Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York

Shko poshtë

Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York Empty Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 07, 2012 8:31 pm

Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York


Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York Largea_mark-gjonaj1352297008
Gjonaj bënë thirrje: "Të fokusohemi tek nevojat e qytetarëve - dhe te lëm pas"krahëve" politikën"


(Bota Sot) - Bronx - New York - Mark Gjonaj, shqiptari i parë që fitoi zgjedhjet për anëtarët e Asamblesë së New York-ut, distrikti 80-të, në Bronx - New York, mbrëmë në atë të ashtuqujturën "Nata e Madhe", përpara një turme entusiate mbështetësish, përfshirë vëllezërit e tij shqiptarë ka festuar fitoren në njërën prej lagjeve më të popullara me shqiptarë me këtë rast Gjonaj ka falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë.

Gjonaj, i cili kryesoi në këto zgjedhje, fillimit dy muaj më parë në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, përballë rivales së tij Naomi Rivera, në mesazhin e tij të urimit deklaroi se tashti është koha për të lënë pas politikën dhe fokusimi duhet të jetë tek nevojat e qytetarëve, të qarkut 80, të Kuvendit të New Yorkut.

“Votuesit e qarkut 80-të, të Kuvendit të New York-ut, bën një zgjedhje të qartë me votën që më dhanë dhe besimin ndaj meje dhe unë u jam tepër mirënjohës për mbështetjen e tyre. Unë pres që të punojmë së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera, në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë pres që të bashkohemi në luftën e tyre për punësim, paga më të mira dhe për të një shkollë, më të mirë duke ulur mbipopullimin”, shprehet Gjonaj.

Mark Gjonajt është shqiptari i parë si përfaqësues shqiptarëve të New York-ut në Asamblenë, ku fitoi mbrëmë ndaj rivalit të tij Republikan Torres me me 78.9 perqind te votave - Distrikti 80-të, 78.9% për Mark Gjonaj dhe 9.1% Torres, ndërkohë që 12.0% janë të tjerët nga 100%, të numëruara


43-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në Universitetin St. John's, Queens.
Mark Gjonaj, kështu bëhet edhe dhurata më e bukur në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që shqiptarët e Amerikës po i bëjn me këtë rast kombit tonë në prag të këtij 100 vjetori - Mbasi u desh të kalonte një shekull që mbas Joseph DioGuardit me gjak shqiptari(Arbëreshë nga jugu i Italisë) të dilte një bir shqiptari nga Reçi i Ulqinit të ngjitej në një post kaq të lart në Shtetet e Bashkuara.
Ky është rasi i parë mbas 100 vjetësh shqiptarët e Amerikës nxjerrin një shqiptar në krye të Kuvendit të Shtetit të New Yorkut, që ti përfaqësojë ata dhe të jetë zëri i tyre në këtë shtet , ku shqiptari i Amerikës Mark Gjonaj e "shkaterron" kundershtarin e tij me më shumë se 60 përqind të votave nga rivali i tij Torres
Mrk Gjonaj kështu që tash do të hyjë në historinë e shqiptarëve të Amerikës si i pari shqiptar në historinë e këtij emigracioni që zgjidhet në një post kaq të lart shtetëror në SHBA -
Një fitore tjetër e madhe e së Martës së Madhe si thirren këtu zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara është dhe Miku i madh i shqiptareve, dhe i dëshmuar në Kongresin amerikan Eliot Engel fiton me 77.5 përqind te votave -77.5 përqind Engel - 21.4 përqin McLaughlin 1.2 përqind të tjerët nga 90 përqind të votave të numëruara



Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, në ditën e votimeve përveç votës së Presidentit, për kandidatët për Kongres dhe Senat, kanë pasur rastin në shtetin e New Yorkut, për të votuar për herë parë për një shqiptarë . Sidomos, ata që ishin të regjistruar dhe jetonin në Distriktin 80 në Bronx - New York, heret në mëngjes shkuan të votojnë pa humbur kohë për bashkëkatdhetarin tonë Mark Gjonaj .
I cili ishte i cilësuar nga sondazhet dhe analistët e këtyre zgjedhjeve në këtë qytet si kandidatur më e fortë për marrë mandatin për një ulëse në Dhomën e Ultë e Legjislaturës së Shtetit të New Yorkut- New York State Assembly.Zoti Gjonaj së bashku me gruan e tij Robertën ka votuar të martën në orën 9 të mëngjesit në qëndrën e votimit 108 - në Bronx - New York, i shoqëruar dhe nga djali i tij Josephi.


Në të njëjtën qëndër votimi ku kishin votuar dhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.Ndërkohë,që Gjonaj ka pritur rezultatin në mbrëmje të gjithë mbështetësit e tij - në të ashtuquajturën "night of victory", në Maestros Restaurant në Bronx - New York, aty mbas shpalljes së rezultateve Gjonaj ka bërë "lansimin" e kandidaturës -
Votuesit shqiptarë gjatë kësaj fushate të gjatë dhe të lodhshme janë bërë pjesë e mbështetjes së plotë në fushatën e tij,- duke e parë fitoren e tij si atë të një përfaqësues i parë komunitetit shqiptar për një vend në Kuvendin e shtetit të Nju Jorkut


Megjithse, bashkëatdhetari ynë Mark Gjonaj, duhet pranuar se është përballur me një konkurrencë të fortë, me një Republikan , një të Pavarur dhe ku "parpitmas" si kandidate nga "Partia e Punës - Workers Party " ka hyrë një ish Assemblywoman, pra një ish përfaqësuese grua Naomi Rivera, nga ish partia Demokrate, ku ajo humbi në zgjedhjet parprake brenda partisë, Gjonaj ishte fitues me votat e mbështetësve të tij në qytetin e Bronxit.
Partia Demokrate u bëri thirrje demokratëve të votojnë prapseprapë Mark Gjonaj, i cili ka treguar gjatë kësaj fushate, se ai i kishte të gjitha shancet e mëdha, për të fituar. Megjithëse, në fund të funditi çdo gjë është përcaktuar nga rezultati i 6 nëntorit në mesnatë nga vota e hedhur sot në kutin e votimit - ajo që e përcaktoi fitues bashkëatdhetarin tonë zotin Mark Gjonaj!


Shqiptarë të regjistruar në këtë zonë elektorale kan dalë, dje për Mark Gjonajn masivisht dhe kan votuar Mark Gjonaj mbasi ai tash është i pari Asamblyman i shtetit të New Yorkut, me prejardhje shqiptare. I cili është bërë, edhe me votën shqiptarëve i pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në poste të larta publike në Bronx - New York. Dhe shqiptarët e Amerikës bëjnë histori - duke nxjerr të parin shqiptarë në këtë post kaq të lart në shetin e New Yorkut.

Gjonaj në zonën elektorale (Distrikti 80-të) mori shumë se 3.000 vota të shqiptarëve(të regjistruar) që banojnë në këtë zonë dhe ishin më se të nevojëshme për të mposhtur tre sifidantët, e tjerë një Republikan dhe një të Pavarur si dhe rivalen që ri-kandidonë në Partinë e Punës dhe është pjestare nga një familje e fuqishme politike në Bronxin e Demokratëve.

Mark Gjonaj, është regjistruar si një demokrat dhe mban detyrën e tainshme të komisionerit të Komisionit Taxi & Lemuzine të Qytetit të Nju Jorkut dhe tash prej janarit 2013, do të jetë zëri i komunitetit në këtë qytet por edhe i shqiptarëve në Kuvendin e New Yorkut, mbasi do të përfaqësojë lagjet me të populluara me shqiptarë Qarkun 80-të që përfshin lagjet e njohura të shqiptarëve Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Garden, Allerton dhe një pjesë e Bedford Park.

Mark Gjonaj, 43 vjeçar, është i lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë emigruar nga Reçi për-rreth Ulqinit - Mali i Zi, dhe flet shumë mirë gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe:

Ai është dalluar si veprimtarë dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më të madhe të emigrantëve shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare, e dyta ose e treta për nga numëri në shetin e New Yorkut.
Ai është veprimtari, i cili për çdo 28 nëntorë, me shpenzimet e tij e zbukuron qytetin e Bronxit me flamujt kuq e zi, duke bërë që që flamuri ynë kombëtarë të valvitet në çdo rrugë e shesh të këtij qyteti me dy milion banorë.


Mark Gjonaj u rrit në një lagje italo - shqiptarësh në lagjen e njohur Arthur Ave si një shqiptarë i vërtet në Belmont, ku babai i tij emigrant punoi si inspektor ndërtimi. Ai mabroi shkollën e mesme në shkollën St Raymond ndërsa u diplomua Universitetin e djemve në "Parkchester and St. John's University" në Queens.
Queens.


Prindërit e tij më vonë hapën një kompani të pasurive të patundshme në Morris Park, MP Realty Group. E cila tani është e mbikëqyrur nga Mark Gjonaj, ajo zotëron disa njësi pallatesh dhe qindra banesa.
Mark Gjonaj është anëtarë i shoqatës VATRA, dhe bashkë-themelues i Shoqatës të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe president i kompanisë Corp Realty Group, një firmë e vogël me "një lumë" të ardhurave vjetore, të cilat "vërviten" në mes të 500,000 dollarve deri në 1 milion dollar në vitë. Ai ka kontribuar në mijëra dollarë për fushata Demokratike dhe gjithashtu edhe Republikane, për fushatën Presidenciale, Senatit, Kongresit, dhe politikanëve të tjerë, të New Yorkut, dhe në ato të komunitetit shqiptarë.


Edhe një arsye më shumë! Mark Gjonaj jeton me besimin se është Shqiptar dhe po investon ekonomi dhe moral edhe në trojet Shqiptare.Votoni për Mark Gjonaj..

Shteti i Nju Jorkut i cili ka një popullsi rreth 20 milion banorë ka Kuvendin me dy dhoma përfaqësuesish të cilën e zgjedh me të drejtë vote, çdo katër vjetë. Kuvendi ka Senatin e quajtur New York State Senate dhe Dhomën e ultë të Legjistaturës e cila thirret New York State Assembly. Dhe çdo përfaqësues që përfaqëson rrethin e tij është anëtarë Assemblymen në dhomë e ulët e Legjislaturës së Shtetit. Senati - New York State Senate, e cila ka gjithësejt 61 anëtarë.

Ndërkohë, që Dhoma e Ultë e Legjislaturës - New York State Assembly, përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të barabartë të rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare prej 128,652. Anëtarët e Kuvendit shërbejnë në një mandat dy-vjeçarë, por pa kufij afati - pra, mund të zgjidhesh deri sa t'ë përfundosh karjerën politike në këtë dhomë përfaqësuesish.

I urojmë fatë kadidatit shqiptarë Mark Gjonaj !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi