Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rugova: AAK më e afërt me LDK se me PDK

Shko poshtë

Rugova: AAK më e afërt me LDK se me PDK Empty Rugova: AAK më e afërt me LDK se me PDK

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 13, 2012 1:45 pm

Rugova: AAK më e afërt me LDK se me PDK


Rugova: AAK më e afërt me LDK se me PDK Largea_naser-rugova1352794291
Naser Rugova, nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për nismën e bashkimit të partive të djathta dhe koalicionin e përfolur ndërmjet AAK-së dhe PDK-së.
Rugova ka thënë në një emision televiziv se beson që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të profilizohet nga partitë e qendrës së djathtë. Ai ka theksuar se AAK-ja bashkohet më shumë me LDK-në sa i përket aspektit konceptual, politik dhe programorë se sa me PDK-në.
Rugova ka thënë se secila parti që bënë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës do ta zbeh imazhin e partisë së saj, madje ai këtë e ka thënë edhe për partinë e tij LDK-në, e cila në legjislaturën e kaluar kishte qenë në koalicion me PDK-në.
“Edhe koalicioni me LDK-në dhe PDK-në i bërë atëherë ishte një koalicion jo parimorë, jo natyrorë dhe u panë edhe rezultatet e atij koalicioni dhe andaj dua të besoj se edhe AAK-ja me vëmendje thjesht do ti përcjell hapat e mëtutjeshëm të partnerëve të mëtutjeshëm të partnerëve të besueshëm”, ka thënë Rugova, përderisa si shembull të mirë ka përmendur koalicionin që ishte bërë ndërmjet AAK-së dhe LDK-së.
“Ne e patëm një koalicion me AAK-në, përkundër diferencës në numër, e patëm një koalicion që në kohë të protektoratit dhe të një qeverie thjesht si institucione të përkohshme ka funksionuar bukur mirë. Ka pasur partneritet bukur serioz”, ka thënë Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi