Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

11 nëntor, nderohen ushtarakët britanikë

Shko poshtë

11 nëntor, nderohen ushtarakët britanikë Empty 11 nëntor, nderohen ushtarakët britanikë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 11, 2012 10:37 pm

11 nëntor, nderohen ushtarakët britanikë Xxl_55ceremonia21352639922


11 nëntor, nderohen ushtarakët britanikë




Ambasada britanike ceremoni përkujtimore, të pranishëm drejtues të lartë të shtetit


Kryeministri Berisha mori pjesë, sot paradite, në ceremoninë përkujtimore për dëshmorët britanikë të rënë në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, të organizuar nga ambasada britanike në Tiranë. Kjo ceremoni u zhvillua pranë memorialit britanik dhe Komonuelthit, të vendosur në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.
Kryeministri Berisha zhvilloi homazhe dhe vendosi një kurorë me lule pranë memorialit të dëshmorëve britanikë, duke shprehur nderimet më të thella për sakrificën sublime të ushtarëve britanikë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Ambasadori britanik në Tiranë Nicholas Cannon, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, personalitete të tjerë të shquar shqiptar e britanikë, ushtarakë të të dy vendeve, etj.
Personalitetet e larta të shtetit shqiptar dhe ata britanikë, si dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, fillimisht mbajtën një minutë heshtje në nderim të të rënëve britanikë dhe, më pas, zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë memorialit britanik.
46 ushtarë britanikë kanë rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945 ndërsa kjo ceremoni përkujton sakrificat e vetëmohimin e tyre.
Ndërkoë që, Presidenti Nishani dekoroi ushtarakët e huaj të Kommonwelthit (pas vdekjes) me”Medaljen e Artë të Shqiponjës”
Kjo ceremoni përkujtimore, e kthyer tashmë në një traditë në Shqipëri nga Ambasada britanike në Tiranë, zhvillohet jo vetëm në Britani dhe në vendin tonë, por në shumë vende të tjera të Evropës, Francë, Belgjikë, etj, ku kanë dhënë jetën ushtarët britanikë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto ceremoni zhvillohen çdo datë 11 nëntor, në orën 11, një simbolikë e vendosur nga Britania e madhe, në nderim të Ditës së Kujtesës për të rënët e saj në këtë luftë.


11 nëntor, nderohen ushtarakët britanikë November-11-13-46-58ceremonia5
11 nëntor, nderohen ushtarakët britanikë November-11-13-46-21ceremonia3
11 nëntor, nderohen ushtarakët britanikë November-11-13-46-42ceremonia4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi