Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Bashkimi kombëtar, ideali më i shtrenjtë

Shko poshtë

Berisha: Bashkimi kombëtar, ideali më i shtrenjtë Empty Berisha: Bashkimi kombëtar, ideali më i shtrenjtë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 09, 2012 6:46 pm

Berisha: Bashkimi kombëtar, ideali më i shtrenjtë


Berisha: Bashkimi kombëtar, ideali më i shtrenjtë Largea_november-9-14-31-2151352473521
Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve
Gjatë një takimi në Kamëz, ku u inaugurua disa ambiente dhe laboratorë të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit të Universitetit Bujqësor, kryeministri Sali Berisha ka folur për Shqipërinë etnike. Kryeministri i vetëdijshëm për ndikimin e partive nacionaliste në zgjedhjet e ardhshme është përpjekur të tregohet i kujdesshëm.

“Ju rikujtoj se 100 vjet më parë, ata të cilët luftuan për Shqipërinë etnike, për Shqipërinë në trojet ku shqiptarët ishin shumicë etnike dhe vazhdimësi gjeografike, ata të cilët u flijuan për idealin e kësaj Shqipërie, nuk kishin shtet, nuk kishin institucione. E kundërta ishte e vërtet. Ata u përballën me armiqësitë më të egra të fqinjëve që mendonin se shqiptarët nuk duhet të ekzistonin më në trojet e tyre. Por ata ia dolën, me një përpjekje mbinjerëzore, të udhëhequr nga Ismail Qemali të shpallnin në Vlorë pavarësinë”, u shpreh Berisha.

Kryeministri gjatë fjalës së tij, “trojet etnike të shqiptarëve duhet të jenë dhe janë territore të ndërgjegjes”, së çdo shqiptari dhe ideali i bashkimit kombëtar duhet ruajtur si ideali më i shenjtë i shqiptarëve por ai ka nënvizuar se bashkimi duhet të ndodhë në BE.

“Ky është një kusht vendimtar, që energjitë e kombit të shkojnë për ndërtimin e të ardhmes së tij në liri. Ndaj dhe në këtë 100 vjetor nderimi më i madh që u bëjmë ne qindra e mijëra të rënëve tanë, nga fillimi i shekullit të shkuar deri në vitet ’99 dhe 2001, në Kosovë e Maqedoni, është të bëjmë çdo gjë për tu bashkuar me njëri - tjetrin, është të bëjmë çdo gjë për t’u bashkuar me Evropën”, tha Berisha. (sh)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi