Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Kolë Çetta

Shko poshtë

Cikël poetik nga Kolë Çetta Empty Cikël poetik nga Kolë Çetta

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 13, 2012 12:54 pm

Cikël poetik nga Kolë Çetta 224374_172647512792459_3528481_nCikël poetik nga Kolë Çetta 230424_172647799459097_2313976_n

Cikël poetik nga Kolë Çetta

Biografi e shkurtër e KOLE ÇETTES

Kolë Çetta u lind më 1939 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje.Gjate jetes punoi në Kroaci, Gjermani, Libi, dhe në vitin 1987 vendoset në Zvicër. Tani është në pension. Poezinë e ka pasur pasion që nga femijëria. Botoi në revista të ndryshme të kohes si Shëndeti, Zëri i Rinisë, Qëllimi, Fidani etj
Jeton në Prizren dhe Zvicer. Veprat e botuara jenë: ERE KOPSHTI-poezi për femijë 1995. UDHEKRYQI- poezi 1995, MENDIME TE ARTA 1 DHE 2 (Dy libra) 2008,HORIZONT LIRIE -poezi2008, NJE EMER NJE ZEMER- poezi 2009- VJERSHA PER FEMIJE-2010 etj.

Nga libri ERE KOPSHTI

GJUHA E POETIT

Gjuha e poetit eshte gjuhe magjike
e lindur nga shpirti
i zemres fisnike.
Me gjuhen e tij
zjarri fiket
por nga ajo
dhe qeliku shkrihet.
Gjuha e poetit nuk vdes kurre
buron prej zemres
e qendron mbi gure.


ERA

Era fryn
e gjethet lekunden,
rete e zeza
derdhin lot.
Era fryn
kur ti teket
valet e detit
i trazon kot.
E paprekshme
e papare
e hatashme
kjo fuqi
edhe njeriut
shpesh syte ia mbyll
thelle i futet
ne mushkeri.

SI SHQIPONJE

te isha si shqiponje
i shkathet ne fluturim
te isha si shqiponje i mprehte ne shikim
shqiptaret nga mbare bota
do ti ftoja ne betim.
Per paqe e dashuri
te leshojne kushtrim.


FRIKA E HUTIT

Rrinte huti
ne mendim
hu,hu hu
se qka mjerim
Dikur naten
plot erresire
ne fluturim
isha i lire
e sot diten
drite ne sy
kah tia mbaj
hu,hu ,nuk e di.
Me rrok frika
dhe nga uria
se ne kryesi
te hutave sot
jane njerezia.
Hu,hu,,lakuriq
i deshperuari
hut pa miq.


ESHTE NJE GJUHE

Eshte nje gjuhe
qe e flet bota
e di qielli
e di toka.
Nuk eshte pra gjuhe magjike
flitet lehte
ne gjuhen shqipe.
E ka driten
e ka rriten
jeten e ka
per bukuri
kjo gjuhe
eshte e verteta
bota e quan dashuri...

FEMIJET DHE BOTA

Kjo bote do te ishte
me e keqe se harresa
po mos ti kishte
femijet si krijesa
Do te ishte ne heshtje
pa qeshje ,pa gezim
ardhmeria e jone
dote kishte mbarim.
Kenga do te humbte
melodine e vet
pa femije kjo natyre
do te ishte e shkrete.
Rruzulli i kesaj toke
do mbetej pa fame
pa zerin e femijeve
duke thirrur, oj nene...


ABETARE

Atedhe- perhere shkruhet
ne ty germa e pare.
Bukuri e vendit tim je
perplot dashuri e mall.

Engjujt ne ty ne shpirt
e zemer te perqafojne.
Trimat per ty deshmuan
themele te forta qendrojne.
Ardhmeri e brezave ti je
qe do ta gezojne kete bote.
Roberi mbi keto troje
me kush mos te provoje.
Emri Arberi prape ne faqe te pare
rritet bime e larte
dhe neper shekuj hedh fare...

Cikël poetik nga Kolë Çetta 226930_172647672792443_6958637_nCikël poetik nga Kolë Çetta 231073_172648599459017_5101507_nCikël poetik nga Kolë Çetta 228682_172649172792293_833972_nCikël poetik nga Kolë Çetta 224279_172649306125613_1940371_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi