Dëshira Haxhi:Cikel poetik !
Faqja 1 e 1
Dëshira Haxhi:Cikel poetik !
Dëshira Haxhi:Cikel poetik !
LEGJENDA E FLAMURIT !
Mes lotesh permalluar, Gjirokastra ime,
ngul harkun e shikimit Epokes Obeliske.
Ndjehem lajmetare e bujarise fisnike,
shqiptare gjer ne kocke,
poshte cative historike.
Me copa kalldremesh thur hymne vargjesh,
dua t'i radhit perkrah Shkabes sone Krenare.
Sokaqeve te gurta, ia nisem serisht shtruar,
ulur kembekryq,
me CeCon perqafuar.
Vellazerimin mbjelle me gjakun e Lirise,
derdhur si thesar ne Flamur Kuq e Zi,
ruajtuar nder breza, mbrojtur krenarisht
ne Kalane e Gurte,
perjetesisht !
Kaleroj pa frike Legjenden tone,
pasardhese e Cercizit, emrin ma thone…
==================================================
JEHONA E DORUNTINES !
Jehona therriste dhe kthente emrin tim?!
E dehur... luginash, buzeqeshjesh...
E njoha ate kenge, therriste dashurine,
Dridheruar, mes eshtrave te mia prehej..
Do ta ndjek nga pas zerin e jehones,
Tek shkon e vjen valezuar ne shtegtim!
Portretin Doruntine pikturoj sfondeve te kohes,
Ylberet e saj le ti gjeje brenda syrit tim.
Asnje stuhi ererash, dot, nuk me tremb,
Tek tretet e ngjallet qiejsh..,shpirtit tim,
Po te doni pyesni dhe diell apo hene..
Jehona ma kthen emrin...Me gjemim..!
Doruntine..…Drite dielli…Dridherime...
==============================================
MALL !
Me sill te lutem ate fllad malesh
te notoj endrrat ne qiellin e tij
aty te humbas ,t'a perqafoj dua
t'i perulem besnikerisht Laberise...
Mos harro ate flake te zjarrte malesh
ma sill ,ma sill..! Te digjem ne te...
nje gote uje nga te miat burime
me deshire ,e gjalle te mbytem pa ze.
Me sill nje fotografi bardhe e zi
t'i buzeqesh embel femijerise
te strukem ne gjirin prinderor
te loz e qesh, si dikur, pafundesisht.
Me sill nje dege nga e ashpra krenari
nje trendafil te arte prej kenges labe
e di , e kam merzitur qe e lash braktisur
perhere do te jem,nje bije e saj krenare!
Me sill te lutem edhe nje gote raki
do ta pi me fund,me Ju,per Laberine!
============================
MERGIMTARIT !
U bere det lotesh, o mall gerryes
nuk te fsheh dot me gjakun tim
shpesh bie ne humnera vajtimesh
e carku i mallit pushton gjithesine...
Aty erresira e zymte nuk njeh drite...
psheretima s'hesht dridheron lotin tim
heshtja vajton,mergon bashke me mua
yje te heshtur s'ka,endrrave te humbura...
Bucet brenda meje ajo dallge prej malli
gris e godet pa misherim shpirtin tim
pikojne qe aty shtellunga vargjesh gjaku
pikturojne mergimin ne vargje poezish.
Ne gjak zemre e lyer pena e muzes
I zi ngelet mergimi, nuk i jepet ngjyre !
=================================================
KRENARI SHQIPETARE !
O Flamur Kuq e Zi...
valvitu si perhere dejeve te mia
me gjakun tend ushqej shpirtin tim
aty te kam skalitur, e Imja Shqiperi.
Kalero me krenari
nder shtigje,Epokave te Historise
me trokun ritmik te lashteise
Pergjerohem, para tendes Madheshti !
O Nena ime,Zonje e rende
perkundem ne djepin e Flamurit
Shqiponja krenare, e imja ninulle
Jam nje filiz jete ne Malet qe dua ...
Rritur me gjak Shqipetar
frymuar me klorofilin tend Kuq e Zi
ecur me marshin e hapave te tua
jam e jotja bije,nje Bije e Shqiperise.
Shqiperi me fal dy pellembe dhe
e me ler te lulezoj, Krenare ne Atdhe!
=========================================
KERKOJ NJERINE !
Kerkohet Njeriu
prej shume vitesh me pare
ndoshta, mijra vite pas...
Valle ku te jete fshehur?!
E frikshme
vetmia ngatrruar vitesh,
vorbullash idesh,fantazmash,demonesh.
Kerkoj pa fjale,
sfondesh,fytyrave te frikshme
nje shprese,nje arsye qe te rroj.
E mjera une
me eshtra te thyera,
nje arsye qe te vdes...Kerkoj !
Pergjithmone
e njejta ikone ,i njejti sfond...
Njeriun kerkoj !
==============================
RRUGE TE MBARE !
S'doja
te ta thoshja me fjale
sa veshtire eshte te ribesh veten.
Prandaj ...
e lashe ndezur driten e henes.
Ndoshta ne shtigjet e erresires
gjen rrugen e shpreses.
Mos udheto,te lutem
me trenin e gabuar
perndryshe do te zbresesh
ne stacionin e deshtuar !
===================================
AS SOT NUK I MBLODHEN PLEHRAT!
Me ndjen ?!
me dhemb dhimbja jote,
psheretima m'u mbyt ne fyt.
Dimrin pashe syve te dhimbjes!
Binte shi nga ata sy
shembjen verbonte enigma
ne kalendarin e pangjyre.
Bote e ndyre ,bote e cmendur!
Nuk qava
loti me grisi qerpikun
poshte strehes se krenarise.
Perplasur heshtjes
te ngushelloj ty
mos shaj,nuk e ngushelloj dot veten.
Te lutem ,
mos e shih syve te mi
marrosjen e zemerimit...
...per dreq
as sot, nuk i mblodhen plehrat!
===============================================
DO TE BEHEMI HI !
Jetojme ne pritje !
Driten kerkojme hijesh
si te ish'jeta nje drejdez,
pa ditur ,ku do arrijme...
Brenda nesh,
nuk fleme.
Endrrave te pergjumura
kemi te ndezur nje zjarr...
Flakesh digjemi cdo nate !
E ndezi nje genjeshter,
ndoshta, nje e vertete,
apo nje urrejtje e shthurur...
Kjo Jet
si nje e cuditshme femer
genjehet me nje embelsire!
... dhe shuan etjen
me djersen e kripur...!
Tani e di mire
nese akoma s'jemi djegur,
do digjemi nje dite !
..........
Do te behemi hi !
==============================================
ME DUAR TE LIDHURA !
Naten e kujdese kurre ?
Henen ?!
...ashtu pa e kuptuar
ajo humbet ne mua.
Une humbas mendimesh...
Mendimet me fantazite e tyre
pikturojne yjesh,shtepine time.
Ne Athinen e zhveshur,
si te marra vrapojne statujat...
Ne heshtjen e vrare kerkojne veten,
s'e gjejne as ne te djegurat skupira.
Flakesh,me duar te lidhura
e mbytur heshtjes kautike
digjem, une dhe rinia ime.
=============================================
HYMNI I HESHTUR !
Kaq kohe
tingulli shurdhues i heshtjes
i lodhur gumezhinte,
Me fener ne dore
shpjegimesh te pakerkuara
vetveten e humbur kerkonte...
Zhgarravina pendesash
gelltitnin pasigurine
e turbullonin lumenj hene.
Ankthi i pareshtur
percillte te emblin ze
qe heshtja e pengonte.
E lodhur,deshperuar
u mat me kohen
hijes se saj enderronte...
Me dhembet e pergjakur
preu litaret e dhimbjes
shkallmoi guacken e burgosjes.
Ne telat e nje Violine
serenates se vonuar
Lirise ,Hymnin i kendonte.
Ne ballkonin e zemres
pasiguria e brishtesuar
e vetmuar ,qante, lengonte...
===============================================
BOTE E FJETUR!
Cudi
po fle Dita sot
nuk di pse s'u zgjua .
Nen dritaren e saj
rutina e habitur
gjen ritmin e harruar.
Qyteti s'merr fryme
e lodhen mendimet
me thinja mbuluar.
Fytyra njerzish ka uria!
Rrokullisur erresires
ne kthetra teveqelesh
therrimesh e therrmuar.
Nenqesh heshtja
me ndjenjat e mia .
Ne endrrat e zgjuara
porpocione oqeanike
ka marre varferia !
================================
NE FUND TE FUNDIT !
Sonte
pikat e para te shiut
m'a thyen heshtjen
e zemres memece.
Kam humbur veten.
E kerkoj xhepash,
sirtareve te prishura
neper senduqe.
Tek e panjohura
shoh fytyren e vdekjes.
Por ,
s'resht se kerkuari
mes pikave te shiut
dhe flakeve te rrufeve.
Ne fund te fundit,
gjalle dua te jem
edhe kur te kem vdekur!!
=================================
MES JETES DHE VDEKJES !
Vdekja,eshte Ajo, e vetmja qe mposht Njeriun
te ben telefonaten e fundit te jetes kur se pret
papritmas shuhen dritat e yjeve ,qiellit derdhur
si fund,nga genjeshtra e bukur miqesore humbet.
Ndjen qe te rrembejne nga duart boten tende
s'ndal te shpresosh, luan kthetrave te frikes
koha kalon para sysh, si hije e egersuar
ne cdo fund tuneli ka drite,ka endrra,ka jete...
Vetmia eshte fillimi i vetem i nje fundi te rreme
qe askush nuk e pa...Akush s'u kthye qe atje!
============================================================
NDJEK E VRAS STUHITE !
Kur ra ai gur para kembeve te mia
edhe pak dhe dilja prej atij shtegu
dhe me beri prit frika e dridheruar
tundur e keputur grykes se erresuar.
Dhe ju desh ulerimes te cante qiellin
te shmangte xhindet skutave te stuhise
Nates cukiste rrebeshi hijeve te vrara
dhe ikte,ikte vetetimes e leshonte drite.
Rete e renduara nga pesha e trishtimit
rendonin e perulnin shpinen e malit
Mali i ngarkuar hallesh qante zemeruar
humbi durimin,i cliruar shkundi krahet.
Rrugetova stuhish e renduar vitesh
me lote e njoma ate pluhur hallesh
u lodha,gjakosa i uleriva padrejtesise
me te njejtin gur, ndjek e vras stuhite!
=====================================================
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi