Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeton Kelmendi:“Darka e gabuar” e Thaçit dhe apetitet e Daçiqit

Shko poshtë

Jeton Kelmendi:“Darka e gabuar” e Thaçit dhe apetitet e Daçiqit Empty Jeton Kelmendi:“Darka e gabuar” e Thaçit dhe apetitet e Daçiqit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 10, 2012 11:55 pm

Jeton Kelmendi:“Darka e gabuar” e Thaçit dhe apetitet e Daçiqit


Jeton Kelmendi:“Darka e gabuar” e Thaçit dhe apetitet e Daçiqit Largea_jeton-kelmendi1352569532
Bruksel - Ka vite e vite që populli e thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe kjo gjë tani edhe një herë u vërtetua. Mbase të vërtetat e Hashim Thaçit dhe hashimave të tij të vegjël, nuk do shumë angazhim për ti zbuluar, mirëpo rasti i bisedimeve me Serbinë, që filloi me biseda të ashtuquajtura teknike, ku që nga shefi i madh, deri te më i vogli i qeverisë, deklaronin se këto janë çështje teknike dhe se nuk do të ketë biseda me karakter politik. Atëherë si mund të quhet darka e mbrëmshme Thaçi-Daçiq në Bruksel? Ndoshta dikush nga SHIK-u mund të thotë se ishte darkë teknike, e pse jo edhe darkë e kajshme. Pra, nëse dëgjojmë opinionet e atyre që sot janë faktorë në Kosovë, madje edhe ‘sherifa’ në ekonomi, politikë dhe çdo sektorë të jetës, na del se kjo është një punë e madhe që Kryeministri është duke e bërë në shërbim të qytetarëve, për çka një mendim i shëndoshë duhet të pajtohet, por fjala bie se cilit popull i shkon përshtati kjo darkë dhe këto pazare që Thaçi po i vazhdon me armikun e shqiptarëve Daçiqin dhe Serbinë. Nëse e kthejmë vetëm një vit pas kujtesën dhe analizojmë bisedat që filluan vitin e shkuar, ku edhe pse kurrë nuk u zbatuan në tërësi as shumica e marrëveshjeve, Serbia përfitoi nga to, pasi që iu dha statusi i vendit kandidat për integrim në BE, diçka e tillë ka ndodhur sa herë që Serbia ka dashur të avancoj në proceset e saj integruese, prandaj si mund të shihet ndryshe kjo maratonë bisedimesh, përveç një strategji e Beogradit për tu caktuar data e fillimit të negociatave për procesin integrues, ndërsa kush garanton për zbatim të marrëveshjeve, pavarësisht se opinioni nuk dinë gjë për natyrën e tyre dhe përmbajtjen. Me një fjalë qytetarët serb janë përfituesit më të mëdhenj nga këto darka, të cilat kanë shumë apetite për palën serbe, ndërsa për palën shqiptare janë vetëm darka të gabuara të Thaçit, kurse për Daçiqin darka me apetite.
Praktika e deritashme e Hashim Thaçit dhe njerëzve të tij ka dëshmuar se ai fillimisht ka caktuar ato që vet i quante “vija të kuqe”, ku nuk negociohen, mirëpo deri me tani zakonisht ato çështje kanë qenë pjesë e bisedimeve. Përderisa vet ai ka thënë se nuk do të negociohen çështjet që kanë të bëjnë me statusin dhe ndarjen e Veriut, burime nga brenda BE-së pohojnë se statusi i serbëve të Veriut ka qenë temë diskutimi, derisa po darkonin në një restorant, ku siguria ishte e madhe dhe qytetaret nuk kishin mundësi të darkonin në at restorant. Nga bisedimet Edita-Borko, Kosova nuk përfitoj asgjë, madje as liberalizimin e vizave që Thaçi ua kishte premtuar kosovarëve në zgjedhjet e fundit, ndërsa çka pritet nga këto bisedime të primatit më të lartë.
Nuk e di se çka ka hëngër Thaçi mbrëmë në darkën e tij të gabuar me Daçqin e Serbisë, mbase nuk e di, nëse homologu i tij nuk ka harruar ti sjell Plazma keksë nga Beogradi, sepse Vetëvendosje pati pohuar se ja kënda shumë kreut të Qeverisë së Kosovës keksat serbe, ndërsa nuk po dihet nëse kishte apetit edhe Hashimi apo vetëm Ivica. Një përshtypje tjetër që të krijon dukja e tyre në fotografitë e përbashkëta, të lë përshtypjen se Hashimi dhe Ivica kishin pirë “Shlivocicë”, të cilën ky i fundit e kishte prodhuar vetë në shtëpi dhe ia kishte sjellë mikut të tij nga Broja dhe ndërmjetësueses Ashton, kurse fjalimeve të tyre u vinte era djathë i prishur që për këtë meze duket se Hashimi ishte përkujdesur dhe e kishte sjellë nga Broja e tij. Pse jo, njëri rakinë e tjetri djathin ta sjellin në Bruksel dhe të kënaqen llafe, por kjo nuk do të thotë se janë dehur mbrëmë, së paku mbrëmë jo, sepse kënaqësia e darkave vetëm sa ka filluar. Por, si ndihet në këto bisedime qytetari i Kosovës, i cili nuk harron krejt, se çka ka ndodhur ndërmjet popullit shqiptarë dhe atij serb? Përderisa Serbia ndërpreu bisedimet për shkak të zgjedhjeve në Serbi vitin e kaluar, pse nuk e ndërpret edhe Hashimi, kur e ka shumë të lehtë argumentin që tua thotë ndërkombëtarëve që bëjnë presion për bisedime se kjo Qeveri i tij ka dhjetëra mija vota më pak qe sa opozita dhe se edhe këto vota i ka të vjedhura nga SHIK-u, pastaj nga zgjedhjet tjera të dal një qeveri me legjitimitet dhe legalitet që buron nga qytetaret e vendit. Hashimi të gjitha i ka arritur: ka bërë para, famë, dashuriçka, bisedime, ka arritur ta kontrolloj çdo segment të jetë në Kosovë dhe sikur ta bënte një gjë të tillë do mbetej i respektuar nga shqiptaret, mirëpo po shihet qartë se ai është kapur nga mafia dhe shërbimet e caktuara, prandaj ka vendosur ti shërbej për të keq vendit. Për darken e gabuar të Hashimit dhe gabimet e tij të shumta që po i kushtojnë vendit shumë shtrenjtë qytetari i Kosovës ka edhe një shqetësim tjetër, me përjashtim të subjektit të tretë në vend VETVENDOSJE, partitë tjera jo se nuk i dalin kundër Thaçit, por edhe e mbështesin në rrugën e tij drejt theqafjes së popullit. Takimet ndërmjet krerëve të Kosovës dhe Serbisë është më se normale se duhet të ndodhin, mirëpo paraprakisht me një strategji dhe me disa parakushte e jo kësi soji siç e nis pala kosovare, pa asnjë planë dhe pa kushte të bazuar nga e drejta ndërkombëtare.
Një gjë duhet pasur parasysh, se Serbia e ka humbur Kosovën dhe ketë e dinë mirë edhe Nikoliçi edhe krejt serbët, mirëpo çështja është më e thellë, Serbia tani ka mendime që ta rris rolin e saj në shtetin e ri, përmes formave të ndryshme të presionit, qoftë etnik, qoftë kishave dhe manastireve ortodokse, gjithnjë duke krijuar një atmosferë fragjile në terren. Përdorimi i termeve ndarje të Veriut dhe plane tjera për statusin e Kosovës, nuk janë gjë tjetër pos zgjerimit të fushës së lojës nga ana e tyre për të marrë sa më shumë nga pozicionet e brendshme, për çka pala kosovare është duke u treguar e paaftë, duke deklaruar se nuk do të ndodhin kurrë as ndarja e as planet që prekin statusin e shtetit të ri. Duke u bazuar në realitetin e krijuar, edhe unë mendoj se nuk do të ketë ndarje të Veriut e as zbatim planesh të reja për statusin, mirëpo këto kërkesa të mëdha të Serbisë rrisin rolin në bisedimet dypalëshe, madje edhe pala ndërmjetësuese, kur Serbia të heq dorë nga këto kërkesa të mëdha e shpërblen me privilegje tjera për serbet lokal, kurse palës kosovare i kërkohet të lëshoj pe në këto çështje, si balancë ndaj tërheqjes së palës serbe nga kërkesat për ndarje dhe status tjetër. Modelet e negociatave të njohura nga teoritë politike ndërkombëtare kanë dëshmuar se çdo bisedime që zhvillohen ndërmjet dy palëve për çështje të caktuara kërkojnë strategji, ndërsa Hashim Thaçi dhe qeveritaret tanë pohojnë se nuk ka nevojë për strategji, sepse Kosova ka kushtetutën e saj, por kushtetutën e ka edhe Serbia, ku Kosova parashihet pjesë e saj. Sikur ne të kishim një politikë më të mençur dhe një qeveri që punon për qytetaret, do të duhej qe të përgatit platforma për bisedime dhe ti kërkonte Serbisë ti paguaj dëmet e shkaktuara nga lufta, ti kërkoj respektim të konventave ndërkombëtare dhe një var çështjesh që kanë të bëjnë me statusin e shqiptarëve ne Luginën e Preshevës dhe po at status ta kenë serbët në Kosovë. Krejt për fund, marrëveshjet ndërkombëtare duhen respektuar pasi të jenë nënshkruar, prandaj është bindje imja se Hashim Thaçi ka hyrë në një rrugë krejtësisht të gabuar dhe është duke i shërbyer për të keq vendit, ndërsa partitë opozitare duhet ta kundërshtojnë ketë qasje dhe assesi të mos bëhen pjesë e darkave të tilla siç po dëshiron Hashim Thaçi dhe SHIK-u. Shkurt e shqip Kosovës e duhen zgjedhje të reja sa më parë që është e mundur për të dalë nga kjo situatë e keqe që e ka sjellë kjo garniturë maskarenjsh me grada dhe poste të larta.

Ps. Autori është master i politikave ndërkombëtare dhe të sigurisë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi