Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi për gazetën kroate: Serbët po luajnë me zjarr

Shko poshtë

Thaçi për gazetën kroate: Serbët po luajnë me zjarr Empty Thaçi për gazetën kroate: Serbët po luajnë me zjarr

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 11, 2012 10:54 pm

Thaçi për gazetën kroate: Serbët po luajnë me zjarr


Thaçi për gazetën kroate: Serbët po luajnë me zjarr Largea_thaci-interista1352632199
Thaçi në intervistën dhënë "Jurarnji list"
Kryeministri Hashim Thaçi, në intervistë për gazetën kroate, “Jurarnji list”, thotë se serbët janë duke e rrezikuar të ardhmen e tyre europiane, përderisa e dinë se çështja e kufijve në Ballkan është e zgjidhur.
Kryeministri Thaçi ka thënë për “Jurarnji list”, se udhëtimi i tij nga Brukseli në Zagreb nuk do të interpretohet gabimisht në Beograd.
Në pyetjen e gazetës kroate, se a do të bëhet fjalë në ato takime për “ndarjen” e Kosovës, për çfarë spekulohet në Serbi, apo do të ketë diskutim për autonominë politike-territoriale të serbëve për çfarë di të flas edhe kryeministri serb Daciç, Thaçi ka thënë se është lodhur duke folur për propozimet e tilla të Serbisë.


“Nuk e di përse ata tërë kohën sillen në rreth. Propozimet e tilla nuk më janë tanimë as zbavitëse, as të kuptueshme. Ato nuk mund t'u shërbejnë as rrëmujave të brendshme serbe. Ivica Daciç i di më së miri këto fakte”, ka thënë kryeministri.
Për gazetën kroate, kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur edhe njëherë se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, përderisa sa ka thënë se serbët luajnë me zjarr.
“Krijimi i shteteve dhe përcaktimi i kufijve në Ballkan është proces i përfunduar. Këtë e ka thënë qartë edhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton gjatë vizitës së paradokohshme në regjionin tonë. Nëse Serbia vazhdon të insistoj në ndryshim kufijsh, jo vetëm me Kosovën, atëherë kjo gjë do të mund të kthehet kundër saj. Serbia duhet të kuptojë nëse e ndez këtë „gacë të kufijve“ do të mund të përfundonte si atëherë, kundër Beogradit. Luajnë me zjarr”, është shprehur kryeministri.


Kryeministri i Kosovës, ka përsëritur edhe njëherë se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë. Ai ka theksuar se shumë herë ja ka përsëritur Ivica Daçiqit se Kosova është shtet i pavarur të cilin deri tani e kanë njohur më tepër se 90 vende të botës.
“Kosova e ka zgjedhur rrugën e integrimeve europiane. Por, nëse është nevoja, do të përsërisë për kushedi të satën herë tregimin e Kosovës së pavarur. Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë. Atje ka sunduar terrori i Millosheviqit. Jemi ngritur kundër tij dhe e kemi fituar pavarësinë në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët tanë në botë. Kosova është unike dhe e pandashme. Këtë e vërtetojnë akterët më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Në këtë kontekst jam për bashkëpunim regjional të fqinjësisë së mirë”, ka thënë Kryeministri Thaçi për gazetën “Jurarnji list”.
Ndërsa për integrimin e serbëve, Kryeministri ka thënë se Serbët në Kosovë janë pjesë e popullsisë sonë, Kosova është shtet edhe i tyre.
“Prandaj shpresoj që tek ata, si edhe në Beograd, më në fund do të mbizotërojë bindja që duhet të integrohen në shoqërinë kosovare, dhe të mos jetojnë jetë paralele, duke udhëhequr institucione paralele politike. Kjo nuk sjellë asgjëkund. Beogradi duhet t'i largojë ato institucione paralele pasi që ato janë barrë edhe për ne edhe për ta, dhe sidomos krijojnë konfuzion tek serbët e Kosovës pasi që krijojnë shpresë të rrejshme dhe ju pengojnë që me tërësi nacionale, politike dhe shoqërore të përfshihen në jetën e Kosovës”, është shprehur Kryeministri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi