Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi: Ti,moj Vlorë,më je nëna !

Shko poshtë

Përparim Hysi: Ti,moj Vlorë,më je nëna ! Empty Përparim Hysi: Ti,moj Vlorë,më je nëna !

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 09, 2012 11:44 am

Përparim Hysi: Ti,moj Vlorë,më je nëna ! Perparim_Hysi

Nga Përparim Hysi

Ti,moj Vlorë,më je nëna !
(poezi jubilare )


Përparim Hysi: Ti,moj Vlorë,më je nëna ! Ngritja_e_Flamurit-Vlore


O moj Vlorë ! E bukura Vlorë!
O qytet i Pavarësisë !
Vij të puth me këmbë e dorë
Ty dhe Ismail Bukurisë.

Ti,moj Vlorë,më je Nëna
(Nënën a mund ta harrojmë?!)
Kush s'të do,kancer me gjëmba !
Gjithë shqiptarët e mallkojnë.

Ismaili,i rrallë burrë
Nga gjithë shokët qe i pari
Në Vlorë ngriti flamur
Shqipërinë më vete shpalli.

Ndaj dhe është Babai i Kombit
( a s'u thinj për Shqipërinë?!)
Ditën e Njëzet e tetë Nëntorit
Tha:-Po shpall Pavarësinë.

Nga atëherë,plot njëqind vjet
Nga atëherë,plot një shekull
Ndaj ai rron për jetë
Edhe kurrë,për ne,s'ka vdekur,

Rron i gjallë në zëmrat tona
Nga një brez tek tjetri brez
Rrojnë ata që ia bënë fora
Në nëntor dymbëdhjetë ( 1 )

Dhe,kur vijmë tek ti,moj Vlorë
Mu në datën njezet e tetë (2)
E gjejmë Plakun mjekërrborë
Sikur del e na përshëndet.

Natyrisht,nuk qe i vetëm
Ka dhe shokët mu përbri
Ne s'i harrojmë tërë jetën
Se u shkrinë për Shqipëri.

Ti,moj nënë,tash më je Gjyshe
Ata të gjithë:janë "katragjysh"
Pa më thuaj a bëjmë dot ndryshe?
Veç t'ju duam përjetësisht.

1. Nënkupto nëntor 1912
2.28 nëntor 1912


Tiranë, 8 nëntor 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi