Përplasen RTK-ja dhe Vetëvendosje
Përplasen RTK-ja dhe Vetëvendosje
Përplasen RTK-ja dhe Vetëvendosje
Rrahman Paçarizi thotë se politikanët kanë të drejtë të flasin për transmetuesin publik, por ka shfaqur dyshim në “kapacitete të tyre profesionale” që të merren me përcaktimin e relevancës së vendimeve editoriale.
Reagimi i kreut të Bordit të RTK-së erdhi pasi deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, duke folur në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës, kritikoi RTK-në se gjatë gjithë javës që shkoi promovoi anëtarësimin e ish-shefit të ShIK-ut, Kadri Veseli, në Partinë Demokratike të Kosovës.
Deputeti Aliu i bëri thirrje Bordit të RTK, organ i zgjedhur nga Kuvendi që të kontrollojë dhe penalizojë përgjegjësit që kanë lejuar shkeljen, sipas tij, të Kodit të Etikës dhe Ligjit për Radio Televizionin Publik.
“Nuk besoj që ka reagim të Bordit dhe as që duhet të ketë, veç porosi krejt partive politike që të mos përzihen në politikat editoriale të RTK-së”, i tha Paçarizi, JNK-ës.
Ai theksoi se deputetët kanë të drejtë të flasin për transmetuesin publik dhe të adresojnë shqetësimet e tyre për punën e RTK-së. “Por nuk besoj që është brenda kompetencave ligjore dhe kapacitete të tyre profesionale të merren me përcaktimin e relevancës së vendimeve editoriale”.
Paçarizi tha se ky është parim në të gjitha rastet e deklarimeve të partive politike dhe jo përgjigje për rastin konkret, “pasi RTK-ja nuk është e detyruar të debatojë me partitë politike”.
Aliu: Si e Promovoi RTK-ja ish-Shefin e ShIK-ut?
Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, duke folur në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar RTK-në se gjatë gjithë javës që shkoi promovoi anëtarësimin e ish-shefit të ShIK-ut, Kadri Veseli, në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai rikujtoi se televizioni publik nuk mund të jetë në shërbim të fushatës së brendshme të një partie politike, as në shërbim të promovimit të personazheve që garojnë apo anëtarësohen në të.
Deputeti Liburn Aliu tha se përgjatë gjithë javës, RTK e njoftoi publikun me promon e një interviste që të do të ndodhte gati një javë më vonë. “Bëhej fjalë për promon e intervistës me ish shefin e ShIK-ut, Kadri Veselin e cila u transmetua për pesë dite rresht, si asnjë emision tjetër, të paktën këtë vitin e fundit në RTK”.
Intervista në emisionin “Debat” prej 85 minutash, përkoi me ditën e anëtarësimit të ish shefit të ShIK-ut në Partinë Demokratike të Kosovës. “Ndërkohë që para kësaj interviste, në lajmet qendrore të datës 2 nëntor 2012, të premten, lajmi i parë i përzgjedhur nga Redaksia e lajmeve në RTK ishte anëtarësimi në PDK i ish shefit të ShIK-ut, kronika e të cilës paraqiste një mbledhje të degës Mitrovicë të partisë në fjalë”, tha ky deputet.
“Në intervistën 85-minutëshe drejtuesi i emisionit njëkohësisht dhe redaktor përgjegjës i lajmeve në RTK është detyruar haptazi, pra në transmetim të drejtpërdrejtë të ndërpresë emisionin pa i dhënë shpjegime publikut për arsyen. Nga mediat e tjera në vend, por edhe nga ajo çfarë u pa gjatë emisionit duket qartë se i ftuari orienton moderatorin e emisionit”.
Më e pakta që mund të thuhet për këto çështje është se, së pari, televizioni publik nuk mund të jetë në shërbim të fushatës së brendshme të një partie politike, as në shërbim të promovimit të personazheve që garojnë apo anëtarësohen në të. Ka një dallim esencial midis veprimeve shërbyese dhe informimit të publikut, këtë profesionistët e fushës e dallojnë shumë mirë.
Së dyti ligji dhe Kodi i Etikës e detyron çdo person përgjegjës në RTK për informimin, pra dhe gazetarët apo redaktorët përgjegjës dhe drejtorët që në politikën editoriale të jenë të paanshëm, dhe në shërbim të informimit publik. Praktikisht, dhe kjo nuk është hera e parë, personat përgjegjës kanë thyer haptas ligjin për RTK-në, theksoi deputeti i VV-së.
“Së treti, po, trajtimi i fenomenit të anëtarësimit në Parti politike të njerëzve nga shërbimet sekrete, përbën çështje me interes publik sidomos për faktin që tregon për anëtarë të një strukture ilegale siç është ShIK-u janë bërë deputet kësaj partie dhe që së fundmi edhe shefi i tyre u bë anëtar”, shtoi ai.
Aliu tha se disa nga këta persona përgjegjës në Televizion mund të hedhin pretendimin se po ndërhyn në politikën editoriale me këtë fjalim, por ai citoi Ligjin për RTK, ku thuhet se “Themelues i institucionit publik të RTK-së është Kuvendi i Kosovës. Do të jetë detyrë e themeluesit që të mbrojë autonominë institucionale dhe pavarësinë editoriale të RTK-së dhe të sigurojë financim adekuat për realizimin e misionit të shërbimit publik të RTK-së”.
Ai i bëri thirrje Bordit të RTK, organ i zgjedhur nga Kuvendi që të kontrollojë dhe penalizojë përgjegjësit që kanë lejuar shkeljen në këtë masë të Kodit të etikës dhe Ligjit për Radio Televizionin publik.
Po ashtu, ai ftoi Kryesinë e Kuvendit që të kërkojë llogari se çfarë po ndodhë në menaxhmentin e RTK-së dhe hartimin e politikës së saj editoriale.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi