Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU: MPJ t`i kërkojë sqarime Greqisë

Shko poshtë

Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU: MPJ t`i kërkojë sqarime Greqisë Empty Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU: MPJ t`i kërkojë sqarime Greqisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 14, 2012 12:11 pm

Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU: MPJ t`i kërkojë sqarime Greqisë


Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU: MPJ t`i kërkojë sqarime Greqisë Largea_shpetim-idrizi1352882163
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi kthimin në pikën kufitare të Kakavijës të 150 shqiptarëve, pa asnjë arsye të pranueshme.
Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja ka deklaruar se Ministria e Jashtme të Shqipërisë duhet t`i kërkojë sqarime palës greke për këto incidente të rënda dhe të bëj të qartë se Shqipëria nuk do të pranojë më në asnjë rrethanë nëpërkëmbjen e qytetarëve të saj.
“Nëse nuk do të ekzistoj një zgjidhje institucionale, PDIU do t’i bashkangjitet nismës së Klubit të Patriotëve të Rinj për të bojkotuar çdo produkt grek në tregun shqiptar, nismë që jemi të sigurt se do të gjejë mbështetje masive të bashkëkombasit tanë” thuhet në deklaratën e PDIU-së
Gjithashtu PDIU-ja thekson se kthimi në kufi i qytetarëve shqiptarë është një hakmarrje primitive nga pala greke, e cila nuk ka vend në Evropën e shekullit XXI.
“Ky incident tregon në thelb hipokrizinë e shtetarëve grekë, të cilët vetëm pak kohë më parë kishin premtuar se nuk do të kishte më kthim në kufi. Kjo lloj politike bizantine nuk dëmton shqiptarët, por vetë Greqinë, teksa tregon në sytë e të gjithë botës së qytetëruar sjelljen çnjerrëzore të autoriteteve greke” përfundon deklarata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi