Nëse largohet Clinton, kush do ta pasojë?
Faqja 1 e 1

Hillary Clinton, dikur rivale politike e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë disa herë se një mandat i shefes së diplomacisë është i mjaftueshëm.
Duke vizituar të paktën 111 vende dhe duke udhëtuar rreth 1.5 milion kilometra, Clinton jorastësisht ka marrë epitetin e sekretares së palodhur.
Andaj, edhe Obama nuk është i gatshëm të lejojë largimin e saj. Presidenti ka thënë publikisht se do të përpiqet të bindë Clintonin për të qëndruar, sidomos për të udhëhequr politikën e Amerikës në Pranverën Arabe dhe në Siri.
Por, duke folur para gazetarëve pas rizgjedhjes së Obamës më 6 nëntor, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se planet e Clintonit nuk kanë ndryshuar.
“Nuk mendoj se planet e sekretares kanë ndryshuar. E keni dëgjuar të thotë disa herë se planifikon të largohet, t’i kthehet jetës private, të mendojë dhe të shkruajë”, ka thënë Nuland.
Çelësi për një sekretar të mirë të shtetit është marrëdhënia e tij me presidentin, thotë ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Lawrence Haas, aktualisht analist në Këshillin Amerikan për Politikë të Jashtme.
“Sekretari i shtetit zbaton politikën e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Një gjë e tillë duhet të bëhet, pa marrë parasysh se kush mban atë pozitë. Mendoj se sekretarja Clinton ka bërë një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Nuk ka pasur asnjë ditë mes asaj që Obama ka thënë dhe Clinton ka bërë përpjekje ta bëjë”, thotë Haas.
Nëse Obama nuk arrin të bindë Clintonin që të ndryshojë mendje, kush do ta pasojë atë?
Disa emra janë përmendur si pasardhës të mundshëm. Njëri nga ta është John Kerry, kryesues i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Ai është vlerësuar për kontaktet e tij të gjera ndërkombëtare dhe ekspertizën në çështjet e politikës së jashtme, duke filluar nga Lindja e Mesme deri në Kinë dhe Rusi.
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara kërkon që emërimet e kabinetit të miratohen nga Senati, gjë që nuk duhet të paraqesë problem për Kerryn, i cili ka shërbyer në këtë dhomë qysh në vitin 1985.
Por, kjo forcë është edhe dobësia e tij. Marrë parasysh se Partia Republikane kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve dhe Demokratët e Obamës kanë një shumicë të dobët në Senat, presidenti do të mendojë dy herë për emërimin e një senatori në kabinet, për shkak të rrezikut se një republikan mund të fitojë vendin e tij në Senat.
Në mesin e emrave të lakueshëm është edhe ai i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Susan Rice. Ajo është afro-amerikania e parë që shërben në këtë post, të cilin Obama e ka ngritur në status të nivelit të kabinetit.
Megjithatë, Rice është kritikuar ashpër për komentet që ka bërë pas sulmit të 11 shtatorit në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi, ku kanë humbur jetën katër diplomatë amerikanë, përfshirë ambasadorin.
Konservatorët e SHBA-së kanë bërë thirrje për dorëheqjen e saj, duke e akuzuar për mashtrim të publikut në lidhje me natyrën e sulmit.
Nëse Obama emëron atë, ajo do të përballet me pyetje të vështira gjatë seancave të konfirmimit në Senat.
Këshilltari për siguri kombëtare i Obamës, Thomas Donilon, është përmendur po ashtu shpesh si pasardhës i mundshëm i Clintonit. Ai ka shërbyer si sekretar i shefit të personelit në administratën e presidentit Bill Clinton, duke luajtur rol të rëndësishëm në negocimin e marrëveshjes që i ka dhënë fund luftës në Bosnjë, si dhe në zgjerimin e NATO-s në fund të viteve 1990 dhe në fillim të atyre 2000.
“Ai ka marrë përvojë të gjerë në çështjet e politikës së jashtme, të sigurisë kombëtare dhe, krahasuar me dy të tjerët, mendoj se është më i mirëkualifikuar. Ai gëzon respekt të gjerë dhe ka të gjitha mjetet për të bërë një punë të mirë”, thotë analisti Haas. (v.t.)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi