Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - FUNERALI - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - FUNERALI - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - FUNERALI - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 12, 2012 5:08 pm

VIKTORIA XHAKO - FUNERALI - Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO - FUNERALI - Poezi

I shuajti grahmat e fundit mesnata,
Mëngjesit ia mbylli dritaren e bardhë.

Mbi gozhdë çekiçi dang, dang, dang.
Ujë nga qielli derdhet sot!
Gurë rrebeshet ting, ting, ting,
Fort godasin mbi arkëmort.

Përse, i dashur, qenke munduar?
Fryn erë e egër, sjell stuhi,
I shkundi retë, i tronditi,
Të gjitha derdhën lot dhe shi.

Këmbët të dridhen tek ecën llohës,
Këpucët llangosen, s’i ruan aspak,
Kravatën era ta shqyen nga jaka,
Këmishë zbërthyer dhe gjoksin jashtë.

Ti erdhe këtej? Po, ku po shkon?
Veç një zambak ma fal të bardhë,
Vendose mbi blu – në, arkëmort,
Kujtim të dhembshur nga ti ta marr.

Qëndro atje! Shko, ti, pastaj!
Të vjen sërish mëngjes i bardhë.

E mërkurë 31 tetor 2012 ora 23:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - FUNERALI - Poezi 72166_532417683452415_1543250543_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi