Greqi, "luftë" brenda dhe jashtë Parlamentit për masat e ashpra
Faqja 1 e 1

Prej orësh jane zhvilluar episode të rënda dhune jashtë Parlamentit grek, ku policia u përlesh me protestuesit. Këta të fundit qëllojnë me gurë dhe Molotov ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për t'i shpërndarë ata.
Situata doli jashtë kontrollit ndërkohë që kaos u krijua edhe brenda salles se Parlamentit. Paradite puna u nderpre 3 ore, pasi opozita kundershtonte miratimin me procedure te pershpejtuar te Memorandumit te masave. Pasdite debati u ndërpre pasi punonjësit e administratës së Parlamentit refuzonin të vazhdonin punën. Shkak është bërë një amendament i projektligjit që iu heq punonjësve të administratës publike të ardhurat shtesë. Pas situatës së krijuar ministri Stournars tërhoqi amendamentin në fjalë, me qëllim qetesimin e situates dhe funksionimin e Parlamentit deri në votimin e masave.
Votimi i sotëm konsiderohet një sprovë për qeverinë e koalicionit të Antonis Samaras, në mesin e të cilit janë vënë re tronditje të mëdha. "E Majta Demokratike" vazhdon te kundërshtoje reformën në tregut të punës, ndërkohë që zërat kundër kësaj pakete shtohen edhe në partinë socialiste, PASOK. Në koalicionin me 3 parti, ND ka 125 deputetë, PASOK ka 35 dhe DIMAR 16 deputetë.
Në PASOK Deputeti Kostas Skandalidis ka deklaruar se nuk do të votojë masat ndërsa 7 të tjerë janë në pikëpyetje. Duke llogaritur edhe 16 deputetët e DIMAR që nuk do të votojnë, mbeten 152 vota të mundshme pro masave, një kufi shumë i rrezikshëm për qeverinë greke.
Kryeministri Antonis Samaras deklaroi në Parlament se që të shpëtojë një popull, duhet të dojë ai vetë, të ketë besim dhe të jetë i bashkuar. “Ato që do votojmë sot, hapin një perspektivë të re. Sot votojmë nesë duam euron apo të kthehemi në dhrahmi. Nëse kalojmë masat do të përfundojë "dhrahmofobia", u shpreh kryeministri grek. Samaras pranoi se shkurtimet në paga dhe pnesione janë të padrejta, por të domosdoshme. Ai akuzoi SYRIZA-n si një forcë të papërgjegjshme, që shtyn vendin në kaos. Kryeministri premtoi se këto do të jenë shkurtimet e fundit dhe nëse do të duhen të ardhura shtesë, ato do rezultojnë nga eliminimi i evazionit. Në fund kryeministri bëri thirrje që gjithë deputetët të mbështesin përpjekjen dhe paralajmëroi se shpërthimi social do çojë në katastrofë. “Partitë në qeveri na kanë dhënë besimin dhe unë falenderoj PASOK, DIMAR por më shumë falenderoj popullin grek”, tha Samaras. Në përfundim ai deklaroi: “Unë dua një Greqi të sigurt, një Greqi të shpresës”.
Paketa e re e kursimit parashikon ndër të tjera, të ulë pensionet dhe pagat në shërbimin publik, të rrisë moshën e daljes në pension në 67 vjeç, largimin nga puna të 25 000 punonjësve të administratës publike deri në fund të vitit 2013 dhe të liberalizojë më tej tregun e punës.
Ndërkaq kujtojme se sot ishte dita e dytë e grevës që ka përfshirë Greqinë, ku punonjësit e sektorit publik dhe privat kanë ndërprerë punën në shenjë proteste, për miratimin e këtyre masave. (bw)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi