Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA:DYERT

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA:DYERT Empty ADEM ZAPLLUZHA:DYERT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 12, 2012 1:15 am

ADEM ZAPLLUZHA:DYERT ADEM-ZAPLLUZHA

ADEM ZAPLLUZHA:DYERT

Nga kjo rrugicë e ngushtë zbres në lagjen e evgjitëve. Balta e përditshme bisedon me këpucët e mia të shqyera.

Enda nuk jam nisur për të ti gjyshi im, por një ditë do të shkojë, do të nisem një ditë për atë udhë të gjatë.

Kur ju më së paku më pritni, unë do të vi. Kam shumë befasi për ju . Do t’ua sjell ditarin tuaj që besoj se e keni harruar që është shkruar ndonjëherë.

E di që me mall e pritni çastin që të kthehem, por jam shumë i zënë i dashuri gjysh, kam edhe pak punë. Më kanë mbetur disa gjëra ende të pakryera.
Kur të përfundoj me vetveten, unë do të vij gjysh, e di, ti më pret te dyert me një pogaçe dhe pak kripë sipas zakoneve tona.


Gjyshja për çdo ditë gatuan pogaçe për kthimin tim, edhe ju jeni të vetëdijshëm gjysh se një ditë do të kthehem dhe të ju gjej ashtu si ju kam lënë.

Gjyshërit kurrë nuk plaken, edhe kur vdesin janë të rinj, lëkura e tyre e mavijosur pëlcet nga shëndeti, kështu kanë qenë dhe janë gjyshërit...

Ti e di se pse më ndoqën dhe kurrë nuk më fajësove por u mburre me nipin çamarrok siç më thirrje dikur, e di m’i ruan të gjitha letrat e mia që t’i kanë sjellë pëllumbat, i ruan si dhembjet që askurrë nuk u shëruan...

Më kujtohet si sot kur më the, bir, kthema amanetin, nuk ka me më pranua dheu pa u kthyer ti, amaneti im

E di, kur kthehem, do të më shikojnë me shumë mall çatitë dhe ollukët e vjetër, do të më bartin në krahë deri te guri i murrmë, do të bisedoj me ty dhe me të afërmit.

Secilin kur e përqafojë do ja ndie aromën e mishit të fisit aromën e shpirtit të atdheut.

Do të ketë edhe lot gjyshi im, por mos harro burrat qajnë o gjysh, nëse qan guri pse të mos qaj edhe burri?

Çdo gjë do të jetë si dikur, do ta mjelë gjyshja lopën e kuqe, nëse nuk mjelë kur të vij e di që më pret pitja me kulloshtër ,

Sepse kur gatuante gjyshja i gjithë fshatit i vinte era pite me aromë gruri të arave tona.

Takime të këtij lloji ka pasur dhe do të ketë edhe pas ardhjes sime, fëmijët do të lozin si zakonisht, lojën e tyre pa brenga, për miqtë e mi të vegjël asgjë nuk ka ndryshuar, loja e tyre vazhdon deri në mbrëmje, edhe pasi të bie sterra e varin lojën në një degë që nuk e ngacmon askush dhe shkojnë të nesërmen me të njëjtin elan lozin deri në pakufi.

Nuk di, por sonte nuk do të trokëllij askush në dyert e gjyshit. Të gjithë janë të vetëdijshëm se unë nuk do të kthehem, vetëm i kanë lënë portat e hapura sa ta mashtrojnë hijen e gjyshit që e pret amanetin të cilin nuk e tret as kjo tokë gratçore ,që nuk e tret as dheu i zi.

Nga libri me prozë poetike “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi