përshkruese, u tha në këtë takim.

Dy raportet që kanë të bëjnë me zhvillimet e protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër privatizimit të PTK-së, në të cilën ka pas urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, për të mos u lejuar deputet të hynë në Kuvend dhe ku është ushtruar dhunë ndaj deputetëve të kësaj lëvizje, janë përshkruese dhe nuk japin arsye se pse është dashur të krijohet një situatë e tillë. Kështu tha kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës Ahmet Isufi, në shqyrtimin që bënë sot raporteve të këtyre dy institucioneve.

“Ju e dini se në ditën e parë ka pas protesta, në procesin e ndërhyrjes së privatizimit, në ditën e dytë ka pas prezencë të Policë në Parlamentin e Kosovës dhe askush nuk ka dhënë përgjigje se pse ka pas prezencë pa dijeni të kryetarit që është obligim institucional për të bashkëpunuar mes veti. apo të dikujt tjetër”, tha ai.

Anëtari i këtij komisionit nga LDK- Anton Çuni, tha se në këtë rast policia është keqpërdorur duke ju nënshtruar tekeve të politikanëve.

“Prezenca e panevojshme e policëve brenda dhe jashtë Parlamentit, deklarata kërcënuese e ministrit Bajram Rexhepi ndaj deputeteve dhe autoriteteve më të larta shtetërore dhe ndërhyrja e tij në zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, krijojnë një imazh të një shoqërie dhe shteti i cili udhëhiqet nga një aparat shtetëror i dhunshëm”, theksoi ai.

Ndërkaq, Fatmir Xhelili nga PDK tha se raporti nuk është i kompletuar, por sipas tij, veprimi i policisë ka qenë veprim konform situatës.

“Duke nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore, mundeni me marr me mend që sikur të ishin fut deputet në sallë apo protestuesit, me ndërpre atë nënshkrim të cilat kishin qenë reproporcione për të ardhmen për me ardhur apo mos me ardhur në Kosovë për investime më tutje. Nëse folim për agjencinë e policisë së strukturë, unë mendoj se ka veprua me vend”, tha ai.

Edhe Vjollca Rizani tha se qëndrimet e komisionit që është ushtruar dhunë ndaj deputetëve të Vetëvendosjes dhe që ka pasur deklarata urdhëruese të ministrit, qëndrojnë sepse janë faktet që mund ta dëshmojnë atë. Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-ës u dakorduan që në një mbledhje të radhës të jetë i pranishëm vet ministrit i Bajram Rexhepi i cili sipas tyre, ka dhe çështje të tjera të sigurisë për të cilat duhet të jap përgjigje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi